Piktura e vjedhur e Chagallit gjendet pas 30 vitesh - Bota Sot
Piktura e vjedhur e Chagallit gjendet pas 30 vitesh

Kultura

E premte, 27 prill 2018

Piktura e vjedhur e Chagallit gjendet pas 30 vitesh

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:30
Piktura e Chagallit

Një pikturë e Mark Chagallit, e grabitur nga një shtëpi në Nju Jork në vitin 1988, do t’i kthehet familjes pas gati 30 vitesh.

Piktura e vitit 1911, “Otello dhe Dezdemona” u mor nga apartamenti i Ernest dhe Rose Heller, bashkë me një duzinë veprash të tjera arti dhe bizhuterish.

Por në fund, autoritetet ranë në gjurmët e saj, pasi pronari i një galerie arti në Nju Jork refuzoi dy herë ta blinte, me argumentin se shitësi më parë duhej të kontaktonte zyrtarët përgjegjës për provën e pronësisë.

Nga këtu hyri në skenë Byroja Federale e Hetimit. Burri nga Marylandi, që tentoi ta shiste veprën, e kishte mbajtur në papafingo për vite të tëra të mbyllur në kuti. Në duart e tij, ajo kishte rënë nga fundi i viteve 1980, apo fillimi i atyre ’90, nga një tjetër person që dyshohet të jetë pikërisht grabitësi, që i mori në banesën ku jetonte çifti Hellers.

Dy bashkëshortët zotëronin vepra të Renuarit, Picasso, Hoperit dhe Chagallit. Ernest Heller ishte një importues në pension i artikujve të argjendarisë. Ai vdiq në vitin 1998 dhe e shoqja në 2003-shin.

Personi nga Marylandi e kishte bërë më parë një përpjekje për t’ia shitur pikturën e Chagallit një blerësi potencial, por tentativat për një marrëveshje kishin dështuar për shkak se nuk kishte rënë dakord me çmimin.

Ndaj dhe vijoi ta mbante në papafingo, e kishte kërkuar sërish ta shiste në vitin 2011, e më pas edhe në 2017-n. Por, ndërkohë, dekreti i kufizimeve ligjore për grabitjen ka skaduar, gjë që do të thotë se vjedhësi i dyshuar dhe njeriu i Marylandit nuk do të përballen me akuza.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test