Gashi merr pjesë në Konferencën e XVIII Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës në Sofje të Bullgarisë

Kultura

Gashi merr pjesë në Konferencën e XVIII Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës në Sofje të Bullgarisë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:59
Sejdi Gashi

Sejdi Gashi, punonjës shkencor në Degën e Gjuhësisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës ka marrë pjesë në Konferencën e XVIII Ndërkombëtare për Studime të Ballkanistikës, të organizuar nga Universiteti i Sofjes ”Shën Klimenti i Ohrit” në Sofje të Bullgarisë, më 20 prill 2018.

Studiuesi Gashi në këtë konferencë paraqitet me punimin e tij me titull: ” Some words formations in the Istog language area as a testimony of the autochthony of the albanian language” ( Disa mënyra fjalëformuese në arealin gjuhësor të Istogut me rrethinë si dëshmi e autoktonisë së shqipes).

Me kontribute shkencore në konferencë kanë marrë pjesë edhe studiues nga Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Polonia, Rumania, Serbia, Shqipëria dhe Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat