Vargje mërgimtare me vlera të veçanta letrare - Bota Sot
Vargje mërgimtare me vlera të veçanta letrare

Kultura

E mërkurë, 26 shtator 2018

Vargje mërgimtare me vlera të veçanta letrare

Nga: Baki Ymeri Më: 12 prill 2018 Në ora: 07:07
Kopertina

Vargjet duken të thjeshta, por në brendi të tyre autori fsheh mendimin për të sqaruar disa gjëra që ndërlidhen me njeriun dhe ekzistencën e tij. Njeriu është një qenie e përbërë nga tre pjesë: trupi, mëndja dhe shpirti. Sipas Biblës, fjala është për Treshin e Shenjtë. Njeriu pa mëkate është i barbartë me Zotin, siç janë martirët, engjëjt, dhe pse jo, edhe poetët.

Autori i këtij vëllimi poetik (Buka e mërgimit), është i preokupuar më shumë me aspektin faktik, në nivel individual apo kolektiv, duke qenë i kujdesshëm ndaj çështjeve sociale të shqiptarit që e ka braktisur përkohësisht vendlindjen, për të siguruar ekzistencën në botë. Frymëzimet e tij notojnë ndërmjet iluzionit dhe realitetit: “Ki mëshirë për mua, të lutem shpirti im/ Të kam ngarkuar kaq shumë me ofshama e dhimbje/ Të vë në tavolinë vetëm një laps e letër të bardhë/ E vetë mbytem në një Det të thellë mëshire.” Që nga starti, përmes vargjeve të këtilla, Musa Osmani krijon miq dhe admirim: “Oooo, ki mëshirë, të lutem, se veç ti ma di hallin/ Mos lejo që brenga të më vrasë hapin e ditëve/ Për ty do ngrej këtu në kurbet Shatërvanin e Mallit/ Ku të vë kokën e ballin e lodhur nga vitet.” Kjo është e vërteta, sepse “Europa vrapon si e çmendur drejt pasurisë/ Të bëjë çdo gjë luksoze në jetë/ Po ka humbur Çelësat e Lumturisë/ E shpirti i është vyshkur fletë më fletë:” Kështu thekson autori që i jep prioritet ndjenjës dhe komunikimit, dhe ka të drejtë, sepse në Europë, “Në ashensor kurrkush një fjalë s’ta flet/ Mos u çuditni kur të shikoni bashkë/ Një nënë e një vajzë shkojnë së nashku në bordell.”

Dikush mund të krijojë përshtypjen se çdo kend e lavdërojmë me sintagma, si “Poeti magjik i dritës shqiptare”, apo “Vargje mërgimtare vlerash të veçanta letrare”, kur vjen fjala për disa krijues në diasporë, por çdokush që i referohet artistikisht vendlindjes, atdheut, shpirtit, imagjinatës, e meriton nga një konsideratë të këtillë. I këtillë na duket edhe autori i librit “Buka e mërgimit”, kushtuar vëllezërve të mërgimit kudo në botë: “Bukë e mërgimit, bukë me shtatë palë kore/ Më sjell mall për bukën, gatuar në troje/ Ç’më kujton Përshefcën me vatrat bujare/ Bukë, kripë e zemër, në pragjet shqiptare.” Për Musain tonë, buka e nënave tona është “e ëmbla bogaçe”, kur të duket se gjithë botën e kishim në magje, kur nuk të shqitet kurrë nënë fjalëngrohta “Me një përkëdhelje na e vinte te dora/ Dorë e gjyshes sime, tundëte rrathë djepi/ Me një mijë urime, nxirrte bukë çerepi.” Kujtimet e fëmijërisë bëjnë të veten: “Merrnin vrap lëndine, mbanim fort bogaçen/ Pinim ujë krojesh, mblidhnim manushaqe.” Dhe vjen rinia, e pas rinisë fluturimi për në Perëndim, për të siguruar një jetë më të mirë, por:  “Veç bukë e mërgimit është me shtatë pale kore/ Helm duket në gojë, kur në sofra shtrohet/ Buka e mërgimit, bukë që s’të ngop kurrë”.

Kosova e shtrirë në veri dhe në jug të Sharrit, deri tejmatanë Preshevcës së tij, ka nevojë jo vetëm për emancipim social, por edhe për tejkalimin e krizës së moralitetit politik dhe integrimit të saj në Europë, sepse: “Me bukë në trastë shtatë ferre kaluam/ Më thoni një vuajtje që nuk e provuam/ Mes dritash Evrope, vezullojnë vitrinat/ Fluturojnë avionët, dete bëjnë makinat.” Dhe shton më tej: “Buka e mërgimit, oh, bukë pa kripë e shije/ Ti e fut në gojë gjithë trupi të dridhet/ Mos ma zër në gojë, vëlla, mërgimin e zi/ Se më rrjedhin lotë sikur bie shi.” Vargjet duken të thjeshta, por në brendi të tyre autori fsheh mendimin për të sqaruar disa gjëra që ndërlidhen me njeriun dhe ekzistencën e tij. Njeriu është një qenie e përbërë nga tre pjesë: trupi, mëndja dhe shpirti. Sipas Biblës, fjala është për Treshin e Shenjtë. Njeriu pa mëkate është i barbartë me Zotin, siç janë martirët, engjëjt, dhe pse jo, edhe poetët. Njeriu vepron si një Tresh në Unin e tij: Babai, Djali dhe Fryma e Shenjtë. Koha poashtu është një Tresh i Shenjtë: e shkuara, e tanishmja dhe ardhmëria. Autorit i kujtohet Dasma e Jetmirit, me pikën e lotit në qerpikët e burrit. “Kurbeti/ Na e ka dhënë një Bistricë lotësh brenda gjoksit të rreshkët/ Shkoj mbi varre/ E më duket se në dritaret e Mëhallës prek palët e flamurit.”

Vendlindja i jep gëzimin e djalit të babait të vet, që e rrok me krahë njëherësh, kur “Po vijmë nga larg/ Ku dritat mundin natën e thinjat bardhoshe t’i jepka udha.” Këto aspekte janë faktikisht tre energji: mendimi, fjala dhe akcioni. Të tubuara në një vend, ato ato lindin një rezultat, që sipas kuptimit tonë don të thotë, fluturim, ndjenjë apo përvojë:  “Qiejve/ Bredhërojmë si dallandyshe që Vatrën s’e harrojnë kurrë”. Pason shpirti i njeriut që përfaqëson shumën totale të çdo sentimenti që e ka krijuar gjatë kohës, kur gëzimi shpërthen në odë burrash, kur pasojnë urimet dhe vallet e hedhura me miq e mikesha sup më sup, kur “Nga varret po rizgjojmë ëndrrat e gjyshërve që mes dheut treten”. Mendimi i çiltërt është një jehonë që e ndërlidh jetën me vdekjen, për të qenë bashkë, “Edhe kur vijmë të lodhur larg, nga stacionet e detet”, për të qenë bashkë, “Edhe kur hapim valixhet me mall të zjarrmuar.” Në këtë konteskt, nuk kemi të bëjmë me vlera të larta që të dekorojnë me Çmimin e Nobelit për letërsi, por me një filozofi të theshtë të jetës shqiptare që të fton: “Gëzohu, bir/ Mate shendin e zemrës në majën e Sharrit”, apo diku në Korab, prehu me lulet e livadhit, sepse i këtillë është malli dhe monologue i mërgimtarit, që çdo ditë thinjet si dëbora, në Alpet e larta. Kaq sa për sot, për këtë poet të ri që e presim me një libër të ri, për të na dëshmuar se din ta ndërlidhë iluzionin me realitetin, imagjinatën me të vërtetën, duke e pasuruar lirikën e mërgimit me vlera të veçanta, letrare, metaforike dhe mendimtare.

Në kërkim të një ëndrre mërgimtare

Duke shfletuar librin me poezi “Buka e mërgimit“ të poetit Musa Osmani me origjinë nga Përshefca e Tetovës. Po, Musa Osmani, ky mërgimtar, ky kurbetli, ky emigrant, ky refugjat (vështirë se mund të gjendet një fjalë tjetër që ka më shumë sinonime në gjuhën tonë sa kjo) na jep në duar librin e tij të parë  Një libër me poezi me një titull shijehidhur “ Buka e mërgimit”

Është ironia e fatit të një jete të kombit tonë ku ka gëluar prej vitesh përditshmëria e shqiptarit në të. Në këtë  libër të tijin ku ai ka vënë emrin, fytyrën dhe titullin. duket se shohim vetveten Nuk nxiton po edhe e ka bindje të një burri besnik kur thotë se nuk do të ndërrojë kurrë emrin e atdheun. Ka mbledhur copëza qelqore të shpirtit të tij kristalor apo edhe të njëjtë me një mal të paepur, në një vëllim të parë poetik me titull “Buka e mërgimit”. Nuk është i pari që përtyp këtë bukë sa të hidhur aq edhe kafshatëmbytëse edhe pse poezitë për të janë të pakta. Të paktën, ato që qëllojnë në shpirtin e vrarë. Për ne, shqiptarët, buka ëshë jo vetëm simboli i jetës, por edhe simboli i Bashkimit të familjes që një nga një kanë rikrijuar atdheun, kombin. E mes një rruge që jo gjithmonë ka mbarësinë e vet, duket se buka na ka bërë më të ëmbël pragun që na rrit, më të malluar. Këto i thotë shumë më bukur miku im shqiptar deri në palcën e palcës Musa Osman Osmani.

Është e vërtetë që tema e mërgimit për shqiptarët ka qenë një nga temat më mbizotëruese të shprehur në forma të ndryshme të artit të tij. Që tek këngët e popullit, te ninullat e nënave, sidomos te baladat, elegjitë. e të lexosh këtë libër pyet natyrshëm: “A do të lexoj diçka të re? “ Po, Musai ka vështrimin e tij për kurbetin. Është në vorbullën e kurbetit me dramat, por edhe me atë pak dritë që të jep qëndrimi në mërgim Kjo nuk e pengon që të merret edhe me të djeshmen e të ardhmen. (Namik Selmani, fragment nga parathënia e vëllimit poetik Buka e mërgimit, Tringa Design, 2012)

BUKA E MËRGIMIT

Vëllezërve të mërgimit kudo ku janë në botë

Bukë e mërgimit , bukë me shtatë palë kore

Më sjell mall për bukën, gatuar në troje

Ç’më kujton Përshefcën me vatrat bujare

Bukë, kripë e zemër, në pragjet shqiptare

Buka e nënës sime, e ëmbla bogaçe

Sikur gjithë botën e kishim në magje.

Nuk më shqitet kurrë nënë fjalëngrohta

Me një përkëdhelje na e vinte te dora.

Dorë e gjyshes sime, tundëte rrathë djepi

Me një mijë urime, nxirrte bukë çerepi.

Merrnin vrap lëndine, mbanim fort bogaçen

Pinim ujë krojesh, mblidhnim manushaqe.

…Veç bukë e mërgimit është me shtatë pale kore

Helm duket në gojë, kur në sofra shtrohet.

Buka e mërgimit, bukë që s’të ngop kurrë

Është mbrujtur me lot, të patharë kurrë

Me bukë në trastë shtatë ferre kaluam

Më thoni një vuajtje që nuk e provuam.

Mes dritash Evrope, vezullojnë vetrinat

Fluturojnë avionët, dete bëjnë makinat.

 

Buka e mërgimit, oh, bukë pa kripë e shije

Ti e fut në gojë gjithë trupi të dridhet.

Mos ma zër në gojë, vëlla, mërgimin e zi

Se më rrjedhin lotë sikur bie shi.

Ah, bukë e mërgimit!!!

 

KIJ MËSHIRË PËR MUA, SHPIRTI IM!

Ki mëshirë për mua, të lutem shpirti im

Të kam ngarkuar kaq shumë me ofshama e dhimbje

Të vë në tavolinë vetëm një laps e letër të bardhë

E vetë mbytem në një Det të thellë mëshire.

Oooo, ki mëshrë, të lutem, se veç ti ma di hallin

Mos lejo që brenga të më vrasë hapin e ditëve

Për ty do ngrej këtu në kurbet Shatërvanin e Mallit

Ku të vë kokën e ballin e lodhur nga vitet.

………………………………………

Oh, ki mëshirë, të lutem shpirti im!!!

 

NË DASMËN E JETMIRIT

Në dasmën tënde

ma baj hallall pikën e lotit në qerpikën e burrit

Kurbeti

Na e ka dhënë një Bistricë lotësh brenda gjoksit të rreshkët

Shkoj mbi varre

E më duket se në dritaret e Mëhallës prek palët e flamurit

E Përshefca

më jep gëzimin e një djali e të babë Osmanit që e rrok me krahë njëherësh

Po vijmë nga larg..

Ku dritat mundin natën e thinjat bardhoshe t’i jepka udha

Qiejve

Bredhërojmë si dallandyshe që VATRËN s’e harrojnë kurrë

Urimet i pres ,

E kacek gëzimi qenkam bërë, bir, në odë me burra

Teksa

Në Tearcë valle hedh me miqtë e rinj, sup më sup

Nga varret

po rizgjojmë ëndrrat e gjyshërve që mes dheut treten

Vallen e tupanit

Kurrë të mos e shuajmë në pragjet e mjaltuar

Ne jemi BASHKË

Edhe kur vijmë të lodhur larg, nga stacionet e detet,

Ne BASHKË do të jemi

Edhe kur hapin valixhet me mall të zjarrmuar.

Gëzohu, bir

Mate shendin e zemrës në majën e Sharrit a diku në Korab

E lulet e livadhit

 

BABAI

Monologu i një emigranti

Çdo ditë ai thinjej si bora në Alpet e lartë

E gjumin e kishte harruar prej kohësh

Ulej në shkallët e shtëpisë si skulpturë e gjallë

E kraharorit të thatë e vinte shpesh dorën.

Ai, plisi i bjeshkës , me heshtjen ishte bërë vëllam

Me arin e botës s’ia peshoje dot mençurinë.

E lotët i derdheshin në qerpikë si unaza kristal

Kur fliste për pragun që kishe lënë larg një ditë.

Ma dha besën e lume që m’i mbush ditët e jetës

-Mos u thyej , bir, nga guri që rrugën ta zë.!

Unë do të jem me ty si shtrati mes betejës

Dhe kur në këtë shtrat mes jush të mos jem më.

 

Ishte lodhur shumë babai im…

 

EUROPA

Vrapon Evropa si e çmendur drejt pasurisë

Të bëjë çdo gjë luksoze në jetë

Po ka humbur Çelësat e Lumturisë

E shpirti i është vyshkur fletë më fletë

Flëën qentë me njerëz në shtretër të mëndafshtë

Në ashensor kurrkush një fjalë s’ta flet

Mos u çuditni kur të shikoni bashkë

Një nënë e një vajzë të shkojnë në bordell.

 

MALLKIMI

Si gra lavire në salla me dritë kacafyteni

Po fjala e popullit një ditë do t’u bëhet mallkim

Të themi se në moçal çdo ditë po zhyteni

Është pak , fare pak për vargun tim.

Pallavrat tuaja pa pare kurrë s’do na duhen

Kur shkelni mbi besën e fjalës një ditë

Vetë toka ku ecni për ju piskon me kuje

Kur në greminë kërkoni të na futni të gjithë.

Diku zbrazni gota, krekoseni në makina, mbi timon.

Pëllisni si gomarë në sheshe, ekrane, në një miting

E populli i thjeshtë mbi mjerimin e zi po lëngon

Nga truri juaj i prishur që ka veç kalbëzim

 

HESHTJA E FJALËVE

Pse heshtni si vuvë, o fjalët e mia

Kur trishtimi më merr më mbyt vetmia?

Mos heshtni, ju lutem, o fjalë të shtrenjta

Flisni me mua kur ditët prek jeta.

Nga shkoj e kush jam as vetë nuk e di

O heshtje njerëzore që shpesh më ndjell zi

E dua të prek, të prek fjalë magjike

të flas për nisjet, të flas dhe për pritjet

Të flas për hallin që kokën ma thinji

të flas për varret që hapi mërgimi

Pse heshtni, pse heshtni, o fjalët e mia?

Më hiqni kafazin ku mbyllet liria!

 

PAMFLET

Ata me kokën e tyre çudira pjellin
Mbi tokë e sollën tmerrin
Mbi vete vdekjen e ndjellin
Fajtorin e kërkojnë ku s'duhet
Për një fjalë goje derdhin gjak
Zotin e akuzojnë pa asnjë shkak.

 

RIKUJTIM PËR 100 VJETORIN

Ta rikthejmë pak historinë,

që mos ta harojmë tragjedinë...
Rrëmujë e shkuar rrëmujës, o Perëndi
akoma pa lindur shteti Shqiptar

u bë shkrumb e hi, dhe as që dihej kishte
apo nuk kishte shtet, por sejcili pyeste
për kryeqytet, dhe nuk dihej kryeqyteti

sepse u bë tollovi, sot shpallej një
ndërsa nesër ishin dy. Kufijtë
nul diheshin aspak se ku janë,

njëri e vinte litarin, e tjetri kundërshtonte,

njëri ngreh andej e tjetri ngreh këndej,

ngeli shteti shqiptar me e udhëheq disa çakej.
 

Këtu është Shqipëri, jo është Greqi, bam Serbi
më këmbë se këtu është Serbi, jo Serbi por
Shqipëri. Ia mëshonte shqiptari me dy këmbët
e tij. Njëri me çizmë, tjetri opinga me xhufka
Shqipëri është këtu s’e luan pushka,

të gjithë duart në kobure i çonin,

çakejtë kufirin nuk e respektonin.
Pa kryetar shteti s’kishte kuptim,

duhej gjetur një me plot besim,

do sjellin një princ të mençur dhe modern,

sepse  ky popull vesht nuk merr,

njëri gjerman, tjetri anglez, njëri francez,

tjetri skocez, një mbret u gjet
por nuk u konvenonte, se donin mënjëherë
shtetin ta rregullonte, e vështirë ishte lindja
dhe me lot në sy, por stoikisht eci

nëpër histori, e dashura Shqipëri...

 

DIELLI AKULL I FTOHTË

Dielli akull i ftohtë
Rrugë që nuk të çojnë askund
Dita në vend të huaj zgjat një muaj
Fshijmë buzët për fere
As sekretin s'ke kujt t’ia beson
Sejcili mundohet nga vuajtja jote t’përfiton
Heshtje varri për së gjalli
Ngelëm pezull as në tokë as në qiell
Me gojë e pa gjuhë ecim kuturu
Statuja memece që ngjallin frikë
Për një fjalë goje bëhesh objekt loje
Të jetosh në mëshirë të huaj
Të harrosh emër e mbiemër
Historinë ta shkruan tjetërkush
Teshat t'i presën për trupi
Duke u munduar të dukesh si dikush
E t’përgojon se nuk je askush...
 

MIRËSEVJEN ZT. HARADINAJ

Mirësevjen legjenda e Kosovës
mirësevjen kryeministër i Dr. Rugovës
mirësevjen në tokën që e çlirove
por si duket dikend e pengove
por nuk u nënshtrove dhe para
Hagës pafajsinë e dëshmove
trimi nuk dorëzohet por në çastin
e duhur i mençur tregohet
Trimëria dhe veprat tua flasin vetë
se qysh për së gjalli hyre në legjendë
se kundërshtarët ta kanë lakmi
por s’kanë fytyrë tët dalin para
të denoncuan dhe të akuzuan

se ju prishë shum punë.
Eja se lulet dhe populli të presin
krahëhapur dhe me vullnet se vetëm
ne ju jemi mbështetë, se kjo qeveri
e tashme çdo ditë vendin po e shet.
Të uroj pushim të lumtur në familje
dhe në vendlindje ku të kemi mbret!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test