"Dushkaja" në Gjakovë

Kultura

"Dushkaja" në Gjakovë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 17:29
Gjakovë

Në ambientet e Bibliotekës së qytetit të Gjakovës u bë promovimi i romanit "Dushkaja" të autorit Jusuf Buxhovi.

Autori promovimin ia kishte kushtuar shkrimtarëve Ali Podrimaja dhe Teki Dërvishi. Me këtë rast Buxhovi tha se Gjakova ka qenë përherë qendër shpirtërore dhe politike e botës shqiptare. Krijuesit Podrimaja dhe Dërvishi paraqesin një referencë të veçantë të kësaj pasurie shpirtërore të përmasave kombëtare.

Autori promovimin e romanit e ktheu në një bashkëbisedim me krijuesit dhe intelektualët e Gjakovës, me ç'rast u bisedua për gjendjen shoqërore dhe politike të vendit, të cilën autori e vlerësoi si dëshpëruese dhe anti historike madje, ngaqë shteti i Kosovës jo vetëm që nuk i përmbushi aspiratat për liri, pavarësi dhe demokraci, siç pritej, por pasi që u çlirua, e humbi lirinë.

”Kjo ndodhi ngaqë një klasë e papërgjegjshme politike, duke u thirrur në "meritat e luftës", shtetin e ktheu në plaçkë. Kjo gjendje bëhet edhe më dëshpëruese për faktin se grupet mafioze që kanë pushtuar institucionet, tashmë kanë pushtet të madh politik, gjë që nuk lejojnë kurrëfatë force politike që do t'ua hiqte pushtetin e uzurpuar”, tha ai.

Buxhovi tha se intelektualëve u bie barra që të angazhohen për themelimin e një lëvizje kombëtare që do ta çlirojë vendin nga kjo klasë politike dhe despotizmi i saj që po e ngulfat frymëmarrjen e shtetit të Kosovës si dhe lirinë për të cilën unë derdh aq shumë dije dhe sakrificë për një shekull të tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat