Marrëveshja për tarifat e përgjithshme, hap historik për Kosovën

Kultura

Marrëveshja për tarifat e përgjithshme, hap historik për Kosovën

Më: 14 mars 2018 Në ora: 16:09
Nënshkruhet marrëveshja për Tarifat e Përgjithshme

(E plotësuar) - Sot pasdite në Ministrinë e Kulturës është nënshkruar marrëveshja për Tarifat e Përgjithshme, për shumat e kompensimit që duhet të paguajnë mediat, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, e cila u konsiderua të jetë historike për Kosovën.

Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësues të mediave në Kosovë, gjegjësisht televizioneve dhe radiove.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh i lumtur me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, e cila sipas tij do të shërbejë në dobi të të gjitha palëve, duke bërë që të njihet puna e tyre.

Gashi: Tash do të jetë një fazë e re

"Është një moment i veçantë sepse me këtë marrëveshje po krijohet një sistem i ri edhe për autorin, natyrisht edhe për producentët dhe këngëtarët, sepse tash e tutje puna e tyre po njihet. Jam jashtëzakonisht i lumtur që kemi arritur që tash, pas një periudhe 5 vjeçare të negocimit kemi arritur të finalizojmë këtë proces shumë të rëndësishëm.  Besoj se tash do të jetë një fazë e re, ku mbetet implementimi i kësaj marrëveshjeje", tha ai.

Ndërsa Florent Boshnjaku nga Shoqata për korrigjimin kolektiv të të drejtave të autorit tha se me këtë marrëveshje përfitojnë të gjitha palët, këngëtarët, producentët dhe kompozitorët.

Boshnjaku: Të gjithë jemi palë fituese të këtij procesi

“Mendoj që kjo është ditë e madhe për gjithë vendin sepse nga sot nuk jemi vetëm ne palët tjera. Mendoj se të gjithë jemi palë fituese të këtij procesi. Edhe mediumet të cilat ndihmojnë që puna e artistëve të shfaqet. Pra është një interes i përgjithshëm, i gjithanshëm dhe mendoj se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të hap rrugë të reja për zhvillimin e tregut muzikor dhe zhvillimin e mediave", tha Boshnjaku.

Fazli Veliu, kryetar i Institutit të Mediave të Kosovës tha se është mirë që ka filluar implementimi i ligjit për të drejtat e autorit, i cili është hartuar qysh në vitin 2011. Ai ka uruar që ligji për të drejtat e autorit të implementohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Veliu: Kosova tashmë e ka një ligj, i cili do të implementohet

“Ceremonia e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është dëshirë e shumicës së mediave të Kosovës, që janë deklaruar pro marrëveshjes. Është mirë që ne po përfundojmë këtë proces dhe Kosova tashmë e ka një ligj, i cili po implementohet”, u shpreh Veliu.

Ndërsa për Edona Tahiri Gjonbalajn, nënshkrimi i kësaj marrëveshje për mediat nënkupton një formë më burokratike, pasi që tash e tutje këto të fundit do të merren me letra dhe raporte, të cilat duhet t’i dorëzojnë çdo muaj.

Gjonbalaj: Tash do të jetë një formë më burokratike

“Gjithmonë meritat te ne i ka marrë këngëtari. Por me këtë marrëveshje, me që bëhet fjalë për kompensim material, besoj se do t’i hapin sytë të gjithë dhe do të mendojnë se në çfarë mënyre do ta distribuojnë këngën e tyre. Por, kjo do të jetë një formë më e komplikuar për mediat. Tash do të jetë një formë më burokratike, pasi që do të merremi më shumë me letra, me raportin që do të dorëzojmë, sepse ne do të kemi obligim sipas marrëveshjes, që njëherë në muaj të dorëzojmë listat e të gjitha muzikave që do të transmetojmë në televizion dhe në radio”, theksoi ajo. 

Krejt në fund, Tahiri-Gjonbalaj tha se pret që Shoqata për Menaxhim Kolektiv do të arrijë që shumë shpejt të ketë fondet për monitorimin digjital. 

Nënshkruhet marrëveshja për Tarifat e Përgjithshme

Është nënshkruar marrëveshja për Tarifat e Përgjithshme, për shumat e kompensimit që duhet të paguajnë mediat, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh i lumtur me këtë arritje, pasi që siç tha ai, kjo marrëveshje do të shërbejë në dobi të të gjitha palëve, duke bërë që të njihet puna e tyre.

"Është një moment i veçantë sepse me këtë marrëveshje po krijohet një sistem i ri edhe për autorin, producentët dhe këngëtarët, sepse tash e tutje puna e tyre po njihet. Jam i lumtur që tash, pas 5 vitesh negocimi kemi arritur të finalizojmë këtë marrëveshje, ndërsa tash mbetet implementimi i kësaj marrëveshjeje", tha ai.

Ndërsa Florent Boshnjaku nga Shoqata për korrigjimin kolektiv të të drejtave të autorit tha se me këtë marrëveshje hapet rruga e zhvillimit të tregut muzikor.

"Mendoj që është ditë e madhe për gjithë  vendin sepse nga sot nuk jemi ne palët. Mendoj se të gjithë jemi palë fituese të këtij procesi. Edhe mediumet të cilat ndihmojnë që puna e artistëve të shfaqet. Mendoj se kjo do të hap rrugë për zhvillimin e tregut muzikor", tha ai.

Fazli Veliu, kryetar i Institutit të Mediave të Kosovës tha se është mirë që ka filluar implementimi i ligjit për të drejtat e autorit, i cili është hartuar qysh në vitin 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat