Vdes ikona e modës franceze

Kultura

Vdes ikona e modës franceze

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:57
Hubert de Givenchy

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ikona e modës franceze,  Hubert de Givenchy.

Givenchy kishte dizajnuar modele të papërsëritshme për aktoren e famshme Audrey Hepburn dhe ish-zonjën e parë të SHBA-së, Jackie Kenedy.

Vdekjen e tij e ka konfimruar për AFP, partner i tij i ngushtë, Philipe Venet.

“Me dëshpërim të thellë ju informojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka ndërruar jetë”, ka thënë Venet.

Në një njoftim thuhej po ashtu se nipërit dhe mbesat e dizajnerit ndajnë pikëllimin e thellë për vdekjen e tij, bashkë me Venetin.

Givenchy ishte bërë i famshëm për krijimin e fustanit “Little Black” që ishte veshur nga Audrey Hepburn në skenën hyrëse të “Breakfast at Tiffany’s”.

“Rrobet e dashura dhe të thjeshta të Givenchyt më dhanë ndjenjën e secilit rol që luaja”, ka thënë Hepburn për dizajnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat