Poezi e një drite të fuqishme vezulluese

Kultura

Poezi e një drite të fuqishme vezulluese

Më: 5 prill 2018 Në ora: 18:30
Kopertina e librit

Poeti Mazllum Saneja, i njohur në letrat shqipe dhe polake edhe si përkthyes  i afirmuar nga shqipja në polonisht dhe anasjelltas, kohë më parë nxori në dritë librin e tij më të ri me poezi me titull:Ndërmjet jetës dhe vdekjes,ku vezullon fuqishëm fjala poetkike , arti i fjalës , fuqia poetike shprehëse-figurative.

Ky libër, që vjen si rezymim i një përvoje të gjatë krijuese, mbi dyzetvjeçare , i redaktuar nga poeti Agim Gjakova , hapet me poezinë emblematke-programatike me titull:POETI, ku shprehet qenësia e shpirtit,e jetës së poetit ,që jeton në një epokë të çthurur, jeton mes jetës dhe vdekjes,mes jetës dhe artit,me jetës vdekjes dhe artit ,i trishtuar thellë ,por që qëndron i pathyeshëm, shpesh i rezignuar me jetën e një mërgimtari të përlotur, por që nuk dorëzoht. Për ta shijuar bukurinë e kësaj poezie,për lexuesin tonë po e japim këtu, tekstin e saj në tërësi :

POETI

Thellë në mua
trishtim
i epokës sime.
Qëndroj
nuk dorëzohem
para bubullimave në botë.
Gjithnjë jam
me të munduarit
të humburit skamnorë.
Reth e përqark
këtij kozmosi të shthurur
me kontradikta.
Ndiej se gjithnjë e më shumë
zëri im humbet
në shkretëtirë.
Kjo botë e shurdhër
plot zjarmi
botë marramendëse.
Nga çdo anë e botës
bërtas e çirrëm
fillikat vetëm.
Mendime të llojllojshme
më përshkojnë
për epokën time 
të pandjeshme.

          Librin e tij në fjalë poeti e ka strukturuar në pesë pjesë , në pesë cikle:

I.Mall...
II.Ndërmjet jetës dhe vdekjes
III. Sytë e mi të gëzuar në botën e helmuar
IV.Shtëpia e vetmuar dhe
V.Shokët e mi besnikë të fjalës.
Ky libër që sapo ka dalë nga shtypi, është edhe një dëshmi e fortë se poeti ,eseisti dhe përkthyesi i afirmar letrar , Mazllum Saneja ,që jeton dhe vepron mbi dyzet vite në Varshavë,e zotëron për mrekulli artin e fjalës poetike ,gjuhën poetike që e bën
thelbin letërsisë  Është ky  një poet i veçantë , me një bagazh kulturor solid , me një përvojë të gjatë krijuese,kualitative , është poet që njeh dhe zotëron aftësitë shprehëse-figuratuve  të shqipes ,gjë që shprehet edhe në librin e tij më të ri , libër ky me vlera shumështresore, me një ngjyrim autentik.Ky libër  me poezi , artistikisht i arrirë , shpalos shpirtin fisnik të poetit , botën shpirtërore të tij , të trazur edhe për faktin se ai bashkëndjen dhe bashkëvuan thellë  me njeriun e munduar, me të humburit skamnorë:
 
"Gjithnjë jam
 me të munduarit
 të humburit skamnorë"
                       (Poeti).
Vlen të theksohet se poezia e këtij libri, titulli madje edhe vetë titujt e poezive reflektojnë këtë qenësi,reflektojnë këtë gjendje , reflekton shpirtin dhe mallin e poetit jo vetëm për vendlindjen por edhe për më të dashurit e tij; në këtë kontekst 
shquhen poezitë si:Psherëtimë(Tim at),Shtëpia ime(Hijes së ndritur të Nënës sime),Pranverë e tunxhtë(Kujtimit të vëllaut),Shyhretja(Në kujtim të motrës),etj.
Libri në fjalë ka tematika të ndryshme,por harmonishëm shkrihen dhe krijojnë një tërësi;gjithçka është ndërtuar bukur, gjithçka është thënë bukur , poetikisht , përmes fjalës që është simbolika e ekzistencës;është fjala autentike,e latuar ,e poetit , që në vetvete përfshin jetën e poetit mërgimtar , shpirtin e tij të vuajtur , dhe jo vetëm të tij , atë që mund të rrëfehet  ose atë që  bëhet pasazh  meditimi:
         "   Poetët nuk vdesin
            Poetët i vrasin "- thotë në një vend 
poeti Saneja.
            Poezia e këtij libri ka forcë magjike , ka gjallëri , ka inteligjencë e teknikë poetike sa tradicionale aq edhe teknikë poetike moderne , elitare.Arti poetik i tij ,  që lëxohet me një frymë dhe që të krijon kënaqësi estetike , t' afron me njeriun  , me njerëzoren ,me Kosovën, sepse ngërthen në vete diçka misionare...
        Si poet Saneja ka një ide poetike , një performancë origjinale , të ngjeshur  me ndjenja sublime ,ai përçon mesazhe sublime  për njeriun , për lexuesin kudoqoftë ai.Pas leximit të teksteve poetike të këtij libri, lexuesi ndjehet disi më i relaksuar shpirtërisht ,ndjehet kur e kur edhe i mallëngjyer,ndonjëherë edhe i rebeluar,madje kur e kur edhe i rilindur.
Saneja është poet i afirmuar , por edhe skrupuloz , është poet me një afinitet  të rrallë  , të veçantë, origjinal ,poet që qëmton fjalën , e zgjedh dhe e përdor atë duke i dhënë fuqi shprehëse ,dritë vezulluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat