Poezia e parë e Fishtës (1892) dedikuar lirikut kroat Kranj?evi?

Kultura

Poezia e parë e Fishtës (1892) dedikuar lirikut kroat Kranj?evi?

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:20

Vehbi Bala në monografinë Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, përcakton 1899-n si datë të poezisë së parë që njohim prej Fishtës.4 Krijime te? ndryshme poetike te? shkruara prej Fishte?s, qe? mbajnë? firme?n “E? popullit”, botohen ne? periodikun “Albania” te? Faik Konice?s.

Një tekst i periudhës së studimeve të Fishtës, shkruar në gjuhën italiane, e shtyn më 1892 datën e krijimit të parë që njohim prej tij. Është fjala për poezinë autografe që mban datën 12 dhjetor 1892, Al valente poeta sig.Silvie Strahimir Kranj?evi?, dorëshkrimi i së cilës në vitin 1927 u zbulua në dhomën-muze kushtuar Kranj?evi?-it, në muzeun për letërsinë në Sarajevë (Muzej književnosti i pozorišne umjetnosti Bosne i Hercegovine).

Kapllan Resuli, në Fishta dhe të tjerë (2001), e përmend këtë poezi nëpërmjet citimit të një artikulli të studiuesit boshnjak (Br?i?, 1982) dhe, me të njëjtën lente vetanake me të cilën interpreton eposin e Fishtës, pa konsultuar tekstin, shprehet se autori kroat Silvie Strahimir. Kranj?evi? nuk ka ndikuar në poetikën e Fishtës.

Të dhënat e para për njohjen mes Fishtës dhe poetit lirik kroat Kranj?evi? vijnë nga shënimet biografike të botuara nga “Vjetari” i provincës françeskane të Bosnjës me rastin e vdekjes së Fishtës, 1941, ku përmendet se Fishta u njoh në Livno me veprën poetike të fratit G. Marti?, influenca e të cilit do të ndihet në krijimtarinë e Fishtës si dhe do të shoqërohet me Kranj?evi?-in, i cili banonte në Livno në kohën kur studionte Fishta.

Nga burimet kroate vijnë më shumë elemente për përvojën boshnjake të Fishtës, duke përplotësuar kështu një boshllëk të kritikës shqiptare. Frati Lovro Miha?evi? në udhëpërshkrimin e tij “Nëpër Shqipëri” (Po Albanii, 1911), jep të dhëna fillestare për rëndësinë e kapitullit boshnjak në formimin e Fishtës, jo vetëm nga këndvështrimi religjioz dhe filozofik, por dhe nga ai poetiko-letrar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat