Pianisti i njohur Italian, Giovani Bellucci, i cili konsiderohet si më i rëndësishmi prej pianistëve të kohës së tij, po performon në natën përmbyllëse të edicionit të 9-të të "Chopin Piano Fest".
Në këtë mbrëmje këtë mbrëmje ai u shfaq në skenë bashkë me Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, në një koncert të drejtuar nga dirigjenti gjerman Brian Videnoff.
Drejtoresha e festivalit Besa Luzha bëri prezantimin e Bellucit në hapje të kocnertit dhe vuri në pah interesimin e madh për performancen e Bellucit. Ajo tha se edhe ky koncert dëshmon nevojën për një sallë të koncerteve ngase ka interesim të madh për to.
Luzha: Interesimi për koncertin e sotëm tregon nevojën për një sallë të koncerteve
“Vazhdimisht jemi anku për mungesën e një sallë të koncerteve sepse siç po e shihni njerëzit po mbledhen, të interesuarit, dhe shpresojmë që edicionin e 10-të të një festivali kaq të lartë ta realizojmë në një sallë të mirëfilltë koncentrale”, ka thënë Luzha.
Koncerti po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, e cila është e mbushur përplot me adhurues të muzikës klasike. Disa madje kanë qëndruar në këmbë për ta përcjellë përformancën e Bellucit dhe Orkestrës së Filarmonisësë Kosovës.
Belluci po performon dy vepra të njohura. Një të Ludwig Van Beethoven dhe tjetrën të Franz Schubert.
Performanca e tij u mundësua përmes bashkëpunimit të organizatorëve të festivalit “Chopin” me Ambasadën Italiane në Prishtinë.
Ambasadori italian në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi në hapje të koncertit tha që është i lumtur që kanë arritur këtë bashkëpunim me festivalin "Chopin Piano Fest".
Piero Cristoforo Sardi: Kultura është vlerë mbi të cilën ndërtohen edhe marrëdhënie diplomatike
“Si italian besojmë se kultura është vlerë dhe mënyrë e mirë për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike, dhe ne jemi më të vërtetë të lumtur që e kemi realizuar këtë koncert”, ka thënë ambasadori italian në Prishtinë Cristoforo Sardi.
Me këtë performancë po përmbyllet edicioni i nëntë i festivalit "Chopin". Këtë vit ky festival arriti të jap adhuruesve të muzikës klasike plot 14 koncerte, të mbajtura nga 5 deri me 24 prill 2018.
Në përmbyllje të festivalit mori pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, dhe personalitete nga sfera diplomatike, artistike, politike dhe arsimore në Kosovë.