Ndahet nga jeta e bija e artistes Marije Kraja

Kultura

Ndahet nga jeta e bija e artistes Marije Kraja

Më: 25 mars 2018 Në ora: 15:33
Inis Kraja

Është ndarë papritur nga jeta vajza e sopranos së famshme, Marie Kraja. Inis Kraja profesoresha dhe përkthyesja e njohur, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Inis ishte vajza e vetme e solistes së parë në TOB, Marije Kraja, ndërsa për lajmin e hidhur ka shkruar në rrjetet sociale edhe mikesha e saj, Klodeta Dibra.

Dibra shkruan:

U prehsh në paqe fisnikja, qytetarja Inis Kraja! Plot vite kaluam s’bashku në Fakultetin e Gjuhëve të huaja si kolege e mikesha. Të kam çmuar përherë për profesionalizmin tënd, korrektesën, miqësinë pa hile, fjalët e pakta por të mençura, buzëqeshjen ‘koprrace’ por domethënëse, hijeshinë hollake të shtatit tënd, mençurinë e fisnikërinë e trashëguar nga dy prindërit e tu të mrekullueshëm, profesori i Latinishtes dhe e madhja Marije Kraja.

Jam pa fjalë sot, Inis. Do rrokësh fort ata që të deshën e të kultivuan aq bukur, duke u ngjizur në amëshim.

Qofsh e Parajsës, profesoreshë e kolegia jonë Inis Kraja!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat