Në ditën që ti linde Elionë e bukur
Këngën më të mirë,këndoi Kanarina
Për lumturinë e babi Ardianit
Si dhe të mëmës Nina
Gëzim të madh patën
Dhe gjyshi me gjyshe
Lindjes tënde i duartrokitën
Edhe xhaxhallarët-Dallëndyshe
Ardhjes në jetë dhe rritës
Hallat hijeshinë ja shtuan
Gëzimit të familjes për ty
Të gjithë ju bashkuan
E pabesueshme sa shpejtë që ecë koha
Dhe ti Elionë i mbushe plotë një vjet
Ndaj nga zemra të uron e gjithë familja
Edhe 100 ditëlindje tjera, me fat e lumturi në Jetë!
Kushtuar mbesës time të parë dhe më të mirë-Elionës, që më 19 Mars 2018, feston njëvjetorin e lindjes!