Historik i shkurtër i përhapjes së arsimit shqip gjatë Përfekturës së Prizrenit 1941-1944

Kultura

Historik i shkurtër i përhapjes së arsimit shqip gjatë Përfekturës së Prizrenit 1941-1944

Nga: Prof. Ibrahim Shatri Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:02
Prof. Ibrahim Shatri

Para pak kohësh, apo muajsh u botua Libri :Shkolla dhe Arsimi në Përfketurën e Prizrenit, nga autori Metë Shatri.

Ky libër është I paisur me mjaftë të dhëna mbi përhapjen dhe zhvillimit e Arsimit në fjalë.Autori përfshinë përiudhën e përfekturës 1941-44 por edhe para saj.Ato që I radhitë dhe I përshkruan janë mjaftë interesante të karakterit historic arsimor dhe edukativ.Ai thekson Shkollën e parë fillore Shqipe në Korçë(7 mars 1887) dhe thekson se në trevën e Kosovës dy vite më vonë hapet me 1 Maj 1889 Shkolla e Parë Fillore Shqipe në Prizren e më vonë edhe në Gjakovë.

Ndikimi të madhë dhe jehonë pati lidhja shqipëtare e Prizrenit, por edhe shumë intelektual e dietar, si Andrea Llogoreci, arqipeshkev I Dioqezës së Shkupit, sipas Ndre Mjedës qe e theksonte në shkrimet e tija.Në punën arsimore të kësaj shkolle luajti rol Matije Llogoreci dhe Lazër Lumezi, mësue.Shkolla ishte e modelit laik, shkollimi ishte I të gjitha shtresave pa dallim feje e gjinije.

Në këtë,  shkollë kishte 26-30 nënës në të gjitha klasët,  së bashku të tërë  gjatë 1 viti shkollor, me kohë numri i  nxënësve shtohet në 70.  Në këtë shkollë, mësuesit  Logoreci, Lazer Lumezi punuan me abetarën e gjuhes shqipe të Gasper Benusit e botuar në Bukuresht 1890, kurse sigurimi I abetares dhe teksteve tjera bëhej përmes lidhjeve të veçanta.Mungesa e teksteve  u plotësua pas arritjës së teksteve të hartuara nga Ndre Mjeda , të botuara nga Shoqëria ‘Dija” e Vjenës .

Matje Logorecit iu krijua mundësia të shkonte në Vjenë dhe u taku me albanologun e njohur gjerman Gustav Majer 1850-1900 I cili përfitoi njohuri  nga veprat e këtij dijetari “Studime shqiptare” etj.Sipas profesor doktor J.Rexhepagiç e dokumenteve që ka gjetë në kishen katolike të Prizrenit të nënshkruara nga motrat muregsha :Rasunond Vagner , Theogena Gregori, Liticja Qokut, Nikelangjella Qoba etj, se në këtë vend shkolla për femra ka ekzistuar 1892-1918.Mësueset shqiptare I kanë mësuar vashat në gjuhen shqipe .Në faqen 73 të librit autori jep foton e ndërtesës së shkollës shqipe me 1889, ndërtesës  prifterinjëve pastaj foton e ndërtesës së motrave të nderit (shkolla shipe e vashave).Matije Logoreci së pari siguroi programet dhe tekstet mësmiore në Italisht, i përktheu dhe përshtati në shqip për nevojat  e nxënësve të tij në gjuhën shipe.

Ai hartoi dhe botoi disa tekste shkollore dhe  libra shkencore si :Abetare , Plotësor I Abetarit , Ndodhina historie të motshme etj.Lazer  Lumezi ishte përkrah Llogorecit, kishte të kryer një shkollë fillore private 6 klasëshe,  ky kishte një veprimatri të mire pedagogjike si :Abetare shqip, liberi i punës i Lazërit është fletore  pune  20 faqe .Udhëheqte klasen e parë 26 nxënes,  II 16 , III 15 nxënes.Në librin e tij qendrojnë  një varg pytjesh qe kishte pregaditur pë nxensit e tij , me qellim qe të pasuriohet fjalori I nxëënsit : si të thon ty? Birit I kuaj je? Etj.Në liber faqe 83 -159 të mikrofilmuar jepen listat e emrave të nxensve të klas?7s së parë dhe të dytë.Sikur në tabelat e para është shenuar klasa,  emrat dhe mbiemrat e nxënesve në gjuhen shipe si dhe listat emroere të nxënsve të kalsës së III, IV dhe V e që ishin paralele të përziera kombinuara,  e që kishin filluar mësimet gjatë vitit shkollor 1896, 1897 e më vonë.Në të dy kalsë e (para dhe e dyta) përveq emrit mbiemrit , klasës jan ë shënuar edhe lëndët mesimore dhe numri I nxënsve .Në k?7të vit shkollo klasa e III kishte 14 nxëns , IV 11, V 11 nxënbes.Lëndët mesimore ishin :Kënim(Lexim), Klaigrafi (Bukurshkrim), Hesap (Matematikë), Dotrinë( ,Mesimfe), por ispas klasëve numri I lëndve shtohej.

Matije Llogoreci ishte atëdhetar I shquar ai pas peripetive dhe kërcenimeve të pushtetit local dhe të akuzava të Mitrpolitit të Shkupit (Tareviq) dhe murgeshave kroate ai qendroi stoic mpranëpuns  në shkollën shqipe në Prizren .Ai aarriti qe edhe fëmit e fesë muslimane ti fuse në shkollë.Ambasada austro-hungareze dhe ndikimi të akuzave larguan Matije Llogorecin dhe Ndue Bytyqwi si të padisiplinuar .Llogoreci kthehet në Shkoder 1903 dhe punon si mësues I gjuhes shqipe .Në Shkoder u bë antar I shoqerisë “Agimi” e themeluar nga Bdre Mjeda 1901.

Me 1916-1918  në kohën e sundimit austo-hungarez , drejtor i përgjithshëm I Arsimit të Shqipërisë ishte Luigj Gurakuqi dhe ky emroi Maitje Llogorecin drejtor të arsimit për Shkodren, të cilët ndikuan shumë në zhvillimin e arsimit.Në faqën 172  të librit hasim faksimilet e 3 librave të Mati Llogorecit : Ndodhina histoiret t’motshme , Plotësori I Abetarit dhe Lajmet e Komesisë Letrari shqipe në Shkodër , me të cilat kreu punën pedagogjike të tij.

Gjatë përiudhës 1908-1912 kemi kongresin e Alfabetit në Manastri për diskutimin edhe miratimin e  një alfabeti të njësuar (1908), pasatj kongresi arsimor I Elbasanit 14 maj 1909 në 9 pika të rendit të ditës si “ Qelja e shkollave të reja shqipe, përcaktimi I i numrit dhe vendit, qelja e një shkolle normale etj. E qe kishin rëndesi për kombin. Shkolla normale do të pregadiste mësues për nevojat e shkollave shqipe në trevat shqipëtare.Shkolla e parë normale e Elbasanit u hapë 1 dhejtor 1909, ajo ishte paraparë që të hapej  më heret por shkak ishin kushtet dhe rrethanat e ndikimit.Në personelin pedagogjik të normales bënin pjesë; Luigj Gurakuqi (Drejtor), mësues Aleksander Gjuvani, Soti Peci, Dhimiter Paporisto, Peter Dodëbiba, Simon Sutriqi, Ibrahim Dalliu,  Hasan Mejza etj.Gjatë përiudhes 1908-19012 me angazhimin e intelektualëve dhe veprimatërve  atëdhetar të përkrahur nga konsullatat austro-hungareze vazhduan punën shkollat katolike në gjuhën shqipe; Prizren, Pejë,Gjakovë, Zymë, Stubell, Zllakuqan dhe disa vendbanime tjera, sidomos dallohej ajo e Zymit ku një mësues punonte me 50  nxënës deri me 1912 .

Në Prizren me 1907 ka punua Ushtrimorja (institucion parashkollor) , punonin dy motra Mikel Angjela dhe Angjelin Qoba .Mikelangjelina punoi deri me 19018 .Ajo I përkthente tekstet e nevojshme dhe i përshtati në gjuhën shqipe për nevojate ushtrimores.Gjatë periudhës 1915-1918 e deri më 1920 , më atë të parën hasim veprimin e disa shkollave në gjuhën shqipe si në Pejë, ku punonin  tri shkolla :1 Shkolla Fillore “Haxhi Zeka “ me 4 kalsë, mësues Haki Kastrati, Gjevat Shkreti, dhe Ali Hajdar Berisha nga Gjakova. 2.Shkolla fillore ‘Skenderbeu’ mësues Murat Gjakova, Sylejman  Shala , Tomo Maroviq etj.  3.Shkolla Triklasëshe   në Lagjen “Kapishnica” .Në këto permendën si mesues edhe Kadri Rapi, Shaqir Qavolli , Muharrem Blakqori , Shaban Rexha.

Në periudhen 1918-1920- 1941 kemi mbylljen e shkollave në gjuhen shqipe nga pushteti sllav(SKS), vepronin shkallat vetëm në gjuhen serbe.Edhe në rethin e Sharrit vetë në fshatart serbe kishte shkolla serbe.Në pozië të pavolitshme 1927-1928 ishin nxënësit shqipoëtar ata që vijonin dueht të m?sonin në gjuhen serbo-kroate.Poashtu edhe në rrethin e gores ishte  e njëjta gjë.Mbretëria serbo-kroate themeloi edhe një gjimnaz të lartë 1919/20 në Prizren , si gjimna z I ulët 4 klasësh e më vonë 8 klasësh I plotë I quajtur.Ky gjimnaz punoi panderperë deri në luften e  dytë botërore porn ë gjuhen serbo-kroate.Nga burimet të dhënave në këtë gjimnaz ishin regjistruar 1930/31 vetë 53 nxën?s shqipëtar, prej tyre 8 shkëlqyeshëm, 10 shumë mir dhe të tjerët me sukses të mire.Numri I përgjithshëm I tërë nxënësve ishte 48 prej tyre 59 femra.

M e luften e dytë botërore 1939 me 17 prill 1941 dhe me kapitullimin e jugosllavbisë e më pushtimin e teritoreve të Kosovës nga (Italianët, Gjermanët, Bullgarët), Kosova u copëtua në 3 zona të interesit të të përmendurëve.Në zonën e Mitrovicës pas dy vitesh pushtimi Gjafer Deva u bë kryeshef I administrates locale të Mitrovicës.Me keto rajone udhëhiqte komisaritai I lartë kurse nga viti 1941-1943 kompetencat kaulan Ministrisë për Trojet te qliruara në Tiranë.Kryetar I Komeisaritati ishte emëruar Fefzi Ali Zoti, antarë ishte Ago Agai, Tahir Shtylla të derguar nga shqipëria.

Prefekt I parë im prefecture së Prizreniut u emrua oficer Kolonel Sami Koka nga Delvina .Kishte kry studimet ushtarake në Torino të Italisë, ku qendroi një vit? dhe kthehet në tiranë .

Komesari I Lartë Civil Fjezi Ali Zoti, themeloi pushtetin local me administrate shqipëtare ne të gjitha hapsirate përmenduar në nivel prefekturash nënprefekturash dhe komunash duke u mbeshtetur në bazë të oarmatrave të Kshillit të Minsistrave të Qveresië së atëhreshme.Më vonë pushteti komunist Ali Zotin e pushkaton me shumë bashkëpuntor të tijë të akuzuar si bashkëpuntor të okupatorit.

Me 21 prill 1941, përevq Një Marrëveshjen në mes Gjermanisë dhe Italis u formua një QEveri e Përkohshme në Shqpiëri me dian njesi administratrive, ketu dhe Ministria e Arsmimit.N? krye të kësaj ishte emëruar shkrimntari Ernest Koliqi.Ministira e kishte mbajtur një takim dhe për Misioni Shkollor , kryetar cakton Ali Hashorven, antarë I inspektrorisë së eperme dhe së bashku me të u caktuan edhe këta antarë ; Januz Blakqori, professor, Avdurrahman Buzaprofesor, Flora Pali mësuese, Shaban Arra inspector, Zef Pali mësues , Gjavit Nimani mësues,  Fadil Hoxha mësues etj.Këta detyrë kishin studimin e gjëndjes së Arsimit Filluar të Mesëm , dhe rregullimin e kurseve verore për gjuhen shqipe për të mëdhenjë e të vegjel.

Koliq pranë Ministrisë krijoi Zyren e Inspektorëve me njersit më të aftë ; Aleksander Gjuvanin, Kalr Gurakuqi, Naik Resuli, Eqrem Qabej, Vangjel Koço, Nude Paluca, profeso Papa Kristo, Selam Riza etj. Këta nxorren një sërë tekstesh shkollore.Sipas Misionit Shkollor në krye me Ali Hashorven, Prishtina u përcaktua qënder kryesore e Arsi mit në Kosovë.Ky  pas një kohe u caktua drejtor I normale së Elabasanit, pas Aleksander Gjuvanit. Ky ishte I lindur në Gjirokastër 20.10 1900.

Misioni Shkollor I jashtëzakonshëm ishte me seli në Prizren, në shkollen fillore “Bajram Curri”.Inspektorati I atëhershëm inspektoronte Prizrenin , Gjakovën , Kukësin  dhe qarkun e Pejës në lëmin e arsimit.Ernest Koliqi me një Qarkore të Minsitrisë së Arsimit numër 42/59 të vitit shkolloor 1941/42 uron nga zemra të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor të shkollave në tokat e liruara, për fillimin e mbarë të vitit shkollor.Inspektoria e arsimit në Prizren ka funksionuar me 3 drejtori didaktike, në Prizren drejtor Ibrahim Fehmiu , Gjakovë (Demush Gjakova), Kukës Muharrem Musa, kurse sekretar I inspektorati ishte Mehmet Gjevori.Në faqwen 267 të librit  kemi Kopjen e listës Emërore të kuadrit arsimor Prizren, dhe Listen e Shpërndarje të Kuadrit arsimor sipas drejtorive didaktike. Sikurse në Prizren shkolla 1,2,3,4 , pastaj Gjakovë 1,2, dhe në nënprefekturat me fshatra mandej edhe në Tropojë dhe Kukës .

Mbretëria Shqipëtare kryesia e Misionit Shkollor emeroi drejtuesit e 9 Qendrave që do të udhëhiqnin kurset në Kosovë; Ibrahim Fehmin, për Prizren , Hysni Zajmi Gjakovë, Manush Shala (Pejë), Rexhep Disdari(Prishtinë), Fadil Llazani (Gjilan), Ahmet Ashikja (Mitrovicë), Ahmet Qoku( Podujevë), Idriz Fishta (Vuçiterrn) dhe Gjevdet Doda (Novipazar) të caktuar nga kryetari I komisionit shkollor Ali Hashorva me 17.17.1941.Për kurset e mbajtura shp?7rbleheshin nga Mbretëria Shqipatare, Ministria e Arsimit në franga shqiptare, nga 100- deri në 120 e franga sipas vazhdimësis 6 mujore apo 4 mujore të Kursit.Në faqen 281 shihet shkresa (dokumenti) për shumën e paguar për puntorët që mbanin kurset.Në liber gjejmë fotokopje të difteses shkollore (YllJahir Zjamit), defetesë Lirimi (Zef Mirdita-Leshi) , Masar Rnadobrava, Lana Korça,  e Shehinit, të Shkolles “Bajram Curri” Prizren.Verbalin e inspektimit faqe 305 numer 5 Prizren, shkolla fillore “Shtjefen Gjeçovi” , msuesja Muzafer Gostivari për klasen e parë maj 1942.Mandej shohin edhe Formularin e cilësimit  të punës në Arsim për Galip Gjevdet Dodë, numer 6/988-1942 etj.

Regjistrin e përgjithshëm Përparim dhe Ndjekje, klasa e IV, mesme Shefqet Veliu, viti shkollor 1941/1942, të Mhemet Gjovorit , klasa e I , 1942/43 me emra nxënësish pastaj e Majnush Lipovici të Riza Spahir Shehut, mësues.Shkresen e inspwektorit të Mbretërsië shqiptërae nr 52/V , 11.05.1942, Ministria e Arsimit nga Inspektori Beqir Spahiu, drejtuar Inspektoriut Prizren për sahkollat nga 1 dei në 5, si Shtefen Gjeqovi, Bajram Curri etj.Kemi fotografin e objekteve  shkollor dhe të nxënësve , paranë shkollës Bajram Curri( të nxënësve  e arsimtarëve). Mandej vijon regjistri I structures kualifikuese të mësuesve si: Myzafere Gostivari, Ana Delhysa, Shefqet Veliu, Sylejman Aliu, Mehmet Gjevori etj. Gjithashtu hasim në shkresa korresponduese të drejtuesve të shkollave dhe Ministrisë së Arsimit duke kërkuar ndihmë në drunjë për shkolla dhe meremetim. Këto shkresa kemi edhe në shkollat e Zhurit, mësues Mustafë Tephi, Korishë mësues A. Shasivari më 03.02.1944. pasqyren e statistikes të frekuentuesve për klasën e parë, të dytë, të, tretë dhe të katërt, nga mësuesi Bahtijar Aliu dhe të shkollave të tjera Gjonaj, Krushë e Madhe, Hoçë e Zhurit, Ragovë (mësues Gjon Ndrecaj). Fotot e shkollave në Suharekë dhe nxënësve; Mushtishtë, Gjinovc, Vranicë, Brod, Opojë të vitit 1943-1944. Mësues në shkollën fillore Brut ishte Sezai Surroi (shkresa nr. 4 të 12.02.1944), njofton inspeksionin e arsimit Prizren për listen emërore të kursistëve të natës.

Shkollat në Suharekë vepruan në 1941-1944, në Hoçën e Madhe, Hoçën e gël, Kijevë, Banjë, Mamushë. Në Gjakovë shkolla “Bajram Curri” 1941-42-44; “Sylejman Vokshi”, “Ali Kryeziu”. Irzniq, Voksh, Dobribare, të gjitha këto I përkisnin prefectures së Prizrenit, por edhe të Deçanit.

Juniku në këto shkolla kishte një numër të vogël nxënësish nëpër kl. –l-lV, si: 16,12,20 dhe 13 nxënës, sipas radhës së klasës nga l-1V. Në Irzniq mësues ishin Dule Pashaj, Abdyl Xhafa. Dulja kishte klasën e parë dhe të dytë, kurse Xhafa të treten dhe të katërten. Në Junik mësues ishte Muharrem Domi dhe Mark Zefi, në Brekoc Nikoll Preka në vitin shkollor  1943-44 dhe në klasen e parë kishte 73 nxënës.

Mbretnia shqiptare Komisioni Shkolluar I Jashtzakonshëm me shkresë nr. 116 të 16.02.1941, lajmëron shkollën fillore nr. 2 se shitja e librave do të bëhet nga sot me çmim të caktum si: Abetare Gegnisht për klasën e –l-rë. 3 lek, libër leximi klasa e –ll-të dhe të –lll-të tre lek e të tjera. Në perfekturen e Prizrenit kishte 49 shkolla dhe numri I përgjithshëm I nxënësve nga viti 1941-44 ishte 9389 nxënës, nga këta vajza 1577.

Me Dekretin mëkëmbësuar 12.11.1941 I nënshkruar në Tiranë nga Ernest Koliçi Ministër I Arsimit dhe mëkëmbësi I përgjithshëm I Italisë Fashiste Françesko Jakonomi precizioi më hollësisht funksionimin e shkollimit të mesëm në territoret shqiptare e sidomos në “Tokat e lirume”. Shtoheshin këto Prishtinë, shkolla normale, prizren “Liceu”, Tetovë “Liceu”, Pejë (Instituti teknik I bujqësisë), Gjakovë (Instituti teknik tregtar), dhe nga një shkollë profesionale Tetovë, Kërçovë, Dibër, Gjilan, Ferizaj, Strugë, Gostivar, Ulqin dhe një femrore Prizren. Këto shkolla duhej të vepronin nga viti 1941-42.

Me 11.02.1941 u hap liceu I parë shqiptar I Prizrenit në Kosovë, kuptohet pas përgaditjeve të shumta. Nxënësit regjistroheshin ata që kishin kryer në ish Jugosllavi shkollën fillore 4 klas’she, në klasen “Gatimore” ishin 63 nxënës kurse në të paren (klasë e parë gjimnaz) 50 nxënës. Si kuadër arsimor ishin të angazhuar professor Kolë Margjini, Luk Cuni, Ibrahim Fehmiu, Rrok Zojzi, Mufit Shehaj, Emin Abazi. Këta ishin caktuar për lëndët e ndryshme: matematikë, gjuhë shqipe, gjuhëitaliane, vizatim, ed. fizike (Qazim Sylejmani), punëdore (Ajshe Sylejmani) e Lubica Shahini për disa orë mësimore të tjera.

Liceu “Gjon Buzuku” I Prizrenit ka foton e objektit, Listen e nxënësve dhe foton e nxënësve të vitit 1941-42. Autori na jap edhe fondin e orëve sipas lëndëve mësimore, pastaj suksesin dhe nr. e nxënësve nga 1941-42-43.

Shkolla normale në Gjakovë (Gjon Kazazi) kishte filluar punën me 9 nëntor 1942-43, hapi vetëm klasën e parë të kursit të ulët, në vitin 1943-44 do të ketë edhe klasen e dytë, pra kështu kompletoi kursin e ulët (klasa e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt), për të kal;uar në kursin e lartë (klasa e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt) të shkollës normale 8 vjeçare, e cila funksiononte sipas modelit të Normales së Elbasanit. Kjo shkollë pati ndërprerje gjatë vitit shkollor 1942-3 prej 22 shkurt deri më 26 shkurt për shkak të burgosjes së drejtorit Demush Gjakova ku dhe u organizuan protesta e me ndërhyrjen e Koço Tasit Inspektor epror në Qeverinë shqiptare dhe Asllan Boletini, prefekt I Prizrenit me komandantin e karrabinierisë italiane në Gjakovë (Lesa Kapiten u arrit marrveshja të lirohet Demush Gjakova dhe të mos preken mësuesit e tjerë). Kjo shkollë pati goditje duke larguar mësimdhënësit: Zekeria Rexha, Rifat Spahiu, Shyqyri Hafizi. Meqë u ndi një zbrazëti në mungesë të arsimtarëve, Inspektori I Prizrenit Ibrahim Fehmiu mori disa masa dhe zëvendës drejtor caktoi Sali Kolgecin dhe shkolla filloi ringjalljen në mungesën e arsimtarëve. Shkolla kishte Planin mësimor, Orarin e mësimeve (punes), dhe dokumentacionin pedagogjik, si shkolla në Prizren ajo në Gjakovë. Kështu arsimi në Tiranë me shkresën 165-4 të 10.07.1944 kishte përgaditë “Udhëzime mbi kurset verore” me të cilat punoj shkolla normale Prishtinë I quajtur Kursi pedagogjik me drejtor profesor Kolë Margjini. Në faqen 456 kemi listen mbi aftësinë e kursistëve. Kështu me noten shumë mire: Ibrahim Rexha, Abdullah Zajmi, Zef Shpani, Abdyl Qerim Ohri, Lina Shreli, Ali Lika, Abdurrahim Gashi, Viktor Luka, Hysni Dina, kurse lista vazhdon me të tjerët me noten mirë. Qëndronte dhe një kërkesë zyrtare që kursistëve të iu paguheshin shpenzimet e udhëtimet nga shkolla – vendlindja (banim) gjithsejt ishin 80 kursistë të notuar. Drejtor I Kursit pedagogjik ishte profesor Kolë Margjini.

Përpjekjet e veprimtarëve, intelektualëve, patriotëve, atdhetarëve për alfabetin dhe shkollën shqipe ishin të mëdhaja gjatë historisë. Ky libër deri diku përmban këto gjëra si: burimet e shfrytëzuara të literaturës, arkivat, mikrofilmimet e dokumenteve, shkresave, fotot e objektëve shkollore të nxënësve, mësuesve, dëftesave (kopjet), fletlirimi, planet mësimore, përgaditja metodike. Korrospondencat drejtuar në mes Inspeksionit dhe Ministrisë së Arsimit e bëjnë këtë libër të spikatur, pikant.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat