Metal United World Wide, për herë të parë në Kosovë - Bota Sot
Metal United World Wide, për herë të parë në Kosovë

Kultura

E enjte, 19 korrik 2018

Metal United World Wide, për herë të parë në Kosovë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:07

Metal United World Wide (MUWW), koncerti me famë botërore që organizohet në 70 shtete e përfshinë mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal, po organizohet për herë të parë në Kosovë.

Kjo ngjarje e veçantë e rock dhe heavy metal do të organizohet të shtunën, më 5 Maj 2018 nga ora 18:00, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, ku do të jenë grupet TROJA, LAND OF CONFUSION, PINKMETAL dhe 4X4.

“Që nga 2014 kur u organizua në Australi, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njëjtë, në të gjithë botën, në të njëjtën datë, të identifikuar me të njëjtin flamur. Rockuzinë ka kënaqësinë që të vendos Kosovën në hartën e MUWW”, shkruhet në komunikatën e Rockuzinë.

Kjo ngjarje do të vazhdojë çdo vit në të njëjtën datë, edhe me bende tjera e të reja. Biletat do të shiten çdo ditë në Rockuzinë dhe gjithashtu në hyrje të koncertit.

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test