Princi i dashurisë…

Kultura

Princi i dashurisë…

Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:15
ilustrim

Princi i dashurisë…

 

Poeti i mirë, ngrihet që pa gdhirë,

kujtesën, ëndrrat stivos me dashuri,

ditës i jep jetë dhe lules dëshirë ,

petales së pritjes i fal kaltërsi.

 

Mirëmëngjes nis urimin për të gjithë ,

ditë të mbarë të keni, ju o miq të mi!

 Në rresht i vë që të gjitha dashuritë,

fantazisë dhe ëndrrave iu fal ai liri…

 

Poeti i mirë në duar e mban globin

Dhe ëndrra nis ku vuajtje e vaj ka,

Veç Dashurinë ai ka Kryehobin

Dhe shpirtin për të mjerët e bën kala…

 

E vargje shpirti hedh në fletë të bardhë

Dashurive diellore dritaren ua çelë…

me përkëdhelje e puthje vihen në radhë

 të gjitha stinët që lulojnë pranverë…

 

Vargje për vashën, që gjumin ia prishi ,

 me përkëdhelje e puthje mrekullore…

Vargje për ata që kurrë s’i takoi

por iu bënë miq në udhët e tij prore…

 

Bukurinë e mëmëdheut hedh poeti në telaje,

mbi kuriz të kohës kalarojnë mirësitë…

herë gremiset poshtë, herë ngjitet në maje

në rresht i vë ai që të gjitha dashuritë…

 

Lules i thur vargje, çdo petali një kujtim ,

merr nga ngyrat e jetës nuancat pranverore…

Dhe pak nga pak venitet teksa në amëshim ,

Enden vargjet e tij mesazh në kohëra prore.

 

 

 

SHPIRTIN NUK E LAMË TË MERRTE ARRATINË...

 

Ku mbetën ëndrrat, dëshirat me krahë pëllumbi?

Ku ikën vitet me imazhe ylberi dhe me flatra lirie?

Në humnella dëshirash të befta, koha rrugën humbi

Dhe ne na vjen nga larg mesazhi me drithërima rinie…

 

Disa vargje me aromë shpirti po percjell për ju miqtë e mi,

Jeta me dashuri në krahë ëndërrimesh përherë na rriti,

Dielli si medalion në kraharor të ditës seç më rri.

Dhe shpërdanë deri në deje çiltërsi e ngohtësi,

 

Në çdo ditë që e ka bekuar Zoti,

me përkedhelje porsi perëndi,

Shën Valentin është i gjithë Globi,

në krahët e njëri tjetrit përqafuar…

Dashuria është feniks që rilind nga hiri,

ajo kurrë nuk ka të perënduar…

 

Folëm dhe përcollëm fjalën e mirë,

Në cdo çast kemi Shën Valentin.

Të mirëkuptuar në këtë jetë rendim,

 Zoti na jep gjithmonë bekimin,

Pëlhurën e Penelpoës endim,

Kur pranverë e shpirtit përzë dimrin.

 

Me ty bashkëshorti im me emrin Sotir,

 Bashkë me fëmijet jetës i dhamë kuptim,

Respekti për njëri tjetrin si një xhevhair,

 Shpirtin nuk e lamë të merrte arratinë.

 

 Për mua ndoshta dhe për të gjithë,

Shën Valentini është gjak i dashurisë,

Zemra jonë me shkëlqim Ylberi,

përherë e dashuruar në jete na mbeti.

 

Përsa kohë që rrojmë dhe marrim frymë,

Një zemër e dashuruar nuk e shuan zjarrin,

Ndaj gjithmonë në jetë do kemi shën Valentin,

Njëri tjetrit në sy ia shohim mallin.

 

Nën hënë pasioni që nuk ka të sosur

Udhë e përmbi udhë drejt zemrës tjetër…

Nëse kjo botë e gjitha na qenka nakatosur,

E ruan të mos bjerë veç dashuri e vjetër…

 

 

 

JETË ME PËRPJEKJE

 

Jetë që s'të jetova mirë,

se pate çaste me errësirë,

por s’u zhyta kurrë në baltë,

tek një lule kërkova mjaltë.

 

Te dy ecëm në rrugë me gurë,

dhe u përplasëm në ndonjë mur,

por kurrë nuk ramë e nuk ngecëm,

me këmbët tona prapë ne ecëm.

 

Ecëm larg me furtunë

 mbas dallge nëpër lumë,

nëpër mjegulla me gjëmime,

por prapë dolëm në kthjellime.

 

Pak na panë dhe pak na deshën

buzëpërveshur dhe na qeshen,

por ne bashke përherë mbetem,

dhe fjalë zemre shpesh ne gjetëm.

 

Fjalët tona në çdo sofër shtruar

mbeti fjalë e zgjuar,

 dhe na ndezi zjarr në votër,

shiun e shqotën për të larguar.

 

Ti me ke dhe unë të kam,

jetë që koha nuk na ndau

 ikin vitet edhe na lanë,

ty themelin dhe mua traun.

 

Dhe të dy bashkë u gëzuam,

dhe me mjaltë sofrën shtruam,

dhe kërkuam nga njeri - tjetri,

nderimin e një jete mbreti.

 

 

 

MIRË SE ERDHE DALLËNDYSHE

 

Mirë se erdhe, moj dallëndyshe,

Lajmëtare e parë e pranverës,

 Gjuha jote nga e imja është ndryshe, T

e njejtë kemi muzën e këngës.

 

Shumë gjatë shtegëtove pa pushuar,

Për të ardhur përsëri tek ballkoni im,

Më përshëndet me krahë, unë me duar,

Shpirti na mbushet me vezullim.

 

Së bashku kemi të njejtën dashuri,

Ti për zogjtë e ty unë për fëmijët e mi,

Ty Zoti të dha krahë për të fluturuar,

 Mua këmbë të gjata për të udhëtuar…

 

 Te dyja nuk rrojmë dot pa njëra tjetrën,

Ndaj ti udhëton me ditë dhe muaj,

Të gëzojme pranverën dhe verën

Shipirti ynë nuk e do kurrë rrëmujën.

 

Të dyja kemi emra të ndryshëm,

Dallëndyshe ti dhe unë Kristinë,

Miqësinë tonë dot nuk e prishën,

Zoti na e bekojë përherë lumturinë.

 

Ti erdhe dhe unë me gëzim të prita,

Malli na kish marrë shumë të dyjave,

Ditët dimërore qënkan vetë mërzitja,

Por ti nuk e di seç është bezdija.

 

Pas ardhjes tënde pranvera dritëroi,

Çelën lule kombullat dhe lule ftoi,

Të gjithë zogjtë e tjerë nisën koncertet,

Dielli ndezi zjarrin në të gjithë planetet.

 

Ti mirë se erdhe moj mikja ime e mirë,

Me pranverën largojmë çdo errësirë.

Zoti na jep përherë shpresë dhe dëshirë,

Mbretërshë te kemi gjithmonë lumturinë.

 

Dhe unë jam një dallëndyshe shtegtare,

 Në vend të krahëve tek ju vij me shpirt,

Një qiri dashurie ndezur në dritare

 Për ju miq e mbaj të ndezur përjetësisht. k@dd

 

 

JU KAM DRITË !...

 

Gjithë dita me shi në mbrëmje u platit

dhe lehtas shikoj një fllad vjeshtor,

një nga një njerëzit zënë shtëpitë

 dhe tokën e puth një muzg argjendor.

 

Dita me dritën iku fare mire

 dhe ndoshta ka ndjerë për një çast,

ca tinguj klarinete me shumë dëshirë

 dhe një fyell që tingëllon plot me gas.

 

Këtu në dhomën time shumë libra flenë,

ne mes te tavolinës ca zambakë rrinë,

a e di, moj nënë, kush i solli, dot e gjen?

Ajo që the, kjo me dritë ma mbush shtëpinë.

 

Ajo që i the, të kam nuse dhe nënë do më kesh,

se djalin e kam yll, si ky tjetër s'do të gjesh,

kam kohë që të pres, si një dritëz perëndie,

të më mbushet ky shpirt me çaste lumturie...

 

Por ti atë nuk e prite dot, ike me lotët syve,

nuk dëgjove dot nëpër shtëpi një zë fëmije,

të thoshte me ngazëllim, te dua shumë gjyshe

dhe shpirtin të ta mbushte me det lumturie.

 

Në jetë paska një fund që vjen pa trokitur,

kur ti një dashuri të ëndërruar je duke pritur,

një re e madhe, sterrë e zeze, sjell veç errësirë

 dhe të largon krejt nga kjo jetë pa dëshirë.

 

Sonte, nënë, ne mes tavolinës zambakët janë,

fotografia jote, bashkë me ca vargje të mia,

që dashurinë e nipit tënd dhe timen kanë,

po ti na thuaj, ju kam dritë, mu mbush shtëpia!..,

 

 

PO PËR MUA TI KE MBETUR GËZIMI I VETËM PËR GJITHENJE

 

-Për nënën time dhe për te gjitha nënat në botë-

 

Ç’po vjen nga vitet mbështjellë me rroba kujtimi,

Nënokja ime, hënëz e netëve të praruara…

Një dorë ma zgjat, mesazh që nga amëshimi,

E fjala çel në trungje vargjesh të bleruara…

 

I doli vajzës përpara dhe e mbështolli me një shall,

Komshia ime për vajzën kish shumë merak...

M'u kujtua nëna ime, m'i fuste duart në gjirin e saj,

''Është ftohtë, futu brenda, mjaft brodhe ne mëhallë''...

 

Kam mall ta shoh e të më dalë përpara

 Dhe duart të m'i ngrohë me frymën e saj,

Të më qortojë rreptë për daljen time poshtë në ara,

Le të me japë edhe një shuplakë, inat kurrë s'i mbaj,

 

U bënë vite qe nënokja ime sytë i mbylli për gjithnjë,

Më ka marrë malli t'më mbulosh e t'më thuash natën e mirë ,

Të më pyesësh e merakosur, bije gjumë pse nuk flë,

E përmbi ballë dorën ta dua dhe të bukrin tënd zë…

 

Por e di që ti nuk mund të vish, ndaj po vij unë

Dhe të bisedojmë si dikur për halle shumë

 E di nënokja ime, për femijet porosi do më japësh:

 Folu bijë për jetën, por me dorë kurrë te mos t'i ngasësh.

 

S'të haroj nënokja ime, për ty kam mall shumë,

 Të doja në ditelindjen time, shtatedhjet vjët do mbush,

E di qe do të qaje, loti yt do të mbushe plot një lumë,

 Do më urojnë shumë, por si urimi yt s'do jetë askush.

 

Ti u largove nënokja ime, ne këte jetë nuk kthehesh më,

Në qiell prehu per jetë, o bijë e dashurisë,

Po për mua ti ke mbetur gëzimi i vetëm për gjithnjë,

Sot ndihem prap e vogel, si ne moshen e femijerisë.

 

 

KOSOVA PER MUA POETEN ESHTE ZERI I NENES.

 

Ti në qiellin e ëndërrimit tonë je ylli polar,

Ndër ligjerimet atdhetare dashuria më e parë,

Je shtegu i ditës që shkon tek dashuria,

Je uverturë kushtrimi, shtrojerë ku fle liria…

 

Kosova për mua poeten është zëri i nënës,

krahët e fuqishëm të babait, ëndrra e ëndrrës,

në këtë ditë të shënuar me emrin 17 shkurti,

prangat sllave, me forcën e shpirtit i këputi.

 

Liria, kjo fjalë tempulli e bekuar nga Perëndia

 hyri natyrshëm në çdo shtëpi, vatër kosovare,

tek gjaku i të rënëve e përhershme mbeti dashuria,

kënga, madhështia e gëzimit - mali i maleve…

 

S'është çudi, që ajo çdo ditë zgjohet para meje,

 e bekuar me diellin e dritës mall-dashuruar,

tashmë në një tjetër rrugë dhe në fushë beteje

dielli i paqes së poujve ngroh tokën tonë të premtuar.

 

 U deshën shumë vjet që ta shihja Kosovën,

me gjërësinë e buzëqeshjes,shpirt pa dëshpërim,

tek bijtë e vet martirë,për çmimin e madh të kohës

Nobelizmi qëndron tek gjaku, më i madhi çmim. k@dd

 

 

PËR TY ZOTI IM

 

Kaltërsinë qiellore si ta përflak, thuamë si?

S'paskam frikë, se ti derdh vetëm dashuri,

Me shkëlqim të dritësuar qe me hedh si vezullimi

 Zoti im, te loti yt është burimi ku dua të pi.

 

 Si ta ndez mëngjesin e ditës kërkoj të ma thuash ti,

 Po qiellin si ta afroj te qielli i besimit të ri?

Thuaja gjithkujt të gjej rrugën për tek ti te vi,

Dhe askush nuk do ishte i varfër, se je e madhja pasuri.

 

Pa ty, unë nuk do të isha mielli, por krundja,

Asgjë nuk do të isha, asgjë s'do të mundja,

Kot se koti kudo mund të trokisja,

Por tek dhimbja jote përherë do dremisja.

 

 Sa dëshira kam pasur, kam dhe do te kem,

po veç me ty sot e gjithmonë dua te jem,

Dhe droje s’do kisha me ty për shumë halle do flisja,

 Do të me dukej sa një minutë atëherë dita.

 

Abazhurin e çelies së të gjitha ditëve me ty dua ta ndez,

 dua te jem vet çelësi dhe nga të tjerët kurrë s'do të pres,

dhe dua përmbi këtë tokë që jetoj të derdh veç dashuri,

se nuk dua te mbetem kohë e turbullt e një deti gri.

 

 S'do përdor shkallë për te arritur në qiellin tënd plot kaltërsi,

 Se këtu në tokë të kam më të madhen dashuri,

Për ty zoti im, këngë e lavdi gjithmonë do të thur,

Se nga dashuria jote unë s'do të kem humbje kurrë. k@dd

 

 

 

 

FISNIKES DASHURI I KËNDOJ ME LIGJËRIME

 

Zoti më krijoi, për ty dhe për lulet,

të këndoj përherë vetëm këngë gëzimi,

që në shpirtin tënd mirësia të ulet,

nga sytë të burojë i kristalte burimi.

 

 Unë një zog jam dhe Kristinë emrin e kam

 dhe me vargjet e shpirtit zgjoj mëngjeset

 dhe trokas me tinguj zemre në çdo xham,

diellin kam mik që mbi ty të derdhë gjithë rrezet.

 

Se dua që zemra juaj e sinqertë, mos ketë dimërime,

pranvera le t’i zgjojë të gjitha tonat kujtime,

pa le të thonë ç’të duan, botën ta mbushim me fjalë,

ne bashkë jemi veçse miq, sinqeritetin kemi fllad.

 

Dhe për të gjithë ata që xhelozinë kanë motiv krijimi

 dhe me fjalë e smirë mbushin tërë dynjanë,

për zemrat tona sinqeriteti është veçse burimi,

ndërsa shpirti ynë qesh, i tyre përherë qanë.

 

 Zoti më krijoi që unë të thur veçse vargje dashurie,

për ju dhe për te gjitha zemrat që duan këto motive,

 se zemra ime mbetet mbretërim mirësie,

ndaj fisnikes dashuri do t’i këndoj me ligjërime.

 

Të dashurit e mi, mike të heshtura dhe fjalë zjarrta,

për ju gjithë jetën do shkruaj vargje të arta,

se dua të mbeten në zemrat tuaja poete dashurie,

por dhe fisnike, e paplakur e pavdekur me sy lumturie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat