Vdes regjisori çek Millosh Forman - Bota Sot
Vdes regjisori çek Millosh Forman

Kultura

E premte, 20 korrik 2018

Vdes regjisori çek Millosh Forman

Më: 14 prill 2018 Në ora: 10:27
Regjisori çek, Millosh Forman.

Regjisori çek, Millosh Forman ka vdekur në moshën 86 vjeçare, ka njoftuar agjencia çeke e lajmeve, CTK.

Forman ka fituar çmim Oskar për klasikët, "One Flew Over the Cuckoo's Nest" dhe "Amadeus".

Ai ka ndërruar jetë të premten në Shtetet e Bashkuara pas një sëmundje të shkurtër, ka njoftuar gruaja e tij Martina.

“Ai ka vdekur në qetësi derisa ka qenë i rrethuar tërë kohën nga familja dhe miqtë e tij”, ka thënë ajo.

Forman është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara në periudhën e komunizmit në Çeki, duke pranuar më pas shtetësinë amerikane.

Me filmat "One Flew Over the Cuckoo's Nest," dhe "Amadeus," ai ka fituar 13 çmime Oscar, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test