Lulzim Gashi u lind në fshatin Llapushnik të Drenasit, aty ku u zhvilluan beteja të përgjakshme të UÇK-së kundër ushtrisë dhe xhandarmësrisë serbe, të cilët erdhën për ta nënshtruar popullin liridashës të Kosovës, dhe u kthyen kokëulur e të mundur, me ndihmën e forcave të NATO-s. Mësimet e shkollës fillore i mbaroi në Komoran, të mesmen në Drenas, kurse Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës. Shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, tregime, anekdota, tekste për këngë, që nga koha kur ishte nxënës në shkollë të mesme. Është aktiv në jetën letrare të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Norvegji dhe merr pjesë nëpër orët letrare. Si çdo mërgimtar, edhe Lulzim Gashi ka dhënë kontribut për shkollën shqipe në Kosovë gjatë dhe pas luftës. Prezantohet për herë të parë në Antologjnë e poezisë shqipe në Norvegji, botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Norvegji. Lulzim Gashi që nga fillimet e viteve te 90 jeton e vepron në Norvegji! Ka një karrierë shumë të bujshme pune, ku dhe njihet për shumë mërgimtarë të cilët kanë pas fatin të jenë të punësuar në firmën gjigante të Skandinavisë ISS Facility AS.
Falë statusit të tij udhëheqës, iu ka dalë krahë mërgimtarëve duke i punësuar me punë të perhershme në seksione te ndryshme të firmës. Në vitin 2009, perpos që ishte udhëheqës menaxherial për Oslo dhe rrethinë, ai po ashtu nga 13 krahinat e Norvegjisë, si i vetmi person i huaj në këtë vend, falë trajnimeve e dhjetra mirënjohjeve për zotsinë që tregoi në punë, arriti te bëhet (HVO Hoved Verneombud) Kryeshef i insperktoriatit për siguri, ambient dhe të dreitat e punëtorëve, ku pergjegjësinë e kishte për 1.400 punëtorë, duke mbuluar kryqytetin e Norvegjisë, Oslon, si dhe dy krahina përrreth. Deri më tani, ky ka qenë suksesi më i madh në karierën e tij. Lulzim Gashi ka bërë regjinë e dramës së parë pas luftës (“Kjo luftë 100 vjeçare veç sa ka filluar”). Njëherit, duke aktruar edhe në njërin rolet kryesore, me rolin komandantit Fehmi Lladrovci. Ka në dorëshkrim një libër për fëmijë dhe një për të rritur, bashkë me anekdotat, të cilat do ta shohin së shpejti dritën e botimit. Te libri i Salih Zogianit merr pjesë me disa anekdota, kurse poezitë dhe anekdotat e tij gjenden në dy libra të Kryeredaktorit të Radio “Zëri i Arbrit” në Norvegji.
MALL MËRGIMTARI
Pena më dridhet në dorë
Nata sa s’ka ikur sonte
Unë rri mejtuar mbi vargje
Marr udhë deri të vatra e vogël
Kur luaja dikur
Plisi im i ëmbli plis
I rashë detit anembanë
Preka deri në thellësi deti
Stërkala malli m’u derdhën bulëzave
Dhe një lot
Pena më dridhet
Shpirti më dhemb
Fjala më djeg
Deri në asht!
VARGJE ÇASTI
U takova me shiun sot
Vargjet lirike në poezi
Me fjalën në Poetikën e Aristotelit
Ëndrrat për Atdheun në ngërç
Lumin me valët trazuar
U takova me mallin
E dhimbjen nëpër biografi
Me çka nuk u takova sot?
SA SHUMË PLAGË
Mbi trupin tënd liri
Të na ndajnë nëpër zona gjeografike
Gjuhën e nënës të na e ndalojnë
Qiriun e Naimit të na e mbyllin
Vatrën e dritës së shekujve
Këtë diell që shpërndan dritë
Mbi tokën time të përgakur
Nënë Dardani
Hape këmishën tënde të shkronjave
Të valojë flamuri im i betejave
Më prit nënë Shqipëri
Shtatë thuprra t’i bëj një
Një zë
Sa shumë plagë mbi supet tua!
(1.8.1998)
DRENICË
Ti je lulja ime në vargje
Lulebozhur në histori
Dhimbje e krenari
S’e ule kokën kurrë
Edhe kur të dogjën
Me zjarr e topa
Ti ma mbush fjalën me liri
Me bac Ademin
Ti je lulja ime në vargje!
(10.3.1999)
AMANETI I AZEM GALICËS
Ju sojnikët e tokës së Kosovës
Që nëna në djep ju foli shqip
Mblidhuni në një varg Atdheu
Pushkët fjalët varni në një germë
Ashtu siç na mësoi dikur Skënderbeu
Barbarit sllav t’ia presim udhët
Në kufi të rrimë zgjuar si zogj
Drenicë
Jemi emër toke e fyell ndër male
Që shpërndajmë qiellit luftë e krenari
Por këmbë shkau s’duron më
Jo kurrë, jo o vëllezër, o shokë!
(28.7.1998)
KËNGË PËR TRIMIN
(Tahir Mehës)
U mbyll trimi në Kullën e babait
Kullë e ngritur me gurë
Në maje të kulmit një fjalë
E një flamur
Që era e shpaloste nëpër qiell
Do të vdes ku u linda
Por tokën time s’ta lë kurrë
Deri në plumbin e fundit do të luftoj
Jam betuar në fjalën e plakut
Kur netëve të dimrit dëgjoja çiftelinë
Gjithçka nga vetja do të falë
Por do vdes e ngritëm sërish për lirinë
E ëmbël m’u duk vdekja në kullë
Si nëna kur më përkundi me ninullë
Kurrë mos qaj biri im
Të rrit nëna Ty e ti bëhu trim!
(30.7.1999)
KUFINJTË E MI
Atje ku nënat folën shqip dikur
Edhe korrnin grurin me drapër
Kur uleshin të lodhura nga puna
Hapnin sytë mos shihnin ndonjë gjarpër
Deri në Mollë të Kuqe e Çamëri
Bie e zgjohem e gjumë s’ka vargu im
Atje ku zhurmë netët flasin në Veri
Nata më merr në krahët e fjalës në vargëzim
Së bashku me kufinjtë e mi!
(12.8.2007)
O JU MALE
Që mbani mbi supet tuaja plagë
Vrragë nëpër lëvozhga lisash
Sa herë më keni rrëfyer ndër mote
Për rënie e ngritje plisash
Mbi kokën time laraska e grabitçarë
Erëra të forta mbi oborre
Ne u nisëm në një një rrugë drite
Ta kalonim lumin e madh dorë për dore
O ju male me shumë degë të ndara
Si një anije që lundronte nëpër furtunë
Sa fortë ju goditën vetëtima... u hapën të çara
Një hije e trishtë na përcolli mbi ne s’u ndal asnjë dhunë
Ja erdhi pranvera na u kthyem nëpër kullat tona
Kjo tokë e gjakut brez pas brezi e jona!
(5.8.2003)
KAM MALLË PËR TY
O ëndrra ime e pagjumë
Ti e bukura e netëve nëpër shi
Kur zbret nata mbi sofrën time
Të ledhatoj me fjalët e mia poezi
Herë–herë s’mi kupton dallgët e mia
As buzëqeshjen e humbur nëpër trotuare
I heshtur u flas njerëzve mes turmës
Po në shpirt me ndizën një mijë zjarre
Dhe vrapoj t’i zë do yje nëpër qiell
Kur bora nis të shkrihet ngadalë
Unë strukëm në një skaj si Luli i Migjenit
Ta përqafoj agimin me një copë diell
Më djeg malli për Ty, o vendi im!
(12.9.2011)
VARGJET E MIA
Ju rrini zgjuar si ushtari i lirisë
Veshur me uniformë të UÇK-së
Kur të vij çasti do t’ua hap dritaret
Si zogjtë qiellit në fluturim
Me ju flas çdo natë
Dhe ëndrrën time veç ju ma zgjoni
Deri në dhimbje ju mbaj në gji
Një ditë qiellit tim të fluturoni
Vargjet e mia si litar ujëvarë me shi
Ju puth nëpër bulëza faqesh
Ju mbjell kur bie stina në vjeshtë
Ju shpërndaj nëpër libra një ditë në liri
O ju vargjet e mia!
(4.6.1999)
JU FLAS
O njerëz të gjakut
Ju flas nga dhimbja e stinëve shterpë
Porosia e dëshmorëve të kombit
Flamuri i gjakut rreshtuar ndër breza
Muzës që më vjen çdo natë
Në këtë dritare të mërgimit
Netët e mia pa gjumë
Ju flas
Lërni grindjet në sportel të kujtimit
Para nesh është një det me shtatë porte
Shtatë ura të gjata të me shtatë kthesa
E një dritë në hapësirën e paskaj
Si një ëndërr e bukur
O njerëz të urtësisë njerëzore!
(3.10.2015)
GJETHI I FUNDIT
Ti më je
Gjethja e fundit qe m’la mbresë
Ti më je
Drita e fundit që mban shpresë
Ti më je
Ëmbëlsira e kujtimeve
Shijen tënde se harrojë
Sa të rrojë e deri t’vdesë zemra ime
Veç për ty do të këndojë.
Ti më je
Gjethja e fundit
Hija e jote mështë freski e shpirtit tim
Kur më djegë malli i kujtimeve
Të thërrasë ty
Bashkë me stinën që t’gjej shërim.
I trokas zemrës sime
Orë e çast t’ma sjellë ngrohëtsinë
Deri në varr t’shkoj i buzëqeshur
Eh! Kjo botë t’na ketë lakminë.
Ti Gjethja e fundit
Ti Drita e fundit e shpirtit tim
Posa t’iki nga kjo botë e vjetër
Diku largë atje në amshim
Engjëll do të kthehem
Për çdo natë si në kohën e vjetër
Ta përkëdhelë frymzimin tim!
U LINDA
U linda bashkë me Zotin
Para bukës së elbit
Para zjarrit e djallit
Para fjalës emrit e penës
U linda para ëndrrave
I lashtë sa dielli e qielli
Sa lloqi ujë era e fara
I lashtë
Me Plis e Fisë
Gjuhë e Emër
I lashtë Shqiptar
Nga gjaku e zemra.
U linda atëherë kur
As ashti e as mishi
Nuk kishin Fe...
U linda
Para kohës së bykut,
Opingave e kosit
U linda atëherë
Kur prapanica mbulohej
Me gjethet e fikut kur
Tokën, ujin e ajrin
I kisha atdhe…
E sot!
Veç ëndrrën kam të lidhur
Në shpirtin që digjet flakë
Si leckë që tundet nga era
Atdhe sot e kam ashtin
E mishin e kam shtrat.
I IKA ËNDRRËS
Vrap i ika ëndrrës
Erdha zjarrë të të prekë
Vajta e u ula në buzët e vaginës!
Nga brenda t’vështroja se
Kush futej vrullë!
E nxirrejë qullë...
Ashtu i lagur buzë deti
Vapës i m’shonte Greku!
Këndej nga laku e leshi
Nga lluga e mali
Herë-herë kokë boshët
E herë herë Groshët,
Vaginës i qanin hallin!
Edhe po t’ishe e ulur n’urinë!
Pa ty dot s’rrinë!
Dot s’ngopen
Ashtu si je të duanë!
Të hanë e pinë si të ishte
Taman Vaginë!
Për një grimcë kohe
I ika ëndrrës
Erdha të të prekë!
U linda nga ty
Për ty qofsha tretë!
NËNËS
Si n'matanë e si n'kët anë
Në dy botrat e përjetësisë
T’thrrasin zemrat e mirësisë
Me zërat e ngrohtësisë
Herë me lotët e dashurisë
Herë me fjalë e herë me këngë
Sa e bukur e bekuar je
Ti moj fjala Nënë.
Që nga djepi kur u linda
Dora jote më ushqente
Dhe kur qeshja a kur qaja
Ti më ishe pranë
Si një Diell e si një Hanë.
I lazdëruar e i urtë
Sikur qengji i butë
S'e ndalja vrapin mbi at’lëndinë
Herë i zbathur, herë me opinga
Terri i natës m'sillte n'lamë
Apo n’gjumë fjalët e sajë
Fjalët e urta e të ëmbla
Dhuratë e t'dashurës Nënë.
S’DI SE CILI
Herë pashere kur heshti
Se di se pse tani s’kam
As dimër as të ftohtë
As verë e as të ngrohtë.
Herë pashere kur heshti
Si tani s’e di se pse
As në terr e as në dritë
S’po më mbyllen sytë.
Herë pashere kur heshti
Si tani s’e di se pse
Të pushoj apo të vazhdoj
I heshtur jetën ta përjetoj.
Herë pashere kur heshti
Si tani s’e di se pse
Është truri bosh
Apo mendja kosh
As s’mundi t’i nderoj
E as s’di si t’i trazoj…!
ATJE KU JE
Kafazeve të mërgimit
Stinëve rri e ju gugas
Si një pëllumb i vetmuar
Folenë nga largësitë
E ëndrroj orë e çast.
Ëndërroj ditët në varg
Kur do kthehem atje larg
Atje larg në at’sofër të bekuar
Atje ku dhe balta është si mjaltë
Atje ku edhe loti është i artë
Ti o vendlindja ime
Ti o mëmëdhe
Më prit se tash po vi n’kët stinë
Kur bubullin në zemrën tënde
Mbarë a mbrapshtë
Për mua je
Më prit se aty më ke!
Erdha o Atdhe
Erdha por t’gjeta t’fjetur
Hëna edhe Yjet
Të dukeshin si të dehura
Të mveshura me petkun e mjegullës
Sot as dritë e as shkëlqenin
Mëngjesin e prita me drita
Derisa nata i mbushi 1000 vjetë.
Dita sikur e plagosur tundej
Derisa dikur pasdite u zgjua
E zbehur nga djepi i vet
Sikur më tha “dita”
Ca dëshira unë i kam
Të hënën e dua me diellë
Të martën me dashuri
Të mërkurën dua me shi
E të ejten me bamirësi
Të gjemojë dua breshër e acarë
Të shtunën me ngrihni zvarrë
E të djelën të qaj me vajë
O Atdhe i leckosur
Dita t’ zgjati deri atëherë
Kur nata për herë të parë
U duk pas mesnatës
Porsi një margaritar.
EPILOGU
Mërgimtarët, rrugës për në vendlindje
Me t’bijt e Sefës e Augustini
Me këngë kreshnike
Hasmit i del tymi
Kurse kthimit për në mërgim
Në meny i mbet veç muzika
Tallava e mbuluar me kashtë
Një mbarë e tri mbrapshtë
Mjerë gjoku i ngratë
N’varr i shtrirë për mëkatë!
LECKË E PËRGJUMUR
Edhe pse e ndrova krahun
Përsëri mendja ishte gardh
Inspirimi u bë shoshë
S'tjerrej e as s'futej n’koshë.
I kërrusur krimb e shpirt egërsirë
E xhelozoja penën për qetësinë e saj
Vazhdoja ta nuhas inspirimin që sillej
Pa udhë e pa frerë, si të ishte i dehur.
O ndalu! Ndalu i thashë
Ndalu se sonte do t’bëhem mësit
U përpoqa me mjeshtri t’i bashkoj
Inspirimin me zhgënjimin
I pari me rininë i dyti me të vjetrin
Por dot s'e preka as njërin e as tjetrin.
Dhe kështu, vejushkë më mbeti nata
U bëra edhe ortak edhe perendor i heshtjes
Qepallat ranë në frontin e dritës
Errësira u bë kalorëse e natës….
Dremitja ma mori dritën e ditën
Gjumi ma mori gjumin e ëndrrën
U bëra leckë e përgjumur sonte
Në gjumë e preka ëndrrën
S'e thurra as vargun e as këngën.
RRUGË E MBARË PRINCA T’PËRÇARË
Vajtën te Mbreti i gjithë Mileti!
Për vezët e quranit halli ç'ju bani
S'ju shkojke zani sepse
Mbreti pa qurë dot s'bëhej burrë!
Lëmshë e uçkurë
Kështjellë pa murë
Kështu të çalë
Nga halli në hallë
Mbetën të gjithë një shalë!
Kokën thellë në qypë
Për një lugë mjaltë
Seç ju dulë krypë!
Vrapë t’lidhin disi miqësi
Mali me derra apo thi
Shumë për interes e pak për dashni!
Ngapak e ngapak
S’lanë pa zhdredhë lak
Se kishte ca kohë
Ngordhi qeni plak!
E klyshtë me zagarë
Ca n'fushë e ca n'malë
Seç ju ra mjegulla
E ç’ranë në hall nga koka
Në bishtë u mveshën
Për zdralë!
S’ishte për çudi
Por është kënaqësi
E gjithë kjo ''miqësi''
Ju mori fund!
E ndjeu kush e ndjeu
Tash e ''gëzon'' Atdheu
T'mbetur gjysma në lamë
Dikush për kashtë
Dikush për anë përsëri
Me të njejtën kângë.
Pasë 100 vitesh
Ndoshta kush i qanë
Herë nga një, e herë të tanë!
Si ti mbyllin sytë?
Ku varret s’i lajnë!
Ca n'at anë e ca n'kët anë
Mbretit ju ndanë
Princat se sarajat
Kështjella i banë!
DITË VJESHTE
Në këtë ditë, shiu e bryma zuri vend. Ngrica e vjeshtës i mbuloi lulet në çdo kënd. Lulet e kopshtijeve heshtin e s’duken më ngjyrat gri, e kuqja, e arta. Së bashku rrinë thuajse janë motra e vëllezër! Koha ikën e bukur, por edhe brutale! Pas vete merr ngjyrën e fundit që acari së bashku me dimrin të dalin faqebardhë! E jeta vazhdon ritmin e ngjyrave, derisa stinët diku n’kalendar presin njëra-tjetrën, me një dëshirë të zjarrtë e të përflakur, ndoshta për t’u çmallur!
NATË E FTOHTË
U futa nën lëkurën time që të bëja një sy gjumë! Mblodha kockat e trupit dhe i mbështolla me mishin e njomë! Edhe pse sy mbyllur, edhe pse gjuhën e lidha në grazhdin e gojës para se të prekin dollapin e gjumit, mendimeve ju dhashë rrugë! Ju thashë: Dua që t’ma sajoni të nesërmen! Një të nesërme me Diell! E jo sikur sot që, përsëri stinës edhe një ditë acari i iku nga kalendari i kohës! Derisa i prisja mendimet, ku si dukej, ato ishin futur në një rrugë të pakthim! Lëkura ime që isha i strukur nën të, filloi të tkurret. Në majë të gishtërinjve e ndjeja të ftohtit që m’dridhej e përdridhej sikur dëshironte të më thoshte: Me apo pa dëshirën tënde, më pritë! Më pritë se sonte së bashku natën do ta kalojmë në majë të hundës!
MENDIME
Po nuk i nxorre mendimet ngadalë e me qetësi, atëherë ato nuk mund të jenë mendime! Dembelave më lirë jua qet të ''ulen'' në mendimet e të tjerëve se sa në mendimet e veta! Po të mendonin të gjithë njësoj, atëherë mendimiet do të ishin të pakuptimta! Udhëheqësi i keq rritet nën hijen e popullit. Ai i miri rritet me popullin! Ma mirë është ta kalosh jetën me gabime, se sa një jetë e shpenzuar për asgjë! Gjithmonë ka dy llojë njerëzish: Ata që e bëjnë punën dhe ata që marrin lavdinë! Jeta ka të bëjë me kërkimin e balancit midis botës së jashtme dhe të brendshme, midis trurit dhe zemrës, midis anëve tuaja racionale dhe ndjenjave tuaja reale! Një hap përpara në betejën e jetës, një orë përpara kohës suaj! Asnjë njeri nuk mund të vlerësohet mjaftueshëm! Ata që janë më shumë ''gjithmonë'' kanë të drejtë! Gënjeshtrat e përditshme bëhen bukë e përditshme! Sa ma shumë që servohen gënjeshtra, aq më të pangopur mbeten gënjeshtarët! Hapni ngadalë në heshtje të gjitha dyrt, sepse e vërteta mund të sjellë trishtim dhe ankth! Qysh është stogu, është edhe kashta! Jeta është sikurse dhëmbët! Njerëzit jomirënjohës zakonisht janë të prirë që të falenderojnë vetëm vetëtveten!
Disa individë krekosen e krenohen që moralin e kanë aq lartë, saqë nganjëherë as vetë nuk mund ta mbërrijnë! Sekreti që të qëndrosh i ri, është të jetosh me nder, duke ngrënë ngadalë dhe duke gënjyer sa t'kesh mundsi në lidhje me moshën tuaj! Dembeli si zakonisht e hudhë jetën kotë, me shpres se dikush do të dalë e t’ja merrë ate! Jeta është e ëmbël! S’ka dyshim por, por po të ishte aq e ëmbël, atëherë pse duhet të mendohet çdo herë pozitivisht! Është e kotë të flitet për detin vetem me një bretkocë të shtrirë në pus! Në librat e të tjerëve çdo herë je personazh i dashur, derisa atëherë kur emri t'vendoset pas shenjave të pikësimit! Mjeshtrit të mirë puna e djeshme ia ndreqë ditën e nesërme, kurse mjeshtrit të keq ia prishë edhe javën! Gabimi qëndron kur prindërit nuk brengosen për mençurinë dhe zotësinë që fëmijët e kanë, por brengosen për ato qe nuk i kanë!
Fatin duhet ta kerkosh kudo, por fatkeqsinë mos u mundo, sepse këtë e ke çdoherë në kokë! Nuk gjenden kufi që percaktojnë se deri në cilën moshë mund të mos jesh fëmijë. I lumtur është ai që nuk brengoset për atë që i mungon, por për atë që e ka! Gëzohu nga gjërat e vogla, sepse një ditë nëse do të shikoni mbrapa, atëherë do ta kuptoni se sa të mëdhenj ato kanë qenë! Vetëm e vërteta është e bukur! Gënjeshtra mund të jetë e bukur, derisa është e strukur nën hije! Problemi nuk qëndron se si e ke humbur rrugën, por si ta gjesh ate! Qysh është harrxhi është edhe peni! Qysh është shati është edhe bishti! Fjalët edhe pse nuk duken, ato kanë më shumë ngjyra se sa të gjitha llojet e f'tyrave kur ato dekorohen me ngjyra! Nganjëherë kurreshtja mund të jetë më e ftoftë dhe e gjallë, se sa e vdekur!
Libri është sikur anija që të mundëson t’i kalosh detrat dhe oqeanet pa u fundosur! Po të merreshim me politikë, moti do të ishim Amerikë, por u morrëm me teke e truqe. Mu për këtë kemi mbetë te izoluar si pulat klluqe! Paramendoni! Po të kishin fjalët aromë, çdo ditë do të përjetonim nga një uragan me përmbysje katastrofale! Disa thonë se u çlodha duke menduar asgjë! Sigurisht, sepse asgjëja është sikur një kofë e zbrazur, e pa peshë! E keqja nuk qëndron pse disa e shesin bukurinë e tyre, por kur ajo shpenzohet, pastaj si do të bashkëjetojnë me shëmtërinë! Kam dëshirë ta ndryshok botën, por sa herë qe ju thërras, të vetmit janë frigacakët besnikët e parë qe më vinë pas! Jeta ka të bëjë me kërkimin e balancit midis botës së jashtme dhe të brendshme, midis trurit dhe zemrës, midis anëve tuaja racionale dhe ndjenjave tuaja!
Një hap përpara në betejën e jetës, një orë përpara kohës suaj! Asnjë njeri nuk mund të vlerësohet mjafëtushëm! Ata që janë më shumë, gjithmonë' kanë të drejtë! Urtësia është mirësjellja e njerëzimit, ndërsa ndërgjegjia është virtyti ku zanafillë e ka intelektin! Po mos të ishte dashuria interes, kurrë nuk do të egzistonin luftërat! Xhelozia është sikur ujtë e kripur! Sa më shumë qe e pi, aq më shumë ke etje! Disa individë të bëhen të ëmbël sikur mjalti! Por kur e kupton se mjalti është vetëm pështymë, atëherë mund edhe të vjellësh! Qerpiku është i bukur derisa nuk të bie në sy! Me një kalli gruri, s'mbushet shosha! Përderisa e ka bishtin, sopata mund ta rrëxojë një mal të tërë! E pa bisht, as një pëllëmb bari s’mund ta rrëxojë! Gurët mund të jenë edhe të ftoftë, por e mbajnë në këmbë kalanë e ngrohtë!
Po nuk e ringjalle çdo ditë nga një kujtim të vjetër, dije se kurrë nuk ke jetuar! I yti mishin ta han, e ashtin ta len! Majmunët sipas peshës që kanë, rrinë degëve të lisit, kurse njeriu, ai me 'peshë të rëndë, çdo herë ulet në maje të tij! Lavdi i mikut të rritë, kurse i armikut të fikë! Truri është si thesi! Po e mbushe rri në këmbë. Po e mbushe tepër, s'mund t'a lidhish dot! Për një dorë kashtë e vret samari mushkën! Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër! Është humbje kohe t’i ndëgjosh ata që lavdërohen se janë te zotë, saqë edhe hijen e vet. Mund ta kapërcejnë! Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer! Gjuha është shtrati i mendjes dhe i ka rrënjët në zemër! Nëna e të gjitha veseve është dembelizmi! Gjeli është mbret mbi plehun e vet! Zakonisht, kur egoistët flasin për vete, e pesimistët në emër të të gjithëve, atëherë realistët heshtin! Ka raste kur njeriu nuk dëshiron të heshtë, por e keqja më e madhe është kur nuk ke kujt t’i flasish!
Ai që ta ban rrafsh, dije se ka me t'dalë kodër! Për ta kuptuar se këpucët çfar lloçi/balte mbajnë, atëherë duhet t’i lustrosh! Ngadalë o mik se marove tuj pi ujë! Paj ngadalë mor mik! Ndërroje pak llafin e fol për djathë e mos folë veç për mjaltë! Kur është i pasur, flet e s’thot asgjë, të gjithë e duartrokasin! Kur një fukara flet e thotë gjithëça, të gjithë e injorojnë! I varfëri sado që ta ketë dijen, por nuk ka guximin, mbetet i paditshëm! I pasuri nuk e ka dijen, por e ka guximin dhe mbetet i dyshuar! I mençuri për vrime të gjylpëres i nxjerrë bujtë! Kurse i padituri i nxjerr trutë! Sot kemi shumë më shumë mundësi që t'jetojmë, por kemi shumë më pak për çka t'jetojmë!