Mbahet orë letrare për nder të Ditës Botërore të librit

Kultura

Mbahet orë letrare për nder të Ditës Botërore të librit

Më: 21 prill 2018 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Më 23 prill 2018, në orën 12.00, në amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë, studentët e Degës së  Letërsisë Shqipe do të organizojnë Orë Letrare, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Librit.

Ora Letrare ka karakter garues dhe punimet e paraqitura me shifër (anonime) do të bëhen publike nga juria profesionale.Shpërblimet letrare do të jenë nga fusha e poezisë, tregimit të shkurtër dhe esesë.

Në këtë aktivitet letrar krijimet e tyre do t’i lexojnë studentët dhe profesorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat