Bardha Goga me fotografitë bardh e zi, fascinoi të gjithë

Kultura

Bardha Goga me fotografitë bardh e zi, fascinoi të gjithë

Nga: K.G. Më: 29 mars 2018 Në ora: 17:02
Fotografi bardh e zi

Arti është pjesa më e bukur e jetës! Artisti ballafaqohet me sfidat të ndryshme. Fotografitë shumë herë paraqesin edhe realitetin e një kohe sado kudo që janë edhe prekëse. Bardha Goga befasoi me tri fotografi artistike bardhezi dhe fitoi vendin e parë në Shqipëri.

Bardha, fotografja e re, për një kohë shumë të shkurtër në këtë profesion po arrin që me anë të punës së saj, të vlerësohet lart dhe të ketë suksese të shumta në fotografinë bardh e zi artistike.

Image

William Woker dhe Bardha Goga

Fotografitë e saj po pëlqehen si në Kosovë dhe jashtë saj ku për disa herë më radhë fiton vendin e parë në disa gara të fotografisë artistike në Shqipëri. Bardha shprehet e lumtur për epitetin e fotografive më të mira, por kjo aspak nuk e bën komod, por e nxitë që të punoj edhe më shumë në arritjen e synimeve tjera që ka para vetes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat