Petrit Halilaj i çon qilimat e tij në Varshavë

Kultura

Petrit Halilaj i çon qilimat e tij në Varshavë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 20:03

"Do you realise there is a rainbow even if its night orange red” është puna artistike e Halilajt në këtë ekspozita krahas artistëve të tjerë pjesëmarrës.Një numër i madh i galerive janë bashkuar për të qenë pjesë e kësaj hapësire ekspozuese.

Në mesin e galerive të përfshira janë edhe Chertlude nga Berlini dhe Jan Kaps nga Kolni. Galerive të mëdha i shtohen edhe galeritë nga Varshava: BWA Warszawa, FoksalGallery Foundation, LETO, Piktogram, Dawid Radziszewski, Raster, Stereo, Wschód.

Halilaj me të njëjtin koncept të qilimave të varur nëpër mure dhe ndërtesa ka marrë pjesë edhe në Bienalen e Venecias vitin e kaluar, ku edhe morri një Mirënjohje Speciale. Halilaj është fitues i Mario Merz Prize.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 28 prill.Iniciativa është pritur mirë, sidomos bashkëpunimi mes galerive vendore dhe atyre ndërkombëtare dhe pritet të shihet nëse një praktikë e tillë artistike mund të funksionojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat