Reminishenca e imazheve si mbështetje e lartë në krijimtari

Kultura

Reminishenca e imazheve si mbështetje e lartë në krijimtari

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:19
Mr Bislim Aliu

Pa dyshim, reminihenca për vendlindjen në kreativitetin e krijuesit, gjithsesi ka luajtur një rol parësor. Dhe, mu për këtë kreativitet sensitiv, shumë krijues  botëror mbetën figura madhore në krijimtari. Edhe te ne në Kosovë, kemi disa krijues që e përkujtuan këtë reminishencë fëmijërore. Ndaj mu për këtë mbamendje kujtesore, që me përkushtim të lartë e shpërfaqi ndiesimin më të lartë ndjesor është  edhe piktori tejet idealist Nagip Berisha. Andaj, reminishenca në krijimtari mbeti  përherë një shpërfaqje e lartë, sensitive, kreative e përmbajtësore.

Gjithsesi, shpërfaqja e kreativitetit të çdo krijuesi, shfaqet si reflex I lartë shpirtëror, me kreativitet e fundament intim, që gjithsesi nxjerr në pah veçaninë kreative të krijuesit. Gjithsesi në k%të kreativitet artistic e estetik, te disa krijues lë gjurmë të pashlyer. Zatën, te disa krijues ajo do të kujtohet gjatë gjithë jetës. Andaj, këto kujtime kujtesore nga fëmijëria, do të kujtohen gjithnjë, si një bazament i forte në krijimtari. Këtë reminishncë të lartë kujtesore, po e shpërfaq dendur në vitet e fundit edhe piktori ynë tashmë I njohur Nagip Berisha.

Piktori Nagip Berisha, i takon brezit të mesëm të piktorëve kosovar, që me ngulm dhe me përkushtim të lartë e avancuan artin pamor në Kosovë. Ai dhe sensualja e tij, përherë pati kreativitet solid dhe shpërfaqje idealizuese, me një këndvështrim të lartë artistik  dhe formësim përmbajtësor. Zatën, ai me idealizmin e tij konkretizues, u bë njeri nga piktorët e dalluar, që gjithnjë u muar me tematikat ndjesore. Këtë ndjesim të lartë kreativiteti, piktori Berisha në rrugëtimin e tij, asnjëherë nuk është larguar nga sensualja e tij domethënëse.

Ky piktor tejet përkushtues, me keativitetin e tij të veçantë, tregoi angazhim përkushtues, për larushi temash me seriozitetin e larë kreativ, duke shprehur përherë shpirtëroren e tij sensitive e kreative. Ndaj, kjo poetikë e lartë e rrëfimit përmbajtësor, është pa dyshim shprehje e thuktë ndjesore e piktorit Berisha. Ajo s’do mend është një kreativitet domethënës; sa idilike aq edhe sensitive, sa kreative aq edhe përmbajtësore. Dhe, mu për këtë, është edhe e gjithë poenta e rrëfimit rrezativ të piktorit sensitive Nagip Berisha. Ai me punën e tij tejet kreative u shpërblye disa here me shpërblime e mirënjohje, të cilat tregojnë dendur kreativitetin e lartë të idealizmit ndjesor dhe fare përmbajtësor.

Me qëllim studimi piktori ka bërë udhëtime në botë e jashtme, sin ë; Greqi, Itali, Austri, Gjermani, Poloni, Turqi, Shqipëri… Punon në Fakultetin e Arteve te Universiteti I Prishtinës, si Profesor i Pikturës  të cilën me përkushtimin më të lartë e kryen detyrën  e pedagogut.

Reminishenca e imazeve si mbështetje kreative

Pa dyshim, reminishenca për vendlindjen në kreativitetin e krijuesit, gjithsesi luan rol parësor. Dhe, mu për këtë kreativitet sensitive, shumë krijues botëror mbetë figura madhore në krijimtari. Edhe ne në Kosovë, kemi disa krijues që e përkujtuan këtë reminishencë fëmijërore. Ndaj, mu për këtë mbamendje kujtesore, që me përkushtim të lartë e shpërfaqi ndiesimin më të larë ndjesor, është edhe piktori tejet idealist Ngip Berisha. Andaj, reminishenca në krijimtari, mbeti përherë një shpërfaqje e lartë sensitive, kreative e përmbajtësore.

Piktori Ngip Berisha, me një rrjedhë kreative të formësuar e të mirëfilltë, përherë pati  një ecejake të sigurt dhe domethënëse. Ai çdo here e ngriti kreaivitetin e fomësuar me cilësi e ndjesi të reja në kreativitetin e tij. Dhe, nga ky cilësim e rrugëtim përmbajtësor, piktori Berisha , asnjëherë nuk hoqi dorë, duke treguar gjithmonë ndijimin e lartë ndjesor. Me këtë veçanti shprehjesh, piktori e ruajti me xhelozi individualitetin e tij kreativ. Gjithsesi kjo tematikë mbamendjeje, piktorin e rrugëton gjer te cikli; “Imazhe nga vendlindja”, me të cilin piktori Berisha paraqitet në vitet e fundit.

Kjo mbamendje e zgjuar fëmijërore e kujtesore, piktorin e detyrojnë që t’I kthehet vendlindjes dhe kësaj remnishence fëmijërore. Zatën, kjo remminishencë e zgjuar fëmijërore dhe këtë nostalgji të lartë shpirtërore, piktori Berisha e realizoi me një përkushtim të lartë ndjesor dhe me një shpërthim të brendshëm emocional. Ndaj, në këtë motiv emocional, sa njerëzor aq edhe human , piktori I përkushtuar dhe tejet i idealizuar, me ndërdijen e lartë shpirtërore, e paraqiti vendlindjen  (Krushecin), Pejën, Bjeshkët e Nemura, drunjët, bregoret, portën, lulet… dhe të gjitha këto në mënyrën më të veçantë dhe me një përkushtim të lartë emocional.

Nga gjithë ai opus i veprave të krijuara, me shpërfaqje tejet idilike, mund t’i dallojmë veprat që kanë një idealizëm dhe një  domethënie më theksuar, si; “Legjenda e Bjeshkëve të Nemura”, “Ura e Shenjtë”, “Porta” I,II, “Drunjët e gjelbruar” I,II,III, “Peizazh i lulëzuar”,I,II, “Bregoret” I,II,III,IV, “Bregoret dhe uji i kulluar” e ndonjë tjetër.

Në këtë kontekst shpërfaqës, në artin e tij, hetohet kjo afërsi e idealizuar me vendlindjen dhe bukurit natyrore që i ka ky vend karakteristik. Piktori me devotshmëri të lartë, e tregoi drithërimën dhe artin e tij emocional. Mendoj, pati të drejtë dhe pati shumë sukses. Kjo shpërfaqëje idike e tij, mbeti  rezonim mjeshtëror e cilësor, të një kreativiteti të lartë ndjesor e shprehimor. Pra, ajo është e tij dhe përherë mbetet vetëm e tij.

Arritje tejet sensitive në përdorimin e ngjurës

Piktori Berisha ka një sens të lartë në përdorimin e ngjyrës. Ai ngjyrën e ndjen shpirtërisht dhe e përdor me ndiesimin më të lartë ndjesor. Dhe, duke e analizuar më me vëmendje pikturën e tij, hetohet dendur mjeshtëria e pikturimit, me një imazh subtil dhe me një qasje idilike të rrëfimit.

Piktori Berisha, përveq se është poet i ngjyrës ai është edhe poet i kompozicionit. Pra aq bukur e përor ngjyrën dhe formësimin kompozicional, saqë me këtë kreativitet të lartë ai tregon poetizimin dhe mbarshtrimin e lartë konkretizues. Me anë të ngjyrës ai piktori rrëfehet si ekspresionist i vërtetë. Kjo vërtetësi e lartë konkretzuese të pushton me imazhet e shumta plot porosi. Zatë, kjo porosi koloristike është shumë e dendur dhe paraqet një lirizëm të lartë rrëfimit përmbajtësor.

Në këtë kolori të theksuar dhe në këtë game nuancash, dominon ngjyra blu, por megjithatë, në këtë rrjedhë komunikimi, shpërfaqen rrjedhshëm , edhe ngjyrat tjera si; e bardha, oker, e gjelbër, e kuqe, e përhirtë, të cilat degëzohen  rrjedhshëm në një unitet kreativ, sensitive dhe ndjesor.

Gjithsesi, kjo poetikë e pikturimit dhe e rrëfimit, është pa dyshim, një shprehje e lartë e piktorit Berisha. Ndaj, edhe mu për këtë, është e gjithë poenta poetike e pikturimi të piktorit tejet sensitive, idealizues, konkretizues dhe me një formësim të lartë pikturor e tejet mbarshtrues. Andaj, nostalgjia e theksuar në veprat e tij në përgjithësi, tregon kreativitetin e lartë të dhe shprehjen idilike që ka piktori ndaj vendlindjes së tij. Kjo reminishencë është e shprehur në mënyrën më bravuroze që e shpërfaqi piktori tejet idealizues dhe me kulturë të gjër kreative Nagip Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat