Nënave u falet Vlora

Kultura

Nënave u falet Vlora

Nga: Albert HABAZAJ Më: 21 mars 2018 Në ora: 16:29
Albert HABAZAJ

Për ju, moj zonja të rënda,

Për ju, nëna buron kënga.

 

Si bekim nga Perëndia,

Mirësi nga ëmbëlsia.

 

Si drit' e bukur hyjnore,

Shpërthejnë sot lule Vlore.

 

Janë lulet e urimit,

Gonxhet, shëndet i gëzimit.

 

Për ju, o nëna të mira,

Që bukur thurni dëshira.

 

Ju, Zemrabardha si bora,

Tek ju, Nëna falet Vlora.

me dashuri biri, Albert R. HABAZAJ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat