Kori i Pejës nga Kino “Jusuf Gërvalla” në Nancy të Francës

Kultura

Kori i Pejës nga Kino “Jusuf Gërvalla” në Nancy të Francës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 08:31
Kultura

Kori i qytetit të Pejës, sot paraqitet me koncert recital në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, duke filluar nga ora 20:00. Kjo ngjarje cilësohet si pre-koncert i udhëtimit të korit në festivalin ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy voix du monde”, që mbahet nga 9-13 maj në Nancy të Francës, ku Kosova paraqitet për herë të parë.

“Ky koncert për ne është shumë i rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që brenda një periudhe shumë të shkurt ne kemi arritur të ndërtojmë një program të nivelit të tillë, që nuk është aspak e lehtë, çdoherë duke ju referuar vullnetit të mire të koristëve”, tha Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Në këtë mbrëmje do të paraqiten vepra të ndryshme të kompozitorëve të njohur botërorë, si premiera e kompozitorit  kosovar “Siparantum” nga Kreshnik Aliçkaj, vepër e kompozuar enkas për këtë kor. Në mesin e shumë veprave të njohura do të jetë “Bohemian Rhapsody” nga Queen, që kësaj radhe vjen nën interpretimin e Matej Karaqit në përcjellje të pianistit Agron Shujaku.

Vitin e kaluar, kori Siparantum është shfaqur në festivale dhe koncerte të ndryshme në Kosovë dhe Kroaci. Më 26 prill, kori do të paraqitet në kuadër të festivalit Post-DAM bashkë me korin e shkollës së mesme të muzikës “Halit Kasapolli” nga Peja, i cili mbahet në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat