Pëshpëriti zemra ime

Kultura

Pëshpëriti zemra ime

Nga: Jan Kosova Më: 19 mars 2018 Në ora: 18:58
Jan Kosova

Unë desha të shkruaj sot për diçka krejt tjetër
Kam dashur t'i iki njëherë temës së dashurisë
Mendova të shkruaj për ndonjë brengë të vjetër
Vendosa ta ndryshoj pak edhe stilin e poezisë

Unë desha të shkruaj sot për dicka krejt tjetër
Por nuk m'u kujtuan mua as ngjarje e as emra
Nuk desha ta përsëris unë  asnjë fjalë të vjetër
Por krejt papritmas, "të dua" pëshpëriti zemra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat