Ka ndërruar jetë aktori R Lee Ermey

Kultura

Ka ndërruar jetë aktori R Lee Ermey

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:39
R Lee Ermey

Ish-marinsi amerikan, i cili ka ndjekur edhe karrierën si aktor, R Lee Ermey, ka ndërruar jetë në moshë 75 vjeçare.

Ai ka vdekur ditën e diel, ndërsa njoftimin për lajmin tragjik e ka bërë përfaqësuesi i tij, Bill Rogin. Aktori ka vdekur si pasojë e komplikimeve pas inflamacionit të mushkërive.

Ermey ka qenë më së shumti i njohur për rolin e tij në filmin e Stanley Kubrick, “Full Metal Jacket”.

Për filmin në të cilin luan rolin e komandanti Gunnery Hartman, ai ishte nominuar për çmimin Golden Globe.

Kolegu i Ermeyt, Matthew Modine, ka bërë një postim në Twitter për të kujtuar veprën e aktorit tashmë të ndjerë.

Ronald Lee Ermey për 14 muaj ka qenë pjesë e marinsave amerikanë në Vietnam, ku ishte bërë komandant edhe në jetën reale.

Ndër rolet e tij më të njohura, janë edhe ato në filmat “Se7en”, “The Texas Chainsaw Massacre” e “Mississippi Burning”, ndërsa gjatë karrierës është paraqitur në 60 role televizive dhe filmike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat