Kreativiteti i lartë poetik në pikturën e Ibrahim Ponoshecit

Kultura

Kreativiteti i lartë poetik në pikturën e Ibrahim Ponoshecit

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 2 prill 2018 Në ora: 10:35
Mr. Bislim Aliu

Nëse krijuesin e mban gjallë vepra e vet, atëherë, kjo gjithsesi vlen pikërisht për piktorin Ibrahim Ponosheci. Krijimtaria e tij e gjërë në të gjitha segmented; në vizatim, në pikturë, në skulpturë, dhe në ilustrim, dhe, sensibiliteti i lartë në rrëfimin përmbajtësor, kjartas tregojnë se në  krijimtarinë e gjithmbarshme të piktorit  Ponosheci ka poetizim të lartë të ndjesimit dhe të shprehjes përmbajtësore.

Pa mëdyshje, kreativiteti shprehës i  çdo krijuesi, shfaqet si refleks i  lartë shpirtëror me fundament intim, që nxjerr në shesh veçantinë kreative të çdi krijuesi. Kjo veçanti kreativiteti nuk mund ta ketë secili krijues. Atë kreativitet solid do ta kenë vetëm ata krijues që në shpirtëroren e tyre e kanë idealizmin e lartë ndjesor. Ky poetizim i lartë ndjesor e shprehimor  vërehet kjartas edhe te piktori i  mirëfillt dhe shumë i njohur Ibrahim Ponosheci. Ky piktor me përkushtim të lartë e ruajti gjithnjë individualitetin dhe kreativitetin e vet që e dallon bukur shumë nga krijuesit e tjerë. Dua të them se ky piktor tejet ndjesor përherë i  solli arteve tona pamore diçka të re. I takon brezit të mesëm të krijuesve figurative që e avancuan me përkushtim të lartë artin pamor në Kosovë.

Piktori Ponosheci u lind në Gjakovë më 1947. U shkollua në Akademinë e Arteve në Beograd të cilën e kreu më 1974 dhe maxhistroi po në këtë Akademi më 1982. Ai pati një mori ekspozitash individuale dhe shumë të tjera kolektive të cilat i sollën atij shumë shpërblime dhe mirënjohje të shumta që tregojnë sensualitetin e lartë dhe përkushtimin e madh në pikturë. Zatën në pikturën e tij përherë u vërejt ndjesimi dhe poetizimi i lartë në shpërfaqjen vizatimore dhe pikturore.

Ndjeshmi i lartë për vizatim

Nëse krijuesin e mbanë gjallë vepra e vet, atëherë, kjo gjithsesi vlen pikërisht për piktorin Ibrahim Ponosheci. Krijimtaria e tij e gjërë në të gjitha segmentet’ në vizatim, në pikturë, në skulpturë dhe në ilustrim, por edhe sensibiliteti i lartë në rrëfimin përmbajtësor, kjartas tregojnë, se në krijimtarinë e gjithmbarshme të piktorit Ponosheci ka poetizim të lartë të ndjesimit dhe të shprehjes përmbajtësore.

Piktori Ponosheci, ka kohë që tregoi interesim shumë të lartë për arte pamore. Dhe, nëse e shpalosim dhe e analizojmë me dinjitet krijimtarinë figurative të tij, patjetë duhet filluar nga faza e hershme vizatimore të tij. Sigurisht, vizatimi për piktorin Ponosheci është strumbullari i tërë krijimtarisë së tij. Zatën, vizatimi i tij linear, që kultivoi piktori, është një arritje e lartë shpirtërore e një idealizmo të thuktë ndjesor. Dhe, pa dyshim ishte një mjeshtër i vërtetë i vijë, i formës dhe i  kompozicionit. Gjithsesi, kjo botë imitative e tij u vërejt dendur në shumë vepra të realizuara ku piktori shpalosi kreativitetin e lartë shprehës.

Bota vizatimore e Ponoshecit, gjithsesi është botë e portreteve, figurave dhe e imazheve të shumëllojta nga përditshmëria jetësore dhe kohore.  Në portrete dendur spikatet psikologjia e portreteve. Ai është mjeshtër i figures dhe i figuracionit. Eshtë mjeshtër i vërtet i vijes të cilën e punon me një ndjeshmëri shumë të lartë. Zatën kjo ndjeshmëri e lartë rrezatuese, në brendinë e saj përherë e ka poetikën ndjesore e cila rrezaton përherë në ço vizatim të tij i cili qëndron si një strall i lartë bukurie. Kjo shprehje e tij gjithmonë hetohet në vizatim të tij. Ajo është e tij dhe përherë mbetet e veçanta e tij. Kjo përditshmëri rrezative e shprehjes idealiste dendur u venerua në shumë vepra të realizuara, e sidomos në vizatimet; “Portret “ I,II, III, “Gj.K. Skënderbeu” , “Pa titull” I,II,III,IV,V, :”Apoloni e dafne”, “Idilë e gëzuar” “Druri plak”, “Mesha”, “Ironia”, “Natyrë e qetë”, “Dy figura”, “Vrragët e qytetit tim”, “Nën mbrojtjen e Nënes së madhe”,  e në ndonjë tjetër. Të gjitha këto vepra vizatimore tregojnë shpërfaqjen e lartë dhe ndiesim e brendshëm shpirtër të piktorit Ponosheci.

Peizazhet dhe idila kreative e poetike e piktorit

Përgjithsisht, e tërë krijimtaria pikturale e piktorit Ponosheci lidhet me token, natyrën, njeriun dhe me katrahurat e tij kohore. Koha për te është rea;litet. Pra, e tërë kjo ndjesi e lartë e realizuar në veprat e tij e ka një poetikë të mirëfilltë të cilën  ndonjëherë e përshkon një frymë e lartë surealiste. Me këtë frymë intimiste piktori Ponosheci, angazhohet në shumë cikle; si të “ portreteve”, “ natyra të qeta”,  “kompozicione”, e, sidomos në  “peizazhe”.

Këto peizazhe piktori i  paraqet me ndjeshmëri të lartë artistike dhe estetike. Pra, tregoi gjithnjë vëmendje të posaqme për natyrën. Zatën këtë ndjesi të lartë ndaj natyrës, ai e tregoi në shumë veprapikturore që tregojnë idilen e lartë shpirtërore dhe kreativitetin e mirëfilltë shpërfaqës. Ai filloi nga vendlindja dhe nga Cabrati heroik dhe piktoresk i tij. Dhe, nga ky frymëzim i lartë dhe idilik i tij u linden veprat; “Gjakova”, “Pemishtja”, “Natyra me lule”, “Një dritare dhe një lis” “Flutura”, “ Amshueshmëria” etj.

Në këto piktura, por edhe në shumë të tjera të piktorit Ponosheci dallohet gjithsesi koloriti shumë i  pasur të cilin e përdori me ndjesimin më  të lartë. Kjo ndjeshmëri e rrezatuar vërehet gati në secilën pikturë. Dhe, për  këtë arritje, tejet të pasur, mund ta quajmë piktor të harmonisë me simfoni të lartë koloristike. Pra, është një poet i  ngjyrës. Ai e poetizoi në shkallën më të lartë ngjyrën. Këtë lartësi të poetizuar e zbërtheu në nuanca më të imta subtile dhe me ndjesi të lartë kreative. Kjo ndjesi rrezative dhe kjo shprehje e mirëfilltë kreative u vërejt ndjeshëm sidomos në tablotë; “Simfonia”, “Dora magjike”, “Pa titull” I,II,III, IV, “Epi i  lashtësisë”, “Kujtim veror”, “Dritarja e hapur”, “Gjësende nga jeta e përditshme”, “Transformimi”, “Homazh”, “Portret në dritare”,  e ndonjë tjetër.

Në këto piktura vërehet një poetizim i thuktë dhe i qëndrueshëm i cili me shpërfaqen idealizuese mbetet gjatë në ndërdijen tone. Ndaj, në çdo vepër të tij hetohet një porosi. Porosi që të ngacmon dhe të përvetëson me idealizmin e lartë ndjesor. Pa dyshim, në çdo vepër kreative vërehet koncepti logjik me një poetizim të lartë shpirtëror të ndiesimit për formë, ritëm dhe kompozicion. Përgjithsisht në çdo vepër të Ponoshecit vërehet qartas lidhmëria e shpërfaqjes konkretizuese në mes vizatimit dhe të pikturës. Kjo shprehje është e tij dhe përherë do të mbetet vetëm e tij.

Kompozicioni dhe nudot

Krijimtaria figurative e piktorit Ponosheci asnjëherë nuk u ndal. Ajo hapëroi dhe vazhdoi përherë së kërkuari. Këtë kreativitet të nduarnduart dendur e vërejm edhe në kompozicion dhe në nudo. Gjithsesi ky subtilitet kreativ ravijëzon këndshëm por edhe bukur.

Ogist Renoar pat thënë; “Po të mos kishte ekzistuar femra, unë kurrë nuk do të bëhesha piktor”. Ndoshta edhe kjo thënie e tij e kishte ngacmuar piktorin e nderuar Ponosheci. Dhe, nga një opus tejet i  gjërë në këtë rrafsh interesimesh do t’i dallonim veprat; “Amshueshmëria”, “Pa titull” I,II,III, “Akt nën të bardhë”, “Pieta”, e në ndonjë tjetër.

Andaj,  piktura e Ibrahim Ponoshecit është e gjithmbarshme; sin ë sasi, por edhe në cilësi. Ajo ka një subtilitet të  lartë të rrëfimit ndjesor e përmbajtësor. Me këtë subtilitet ravijëzues ai u dëshmua  përherë me kreativitetin dhe me laryshi temash të trajtuara në veprat e tij. Ky kreativitet i  tij do të mbetet shembull i  tratimit dhe i konkretizimit idealist e ndjesor  në veprat e tij të nduarnduarta. Ato gjithsesi do të shëmbëllejnë gjatë nëpër  kohë si arritje e lartë ndjesore dhe  me shpërfaqje përmbajtësore..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat