Revolucioni në muzikë dhe armiqtë e artit në Shqipëri! Ja kush i ka fajet

Kultura

Revolucioni në muzikë dhe armiqtë e artit në Shqipëri! Ja kush i ka fajet

Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:00
Ilustrim

Julka Gramo është këngëtarja që u bë tepër e njohur për publikun për bashkëpunimin që bëri me grupin 2 Farm me ‘Ja ke fut kot plako’. Ishte një hit për vitet që performonin në festival muzikore.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, Julka foli për revolucionin në muzikë si dhe për problemet e artit në Shqipëri.

Pjesë nga biseda

Dembacaj: Kush solli revolucion në muzikë?

Gramo: Çunat asaj kohe kanë bërë revolucion. Varet për cfarë periudhe flasim sepse pas viteve ’90, të gjithë cunat që filluan të bëjnë muzikë, gjithë grupet e rrokut absolutisht që kanë bërë revolucion më vete. Sollën një frymë ndryshe larg festivaleve dhe krijime rrok që ishin ndryshe nga ata që ishim mësuar të dëgjonim. 2 Farm kanë qenë një puzzle shumë i vecantë i panoramës muzikore. Bojken Lako që hyn te pjesa e atyre cunave. Genti filloi të bënte ato krijimet. Andi solli muzikën ‘Dance’ duke qenë se kishte jetuar në Itali. Edhe kjo ishte një gjë e re. Dhe Flori ka sjellë këngë shumë të bukura dhe pastaj gjithë të tjerët që erdhën me rradhë.

Dembacaj: A ka probleme arti në Shqipëri?

Gramo: Sigurisht që ka. Unë jam skandalizuar kur kam marrë vesh se sa paguheni ju aktorët për një projekt në teatër. Sigurisht që muzika, sado të duket që gjithë këngëtarët bëjnë tralala është shumë e vështirë. Kur këndoja, cdo gjë më duhej ta siguroja vetë. I kuptoj shumë mirë kolegët për vështirësinë.

Dembacaj: Kush mendon se janë armiqtë më të mëdhenj të artit në Shqipëri?

Gramo: Po përqendrohem te teatri. Sigurisht që faktori numër 1 janë të ardhurat dhe buxheti që shkojnë në favor të këtij lloj arti, ato që janë përgjegjës për buxhetet. Nëse do të flitet për muzikën, ngaqë debatohet që është prishur, deri diku ka qenë fajtor publiku. Duke pasur shije të caktuara, dhe artistët kanë absolutisht faj por janë të detyruar që të bëjnë disa kompromise që të përshtaten me tregun. Në të kundërt, nëse nuk do bënin disa lloje këngësh, nuk do pëlqeheshin nga publiku. Është një zinxhir dhe miks gjërash. Nuk mund të themi që është një fajtor por një kombinim fajtorësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat