Ai m’u duk si altruisti i dritës në luftë kundër unit të demoniakëve - Bota Sot
Ai m’u duk si altruisti i dritës në luftë kundër unit të demoniakëve

Kultura

E mërkurë, 26 shtator 2018

Ai m’u duk si altruisti i dritës në luftë kundër unit të demoniakëve

Nga: Murat Gashi, poet Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:13
Murat Gashi, poet

Çdo lexues kur lexon ndonjë vepër si ky libër që sapo e përfundova ARRATSISJA NGA " VDEKJA " të autorit Zekerija Idrizi, nga Shkupi, mundohet ti jep një mendim në versionin e vet, si ai e kupton. Lexuesi së pari ndalet në titullin e librit, që e bënë të futet në thellësin e mendimit çka mund të marrë nga ai detshmëri mendime shërimi që uatori ka dhanë rreth vetes në veprën e tij..Në rastin tim , kjo vepër, me titull ARRATISJA NGA " VDEKJA " sado që më ka lehtësuar shpirtin tim, edhe pse unë në kohë shpesh ndodhem nën depresione dhe në vetmi, dhe më kujtoi....më ka vështërsuar së kuptuarin e vepres, e sidomos autorin, ku ka interpretuar diskursin sa kritik aq edhe të të menduarit.Kjo ishte një filozofi që unë e quaj filozofi artistike. Ndonëse filozofia autorëve botëror është filozofi teorike, vepra e Zekeria Idrizi dukej sa teorike aq dhe praktike shërimi, për tu zgjuar nga ajo krokatje e depresioneve që therret vetmin.Sepse, në veprën Arratisja nga " vdekja " nëpër besimin teolog na jep barna shëruese.

Në disa raste kur autori i librit siç e përshkruan vet, ka pësuar aksident dhe nga ai çast pa fajin e tij e ka mbyll veten në një dhomë të vetmisë. Gjatë leximit, krijova një mendim se ngjarjet e ndrushme e kanë ndjek autorin, dhe ishte e vështirë që ta kuptoj në thelb sepse ngjarjet përball autorit duken të ndërlikara njera me tjetrën. Autori, gjatë rrjedhës së ngjarjeve që kishte pasur në jetë, si teolog, duke komunikua dhe furnizuar me dialogje për të gjetur të vërtetën mbi të drejtën kombëtare e fetare me uator të ndryshëm botëror na jep një frymëmarrje të lirshëm në një hapësirë të gjërë interpretimesh diskursive në letërsin shqipe. Këtu shoh dhe një mësim tjetër se si duhet dal nga ajo katraurë e ndjenjave shpirtërore të tij. Autori, me veprën e tij Arratisja nga " vdekja " për mendimin tim krahasohet me shkrimtar tjere botëror si : Nice, Gete, Heningueni, dhe shumë tjerë. Kështu,mendimi im thotë: " Arratisja nga " vdekja " i shkrimtarit Zekerija Idrizi, eshtë thur mbi rrëfimet që kish përjetuar mes kryepersonazhit Ilirit, në trajtën e monologimit, me të dashurën e tij Kristinën.Kjo ndërdukshmëri vërehet në mbrendin e veprës që nga fillimi e deri në fund ku shumë psikolog, filozof, shkrimtar etj. vlerësuan dhe analizuan mirë rrjedhjen e rrëfimit ku autori nuk e bëri rastësisht.

Veprës Arratisja nga "vdekja " së autorit Zekerija Idrizi i dhanë vlerë artistike e letrare, siç bëjnë shkrimtarët e mëdhenjë modern e botërore. Romani Arratisja nga " vdekja " e kam lexuar me një frymëmarrje tjetër nga ato tjera që kam lexuar deri më sot. Ky roman mu duk se ka një fushë, të gjërë të paskajshme të interpretimeve diskursive. Nga rrëfimi i kryepersonazhit Iliri, kuptova se jeta e tij ishte e mjegulluar një biografi e dhimbshme që vazhdonte nëpër një histori të gjatë jetësore dhe, sic e quan edhe vet redaktori i librit dhe botuesi i SHB. "Prokultpress " Podujevë, Mr. Fatmir Halimi si dhe lektori, shkrimtari Zymer Mehani, është Intertekst, që e gjen në mbrendësin e librit të Shkrimtarit Zekerija Idrizi. Kjo vepër, më la përshtypje kur Iliri, përjetimet e veta na i shpjegon përmes letrave të shkruar në ditarin e tij të përditshmëris, nga kompjuteri dhe i cili thotë:" E dini çka "...Sa po e nxorra rrëfimin letërkëmbyes në mes të Ilirit dhe Kristinës, i mora fletët, i vendosa në gjoks dhe falem'nderva Zotin për përfundimin e romanit,me një përkushtim të thellë shpirtëror që më kish kaplue në vetmi nga ato ngjatje të tmerrshme". Fal Zotit, dhe gjithë këshillave të mjekëve dhe dialogjeve me shumë shkrimtar, publicist, filozof, psikolog e shkrimtar botror dhe librave të shumta që i kam lexuar, unë u arratisa nga "vdekja ".

Dhe, autori citon " Me plotë të drejtë thoshte Dostojevski : " Dhimbja dhe vuajtja janë gjithmonë të pashmangshme te një intelegjencë dhe te një zemër e madhe. E dashura Kristinë! Në jetën time kaloi nëpër rrathët më të ulta të ferrit dantesk.Keshtu njerëzit e vërtetë, të mëdhenj duhet të kenë trishtime më të madha në botë " Prandaj, duke të pasur afër dhe ty Kristinë si dy zogj të bukur në një fushë jemi produkt i dashurisë hyjnore, jemi emanacion i dashurisë fuqiplotë dhe mëshirëplotë të Perëndisë, që është shfaq shenjtërisht dhe te fëmijët, engjëllit tanë.Sepse, kur isha në vetmi, e pash se pranë meje më vinte sikur po buzëqeshte dhe më falte muza më të ëmbël që në ato çaste më dukej se po e mundi vetmin, krizën të ardhur nga depresionet e ndryshme.

Dhe kush ish ai ? Përveq besimi im ndaj Zotit, besimit Islam që e kisha studjuar mirë Teologjin, pastaj ndaj vetvehtes. E ky ish Zoti, që më bëri, unë të rrugëtoj, si një lum nëntokësor e që ec drejt detit të errët, ku vetëm " vdekja " më zbuloi Dritën ...." Nga e gjithë kjo, romani rrezaton si një dritë meteori, ku Iliri si një hero, udhëton drejtë të vërtetës i gjallë mes jetës dhe vdekjes.Vdekja është e pashmangshme por ama të vdesësh përpara indentitetit kombëtar, gjuhës, kulturës edukatës, tolerancës kombëtare të lasht, siç jemi ne shqiptarët, si një njeri me tipare njerëzore dhe fisnikërore. Autori pas, përjetimit të aksidentit të rëndë dhe hunbjes së vendit të punës në Maqedoni, në shpirt i ngjitet një mërzi e paparë.Kur bashkëshortja i shkon në pushime në Vlorë, mërzia dhe dhimbja i shtohej atëherë kur armiqt, tradhëtarët e komplotistët e sulmonin duke etiketuar personalitetin e tij. I dukej sikur bota dhe qirlli bashkohej dhe i binin në kokë.Por, autori gjenë forcë dhe me intelektin e tij i kundërvihej me argumente gjithë këtyre bastardëve, demoniakëve të kohës dhe shlirohet nga kjo barrë e rëndë dhe e ndien një shlodhje në shpirtin e tij.

Shtendoset thuaja plotëdisht.Këtë katandidje e citon dhe e shliron duke lexuar libra të autorëve të ndryshëm në Berlin, në kafenë librari " Nathanja und Heinruch " dhe buzë lumit të improvizuar të Berlinit.Këtu përqendrohet në meditime sa kontemplative aq edhe absurde që pastaj përjetimet i shkruan në ditar.Këtu e gjen veten duke lexuar libra si : Erich Remargue " Shkëndijat e jetës dhe kohë për të jetuar, kohë për të vdekur ", librin, "Sag mir, dass Du mich licbst " " Më thuaj, që ti më do " etj.Këto libra për autorin ishte një shkas i mirë për përfundimin e narracionit tragjik " Katarsis - Metamoforfozë e që përfundon me një rilindje të fortë morale shpitërore e krijuese të tij.

Nga ngjarjet e përditshmërisë meditimet e tij lundronin si një anije deti pa vela ku thellohen në një skepticizëm. Por Zekerija Idrizi, në veprën Arratisja nga " vdekja " duket se gjenë forcë për ta kaluar krizën... me Zotin e fenë.Herë herë i kujtohet rrëfimi instruktiv i Tolsoit në letërkëmbim: "Kush është ai që nuk di tregimin lindor për bishat të cilat ishte takuar një udhëtar në shkretëtirë ?! " Në veprën e tij dukej se është frymëzuar me Niçen " Kështu fliste Zarathustra " dhe Rubairat e Omar Khajami. Por duke u mbështetur në krahët e Kristinës kryepersonazhi Iliri, që i thoshte në letra: Të kesh frikë Zotin dhe përtrije besimin o njeri " se Perla e çdo besimi, si thon " Bibla " e " Kurani " është së pari, lufta me unin demoniak, me të keqen në vetvete. Të kesh disciplinë dhe ndërgjegjje të pastar para Zotit që ta kesh shpirtin univerzal të një altrusti: Dritën e Zotit dhe me këtë ta përcjell brez pas brezi, së pari te familja, farefisi, shoqëria ku jeton" etj.Në romanin psiko - folozofik të krijuesit Zekerija Idrizi, Arratisja nga " vdekja " gjeta optimizmin apo më mirë të themi njohjen se si duhet përballuar gjithë katraurën e jetës që mund të ndodh në çdo kohë.Me sa unë si lexues i kësaj vepre artistike, e kam kuptue, sado pak figurativisht, vdekja të shton jetën e qenjes aktive dhe të gjallurat nê Psiqikën, krizën e vetvetes, njohjen e saj në një rrafsh të gjërë lavruese.

Mesazhi i tij të shkruar në vepër qartë flet : Përpara krizave të përhershme që na paraqiten në jetë, sduhet të frikësohemi ndaj natyrshëm të kesh besim te krijuesi, që ka krijuar krejt çka ka në tokë dhe në qiell, qenie fauna florën, njerëzit etj. dhe në vetvete, ku dhe vet autori si studjues i teologjisë përmes veprës, guximshë i ka përballue barierat nëpërmjet një rrëfimi "pneumatik " për të na inkurajue edhe neve si lexues dhe shoqërin në tërësi.Autori në besimin e tij ndaj Zotit , Shprehet : " Më shumë i dua ateistët e drejtë, se sa katolikët hipokritë - dyftyrësitë.Gjithashtu në veprën e tij Arratisja nga "vdekja" shprehet botërisht:sa ma shumë që më bien në sy " pushtetarët muslimanë të Allahut " në tokë,aq më shumë i simpatizoj paradoksalisht agnostikët dhe ateistët korrektë e humanë " !!! Për veprën e shkrimtarit dhe teologut Zekerija Idrizi, Arratisja nga " vdekja " kanë shkruar shumë kritik letrar.Si : Prof.Kristaq F.Shabani, Gjirokastër, Albania gusht 2017,Nexhmije Hasani - shkrimtare, Prof dr. Bexhet Asani, Ndue Lazri, gazetar,Bolonjë, Itali,Enver Zhinipotoku,Prof.i Filozofisë - Sociologjisë, e shumë të tjerë.

Të them të drejtën vepra jep shumë mesazhe të shumta të arsyeshme por që unë aq munda ta kuptoj si një vepër artistike që më njohu shumë me peripetitë e autorit, ku si një teolog më forcoi dashurinë ndaj Zotit, vetvetes. Dhe jo vetëm kaq.Autoti, ishte Altruist i dritës që vazhdimisht si altruist i dritës luftoi unin e demoniakëve, "fundamentalistëve...." dhe asnjëherë nuk u përkul përpara tyre që janë kundër gjuhës, kulturës, edukatës, historisë së kombit shqiptarë, edhe pse autori me profesion është teolog. Prandaj, unë si lexues i këtij libri apo romani psiko - filozofik, Arratisja nga " vdekja " të Zekerija Idrizi, autorit i uroj, shëndet, suksese në vazhdim, për të na dhën barna shërimi.Sepse në veprën e tij u duk si një " Odise shqiptar në mes të njerëzimit, të botës së gënjeshtrave,duke përmend dhe " Miti i Sizifit " dhe "Sizifët modernë ".

Respekt pafund Shkrimtar Zekerija Idrizi dhe SHB. " PROKULTPRESS " Podujevë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test