Puthja në mes të Belmondo dhe Anna Karina, posteri zyrtar i Festivalit të Kanës

Kultura

Puthja në mes të Belmondo dhe Anna Karina, posteri zyrtar i Festivalit të Kanës

Më: 11 prill 2018 Në ora: 18:26

Festivali i Filmit të Kanës ka zgjedhur që për edicionin e tij të 71-të të nderojë filmin “Pierrot le fou”, të regjisorit Jean-Luc Godard.

Në qendër të posterit zyrtar të këtij edicioni është aktori Jean-Paul Belmondo dhe Anna Karina.

Në posterin me tone të kaltërta dhe të verdha, Jean-Paul Belmondo dhe Anna Karina nga veturat e tyre zgjaten për të puthur njëri-tjetrin. Ky imazh është marrë nga një skenë e filmit “Pierrot le fou”. Godard ishte nderuar në vitin 2014 në Kanë me çmimin e jurisë.

Festivali i Kanës do të hapet më 8 maj, me aktorin dhe drejtorin Edouard Baer si mikpritës të festivalit dhe me aktoren australiane Cate Blanchett si presidente të jurisë.

Lista e filmave që do të jenë pjesë e festivalit do të publikohet të enjten në konferencën për media në Paris, shkruan culturebox.

Në vitin 2017 posteri i përdorur nga festivali ku shfaqej aktorja Claudia Cardinale kishte ngjallur kritika për ndërhyrjet në fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat