Orteku i dashurisë

Kultura

Orteku i dashurisë

Nga: Jan Kosova Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:15
Ilustrim

Një ortek i çuditshëm mbi mua është rrokullisur
Më mori me vete mua e nuk më lëshoj  më dot
I lumtur nën atë ortek vargje jam duke qëndisur
E nuk dua më të çlirohem, mos u mundoni kot.

Një ortek i çuditshëm mbi mua është rrokullisur
Injorancë dhe urrejtje para vetes ka shkatërruar
Ortekun e dashurisë  kurrë nuk e kam braktisur
Nën ngrohtësinë e tij lumturinë duke e ndërtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat