“Verteri” i Gëtes, bashkëpunim teatror mes Ferizajt dhe Ludwigshafenit

Kultura

“Verteri” i Gëtes, bashkëpunim teatror mes Ferizajt dhe Ludwigshafenit

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:47

Shfaqja teatrore për të rinjë “Verteri” e shkruar nga Johann Wolfgang Goethe vjen në teatrin “Adriana” në Ferizaj, nga regjisori gjerman Stefan Schletter.Premiera do të jepet me 27 prill në ora 20:00. Në shfaqje janë angazhuar aktorët Jajush Ramadani, Milot Salihu e Edona Berisha Bekteshi. Skenografinë dhe kostumet do t’i realizojë Nora Jentzsch. Ndërsa Kushtrim Shemsedini, do të jetë përgjegjës për muzikën.

Shfaqja realizohet si bashkëpunim teatror i Qendrës Multimedia nga Prishtina, teatrit “Adriana” nga Ferizaj dhe teatrit Pfalzbaubühnen nga Ludwigshafen.
Për shfaqjen, regjisori Schletter u shpreh: “Ne dëshironim të gjenim një temë univerzale që paraqet më shumë ngjashmëri se sa ndryshime në një botë të globalizuar. Dashuria është tema më univerzale që ne mundëm të gjenim për të rinjtë. Ajo është pa kufinjë dhe pa kohë”. Regjisori gjerman, Stefan Schletter, ka një përvojë të gjatë në teatër për audiencë të re dhe teatër edukues.

Përpos në Kosovë, shfaqja do të ipet edhe në Maqedoni, Gjermani e Shqipëri.“Verteri” financohet nga Instituti Goethe dhe Komuna e Ferizajt. Qendra Multimedia financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat