Mbrëmë në Hamam Bar u mblodhën 2340 euro nga artistët për Bekim Lumin

Kultura

Mbrëmë në Hamam Bar u mblodhën 2340 euro nga artistët për Bekim Lumin

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:18
Bekim Lumin

Nën moton Për Bekimin, mbrëmë në Hamam Bar Prishtina u mbajt një mbrëmje artistike me muzikë dhe stand up, nga artistët që kanë marrë iniciativën për të ndihmuar me vlerë monetare regjisorin e mirënjohur Bekim Lumi, për shërim nga kanceri

Edona Reshitaj, Visar Kuçi, Art Lokaj, Fatmir Spahiu- Bufi, Dardan Islami, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi e mysafirë të tjerë u ngjitën në skenë për të bërë më atraktive këtë natë ku ishin mbledhur shumë artistë, miq e dashamirë të regjisorit Lumi.

Image

Kjo mbrëmje mblodhi gjithsej 2340 euro për Bekim Lumin ndërsa kjo mbrëmje është në vazhdën e aktiviteteve Për Bekimin.

Ndërkohë javën që vjen do të mbahen edhe disa ngjarje tjera të cilat do të jenë me pagesë të volitshme por që këto shuma të mbledhura do të mund të krjiojnë një vlerë që do t’i dalë në ndihmë Bekimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat