Ndërron jetë aktori Verne Troyer, i njohur si “Mini Me”

Kultura

Ndërron jetë aktori Verne Troyer, i njohur si “Mini Me”

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:22
Verne Troyer

Aktori Verne Troyer është ndarë nga jeta në moshën 49 vjecare.

Ai njihet më së shumti për rolin e tij si Mini-Me në serinë e filmave komedi “Austin Powers”, ku kishte luajtur përkrah Mike Meyers.

Troyer kishte vuajtur nga problemet me alkoolin për shumë vite dhe kishte qenë në rehabilitim disa herë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur familja e tij përmes një komunikate.

Ai kishte lindur me një crregullim gjenetik të njohur si “achondroplasia dwarfism” e që kishte bërë që ai të mbetet vetëm 81 centimetra i gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat