Nesër koncert me pianistin e shquar të skenës botërore

Kultura

Nesër koncert me pianistin e shquar të skenës botërore

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:47
Filharmonia e Kosovës

Filharmonia e Kosovës nesër do të mbaj koncertin e radhës, ku pianisti Giovanni Bellucci, do të përformojë dy vepra të njohura me orkestrën e Filarmonisë.

Sipas organizatorëve, koncerti do të nis nesër në ora 20:00 në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari ka deklaruar se pianisti Bellucci do të përformojë veprën e njohur të koncertin numër katër të të Bethovenit, ndërsa pjesë tjetër nga vepra e Shubertit.

Jashari: Vjen pianisti më të shquar në skedën evropiane dhe botërore

“Giovanni Bellucci, i cili është një prej pianistëve më të shquar aktualisht në skenën evropiane dhe botërore dhe për këtë e falënderoj Chopin Festival që kanë arritur të sjellin këtë emër të madh të pianistëve që ne i shohim në Prishtinë. Unë besoj që publiku i ynë nesër do të ketë rastin edhe të bindet se kemi të bëjmë me një pianist të kalibrit të madh “, tha ai.

Kurse, pianisti Giovanni Bellucci tha se interpretimi i veprave të Bethovenit në Chopin Festival është mjaft interesant.

Bellucci: Interesant të interpretosh këto vepra

“Kjo është shumë interesante pasi që piano është një instrument i veçantë i cili i vazhdon mundësitë e orkestrës. Gjithsesi, koncertet e Bethovenit janë një ndër monumentet e..Pra, është shumë interesant të interpretosh veprat e këtij kompozitori, veçanërisht Shubertin. Nuk e di se cilin është mendimi juaj për të, por unë mendoj se ata janë shumë të përafërt, jo si miq sepse Shuberti shpresonte të ishte nxënës i Bethovenit“, tha ai.

Dirigjenti Boian Videnoff, tha se ka kënaqësinë të luaj me një pianist siç është Bellucci, pasi mënyra e interpretimit të tij dhe thellësia e tij, shkojnë bashkë për interpretimin e veprës së  koncertit të karter të Betovenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat