"Jeta dhe njeriu në kornizën e kohës"

Kultura

"Jeta dhe njeriu në kornizën e kohës"

Alijandro Firanj Nga Alijandro Firanj Më 20 prill 2018 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Ka gjëra në këtë jetë të cilat nuk mund t'i përkufuzosh me fjalë, nuk do të mjaftonte as një faqe, as një libër, e tillë është jeta. Nëse ti ngrihesh në mëngjes me një motiv atëherë ti po jeton, po merr frymë, po e ndjen dritën e diellit që po të godet sytë e tu.

Jeta është një ëndërr për një të mençur,një lojë për një budalla,një komedi për një  të pasur,një tragjedi për një të varfër.E.

Pyetja se:Cili është çelësi për një jetë të përkryer? Jam i bindur se në kohë te ndryshme, në vende të ndryshme, për njerëz të ndryshëm,do të marrin përgjigje të ndryshme. Por për një jetë të përkryer dhe plot krenari është ajo që përkufizohete si "jeta me karakter dhe personalitet". 

Por si? Si t'ja harroj ai?

Kjo kërkon mund, durim dhe përkushtim. Të jesh një njeri me personalitet dhe karakter nuk do të thotë të kesh lexuar një mal me libra apo të dish mijra formula matematike,kimie apo fizike,por duhet të dish  formulën e jetës. Formulë që do të të bëjë ty vërtet njeri. Pasi në këtë kohë ku jeta jonë është e mbërthyer është e lehtë të quhesh njeri por është e vështirë të jesh  tillë.Jetojmë në një jetë me plotë të këqija, plotë mashtrime dhe larg arsyes. Jetojmë në një jetë boshe, të errët, plotë mjerim, vetmi, urrejte dhe egoizëm. Shpirti i njeriut të sotëm është i burgosur në këtë botë të mjerushme dhe larg motivit dhe ambicjes.

Por cila është formula e jetës? Duhet thënë se kjo kërkon forcë dhe besim tek vetja, për t'i bashkuar forca, për të jetuar qoftë dhe një ditë të vetme (Pasi qënies njerzore së dëshpëruar i mjafton vetëm nje çast për ti dhënë fund jetës, por duhet të mos harrojmë se nuk do të mjaftojë një jetë për të harruar nje çast). Bazat e jetës janë aty të fshehura aty në karakterin dhe veprimet e tua. Por ti duhet vetëm të gjesh  forcën që ndodhet brenda teje, për të përçmuar urrejtjen dhe për të dhuruar dashuri, të përçmosh inatet dhe të dhurosh dhemsuri, të përçmosh intereset dhe të dhurosh sinqeritet dhe devotshmëri. Vetëm këto do të të bëjnë ty vërtet një qenie të përkryer njerzore.

Sot shoqëri ve një vend të rëndësishëm në jetën e çdo kujt. Ajo mund të jetë vendi ku ti mund të flasësh për gjithçka, sikurse të flisje me veten tënde. Por a mund ajo të jetë gjithmonë aty me ty? Besomni "shoqëria" nuk është më e tillë, do vi një ditë ku ajo nuk do të jetë më aty, ku ti ke nevojë për mbështetje,  pasi ajo do të ketë braktisur ,do të të ketë  hedh tutje.Gjithmonë është diçka që e mbanë atë të lidhur me ty. Por nëse pyet veten se çfarë është. Dije se është interesi. Çfarë është kjo?Shoqëri? Janë ata që flasin për besim dhe siqeritet dhe nga ana tjetër të kanë goditur pas shpine. Janë ata që flasin për ty dhe pse nuk të dinë as emrin. Po a ekziston ajo? A ekziston shoqëria e vertetë? Padyshim që po, por ajo nuk lind e tillë por mund të krijohet. Miq ka në çdo cep të botës, por për fat të keq bota është e rrumbullakët. A.E

Jeta na servir ne të mirat dhe të këqijat e saj. Urrejtja,mashtrimi, hidhërimi, zhgenjmi, ligësia janë disa nga të këqijat e kësaj jete. Por mendoni për një moment a mundet që dashuri, siqeriteti, gëzimi, besimi, çiltërsia a mundet të kuptohen pa të kundërtet e tyre? A do të kishte kuptim dashuria po të mos ekzistonte urrejta, apo siqeriteti pa mashtrimin, gëzimi pa hidhërimin, besimi pa zhgënjimin apo ciltërsia pa ligesinë?

Po sikur këto të mira do të ishin në pafundësi, a do të kishin të njëjtën vlerë për ne? 

Pra e bukura e këtyre të mirave që na ofron jeta është se ato nuk janë të përjetshme. Por janë një "armpushim" në  betejën e jetës. Të jeni të bindur se nëse nuk do të ekzistonte e kundërta e tyre, ato do të ishin veç një renditje shkronjash, pa ndonje vlerë apo pa ndonje domethënie.

Ndonjeherë ndodh që gjëja që ti ke më shumë frikë mund të jetë ajo që do të të bëj ty vërtet të lumtur. Apo ajo që ti ke besim se do të të bëj të lumtur, është makdhi më i madh në këtë jetë. Epo nuk ke çfarë bën, kjo është jeta!

Sot historia e njerzimit ka pasur një ndikim tepër të madh "nga afshi i ndryshimt teknologjik". Duke ju referuar aktualitetit shkenca dhe teknologjia kanë kamxhikuar  shoqërinë. Ku ato zënë një rëndësi tepër të madh në të gjitha aspektet e shoqërisë njerëzore si në ekonomi, kulturë, politikë, informim, komunikim, por edhe më thellë deri tek mendimi, arsyeja dhe motivi.

''Deri dije mendonim se me krijimin e telefonit ne do të hartimin t'i afronim njerzit që ishin larg,por të nesërmen vumë re, se edhe pse ato ishin afër humbën kontaktet". Teknologjia është si një oqean i gjatë dhe i thellë,ku në njerin skaj ndodhet njeriu dhe në tjetrin skaj ndodhet arsyeja për të jetuar. Gjithashtu ajo po fundos në thellësin e saj dhe të gjitha të mirat njerzor.Sot çdo  gjë që mund të bëni është e lidhur me teknologjinë. Sot çdokush  kërkon të ketë një jetë të ngjashme me njeriun e rrjeteve sociale. Sot çdokush bënë ç'mos për t'u bërë i pasur.

Eh...! Kushdo kërkon të jetë një njeri i pasur. Disa e cilësojnë atë si çelsin e lumturisë në jetë.Paraja mund të blej një makinë të shtrenjtë,një shtëpi të madhe apo një veshje moderne. Po më thoni a mundet paraja të blejë gjithcka?A mund të blejë kohën apo te ndryshojë te shkuarën? Sigurisht që jo. Ata që luftojnë dita-ditës për t'u bërë sa më të pasur nuk janë gjë tjetër veç"njerëz pa kokë" të verbuar nga ngjyra e arit. Paraja e bën vetvetiu njeriun ne qendër te vëmendjes dhe si të tillë me pushtet.N.N

Por ata kanë burgosur në shpirti e tyre lirinë,lumturinë, ëndrrat e tyre. E përse?Sepse duhan të kenë ne duart e tyre disa letra fëmijësh. Ata e humbasin jetën e tyre me gjëra pa vlerë,por duhet të mos harrojnë se edhe pas një lojë shahu ushtari dhe mbreti në të njëjtën kuti do të futen.

Jetojmë në një botë ku arkivoli ka më shumë rëndësi se sa i vdekuri, martesa më shumë se dashuria dhe fiziku me shumë se intelekti.Jetojmë në kulturën e enës, e cila përçmon përbërsin.E.G

Ndoshta raporti ndërmjet jetës dhe njeriut ka një kuptim më të thellë në të gjitha rrafshet e mendimeve njerzore,ku si e tillë, qenia njerzore nuk mund të jap një  përgjigje. Dikush mund t'a cilësoj atë si një proçes natyrore që duam ne apo jo ai duhet të kryhet. Ndërsa dikush tjetër e cilëson ate si bota e realizimin te ënderrave. Të ëndërrosh është bukur.Por akoma më bukur është kur ato marrin frymë,janë aty pranë teje dhe ti thua: "Ja më në fund, ja arrita ta bëj ëndrrën realitet".

Gjithmonë beso në ëndërrat e t'ua, beso...

Kur mos u trishto me atë që ke sot, por puno dhe kënaqu me atë që do të mbërrishë nesër. Pasi edhe dikur një gjeneral ka qënë një fëmijë që tremben nga hija e tij, edhe dikur një polic ka qënë një fëmijë çapkën, edhe dikur një aeroplan ka qënë një copë çeliku. Gjithçka mund te ndryshojë nëse beson tek ajo që ti po bën. Mjafton vetëm pak besim dhe punë.

Qëndroni për një moment dhe pyeteni veten: "A kam bërë çfarë duhet në ketë jetë?A e kamë merituar unë ketë jetë, me ato që kam bërë? Çfarë duhet të bëjë tjetër? Dije se përderisa ti je këtu e merrito,por aman puno më tepër për t'i treguar të tjerëve se ti vlen. 

Prandaj nuk më mbetet gjë tjetër veçse t'ju them jetojeni jetën jo ashtu siç vjen, por ashtu siç ju doni (ku çelsi i suksesit është puna, besimi dhe sakrifica).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat