Enigma

Kultura

Enigma

Nga: Dibran Demaku Më: 12 prill 2018 Në ora: 12:15
Dibran Demaku

Mbrëmja i gjeti të ndarë.Të ndarë dhe me shpirtra të trazuar.Secili në mënyrë të vet kujtonte atë që kishte ndodhur.Thellë në ndërgjegjet e tyre sikur trokiste një pyetje athua duhej të ndodhte ajo që kishte ndodhur?Athua ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin ishin një gabim i llojit të vet që i kishin shtyer në atë veprim të dënueshëm?!...

Dhe secili i strukur në këndin e vetë mendonte se cili do të thente heshtjen e rënd që kishte sjell terri i mbrëmjes...

-Mbrëmja zemër!- i kishte shkruar ai.

-Mbrëmja shpirt!-ia kishte kthyer ajo

-Si ndihesh tash në mbrëmje?

-Disi e hutuar!- i kishte shkruar ajo dhe kishte vazhduar:-Po ti shpirt si ndihesh sonte?!

-Ndiej një lloj zbraztie në kraharor...

-Përse shpirt?!...

-Nuk di!- kishte shkruar ai...Mbase që nuk mund të jemi bashkë!

-Apo mbase unë nuk të kam dhënë aq sa ke pritur ti shpirt!-e kishte ngacmuar ajo

-Jo zemër ti më dhe gjithçka që kisha ëndërruar me vite!...

-Atëherë përse ajo zbrazëti në kraharorin tënd shpirt?!

-Jo vetëm zbrazëti,por edhe një ndjenjë faji zemër!

-Ndjenjë faji?!...përse shpirt?!...Atë që bëmë e bëmë me dëshirë...Andaj nun ke përse ta fajsosh vetën!...

-Ti nuk e di se çfarë ndodhi në dhomë të hotelit zemër!

-Cfarë paska ndodhur në dhomë të hotelit që unë nuk e ditkam shpirt?!

-Nuk e them dot sepse ti mund të lëndohesh zemër!

-Nëse mendon se mund të lëndohem mos e thuaj shpirt! Nuk dua lëndime pas një dite fantastike për mua dhe për jetën time!...

-Por nëse nuk e them do ta kem ndërgjegjen e vrarë gjatë tërë jetës zemër!

-Atëherë thuaje shpirt!...Mos e rëndo zemrën dhe mendjen!...

-Pas kryerjes së aktit në çarqafin e shtratit kuqëlonin ca pika gjaku!...

-Për këtë je i shqetësuar zemër?!

-Gjithësesi që jam i shqetësuar!Nga erdhën ato pika gjaku?!...

-Flije mendjen shpirt!...Dhe ndjehu krenar!...Ti je i pari që më more virgjërinë!-?!... 

-Përse heshte shpirt!?

-E çfarë të them pas kësaj shakaje të pakripur zemër?!...

-Nuk është shaka,por e vërtetë shpirt!

-Si ta besoj këtë?!...Ti je kaq vite e martuar...Ke një burrë...Ke fëmijë...dh këtej thua se sot e humbe virgjërinë me mua?!...

-Këtë nuk ta shpjegoj dot në tel!...Duhet të takohemi sërish që të mësosh për sekretin e pazakonshëm të jetës sime!...

Pas tri ditësh ishin takuar në të njejtin hotel dhe kishin prenotuar një dhomë...

-Sekreti i jetës sime shpirt është sa i pazakonshëm po aq i thimbshëm kishte nisur rrëfimin ajo!...Është sekret që e ndrydhë në zemrën time gjatë tërë këtyre viteve të martesës sime!Dhe isha betuar se këtë sekret do ta ndrydhja në zemrën time dhe te ikja nga kjo botë pa ia rrëfyer askujt!-dhe një kokërr loti i ishte rrokullisur nëpër faqe!...Ai nuk e kishte ndërprerë rrëfimin e saj vetën me shuplakë të dorës ia kishte fshirë lotin...

-Dhe ky sekret do të fillonte që në natën e parë të martesës sime!...Në shtratin e nusërisë!...Bashkëshorti im me të cilin kisha lidhur jetën kishte një mungesë fizike!...Dhe për atë mungesë nuk i kishte rrëfyer askujt...as prindërve të vetë...Dhe prindërit si prindërit kishin insistuar që biri i tyre të martohej...Ai kishte refuzuar shum? kohë,por dikur nuk kishte mundur më...E kishte pranuar kërkesën e stërpërseritur të prindërve dhe kishte pranuar që të martohej me mua...

Të gjitha do të m'i shpjegonte në natën e parë të martesës...Dhe do të më lutej që ne të bënim një pakt...një marrëveshje...që nëse unë pranoja të jetonim bashkë duke ruajtur sekretin e tij...Dhe pas shumë lutjeve të tij sfilitëse unë do të pranoja!...

Ai pastaj do të kujdesej që martesa jonë të dukej krejt e zakonshme si të gjitha martesat e tjera!...Do të kujdesej që ne të kishim edhe fëmijë!...Në kohën e "shtatzënisë" sime unë do të vishesha në atë mënyrë që pamja ime të jepte imazhin e një shtatëne krejt të zakonshme...Edhe për "lindjet" unë do të shkoja në maternitet!...Në "lindjen" e parë do të shkonte gjthçka siç e kishim paramenduar, ndërkaq në "lindjen" e dytë do të delnin disa pengesa të papritura!...Nuk po gjendej fëmija që do të adaptonim kështuqë unë "linda" pas tri javësh që kisha shkuar në maternitet!...Fatmirsisht në "lindjen" e dytë ne do të merrnim një djalë dhe ime vjehrrë do ta arsyetonte vonesën e lindjes si një dembelllëk tek bota mashkullore që do të thotë të djalit!...

-Ky ishte sekreti i jetës sime shpirt!...Prandaj ti atë ditë në shtratin e hotelit më more virgjërinë!...Prandaj ato pika gjaku?!...

Ai edhe më tutje po e shikonte në mënyrë disi të habitshme që tek ajo nxiste mosbesim?!...

-Kjo është e tëra zemër...besove ose jo!...

-Dhe përse e bëre tërë këtë sakrificë jetësore zemër?!...

-Sepse isha e re dhe as që e kuptoja jetën!...Mendoja se jeta është si një ëndërr e bukur!...

-Po tash si do të vazhdosh?! Do të ndryshosh diçka në jetën tënde zemër?!...

-Përse të ndryshoj?!...Unë kam gjithçka në jetë!...Kam një burrë...kam fëmijë ndërkaq tash të kam edhe ty!...Vetëm se tash ti je sekreti im i dytë i jetës që duhet ta ruaj me zili dhe me durim!...Dhe mbase ky sekreti im i dytë është edhe më i rëndë sesa sekreti apo enigma e parë!...Sekreti apo enigma e parë është e pazakonshme dhe e dhimbshme,ndërkaq sekreti apo enigma e dytë është edhe e dënueshme!...

-Sekreti apo enigma e dytë zemër mund të këtë pasoja të parashikueshme!...

-Ke frikë shpirt?!

-Naryrisht që kam frikë zemër!...Po sikur ti te ngelësh shtatzënë?!...

-Kjo të shqetëson shpirt?!...Ke harruar se unë kam burrë me të cilin edhe mund te ngelem shtazënë?!

-Çfarë do të thonte bashkëshirti yt po te ngeleshe vërtetë shtazënë?!...

-Do të heshtëte siç kam heshtur unë gjithë këto vite?!...

-Vërtetë mendon se nuk do ta ndiente vetën keq?!...

-Mbase vetën do ta ndiente keq por do të ishte i detyruar të heshtëte!...

-Mund të quhet mëkat kjo që bëjmë ne zemër?!

-Kjo edhe mund të quhet mëkat,por mëkat i ëmbël ia kishte kthyer ajo!-dhe e kishte puthur ne buzë...

Ai i eksituar nga ajo puthje e zjarrtë e saj ja kishte kthyer flakë për flakë!...

fund

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat