Vdes regjisori amerikano-çek, Milos Forman

Kultura

Vdes regjisori amerikano-çek, Milos Forman

Më: 14 prill 2018 Në ora: 18:34
Kineasti amerikano-çek, Milos Forman

Kineasti amerikano-çek, Milos Forman, fitues i disa çmimeve në Hollivud, i cili u shpërngul nga vendi i tij para shtypjes së Pranverës së Pragës në vitin 1968, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

”Martina Forman më njoftoi sot në mëngjes se bashkëshorti i saj Milos kishte ndërruar jetë në spitalin Danbury, në afërsi të shtëpisë së tyre në Warren, në Konektikat”, pohoi për median agjenti i tij, Ennis Aspland.

Më herët gjatë mesditës, mediat çeke cituan deklarata të bashkëshortes së kineastit, ku thuhej se ai u largua paqësisht nga kjo jetë, i rrethuar nga familja dhe të afërmit e tij.

Milos Forman është shpërblyer dy herë me Çmimin Oskar si skenaristi më i mirë, në vitin 1976 për filmin ”Fluturim mbi folenë e qyqes” dhe në vitin 1985 për ”Amadeus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat