Mbyllet gara për drejtor të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli rizgjidhet sërish - Bota Sot
Mbyllet gara për drejtor të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli rizgjidhet sërish

Kultura

E premte, 20 korrik 2018

Mbyllet gara për drejtor të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli rizgjidhet sërish

Më: 11 prill 2018 Në ora: 19:18
Hervin Çuli

Hervin Çuli do të jetë Drejtori i Teatrit Kombëtar edhe për 4 vite të tjera. Kandidatura e tij është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Rivalet e tij në garën për të drejtuar Teatrin Kombëtar ishin Ema Andrea, Genci Fuga dhe Laert Vasili.

Emërimi i Drejtorit të Teatrit Kombëtar vjen në kohë debatesh mes aktorëve e regjizorëve të këtij institucioni dhe  Ministrinë e Kulturës, si për shembjen e godinës së teatrit, ashtu dhe për projekligjin e ri për artin dhe kulturën.

 V E N D I M

PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në bështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të  ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hervin Çuli emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test