Poezi ku shprehet qartë malli për atdheun, vendlindjen, familjen ...

Kultura

Poezi ku shprehet qartë malli për atdheun, vendlindjen, familjen ...

Nga: Milazim F. Kadriu Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:21
Kopertina e librit

Një copë tokë, në dorën time,

sa herë vij, tek ty e marr,

në të ruaj shumë kujtime,

tokë e ëmbël, plot me mall.

Me këto vargje  të poezisë “Toka ime” e nisë librin më të ri me poezi poetja Trandafile Molla Baja të titulluar “Atje dua...”, që është libri i katërt me poezi i kësaj autoreje që tash e shumë vite jeton jashtë atdheut por që asnjëherë nuk i shuhet malli për vendlindjen e sajë, për Durrësin e bukur, për të afërmit, shokët e fëmijërisë, miqtë  dhe për të gjitha bukurit që ka vendlindja e sajë dhe atë mall e shpreh në shumë poezi.

Është njëra nga bashkatdhetaret, që mendjen e zemrën i ka në vendlindje, pra është e lidhur fortë, me vendlindjen. Këtë gjë nuk është e vështirë ta vëresh në këtë libër por edhe në librat tjerë të botuar më parë.

Andaj si edhe në librat tjerë edhe në këtë libër autorja shpreh qartë mallin për atdheun,për familjen,për shoqet,miqtë të afërmit,fqinjët …

Edhe vetë titulli i librit na tregon për mallin që ka autorja për vendlindjen e sajë të cilën herë pas here e viziton por që çdo herë që gjendet larg  nga aty ndjen mall dhe e shpreh në poezitë e saja. Edhe në poezinë sipas së cilës e ka marr edhe titullin libri autorja ndër tjera thotë :

/ Dua të pi një kafe, / atje buzë detit, / në qetësi pa llafe, / aty ndjej lezetin. //

/ Dua të pi një kafe, / në fund të tek Currilat, / ku shoh anijet varg, / mbi dallgë trëndafilat //

Edhe lexuesi patjetër se do të ndjen emocion kur lexon poezitë e këtij libri ku disa nga to janë edhe përkushtuese dhe sjellin pjesë nga jeta e sajë e që aty edhe lexuesi gjen diçka të jetës së tij. Ja si shprehet në poezinë “ Portreti i babait në mur “ :

Ti për mua baba, ke shumë vlerë ,/ me ty bisedoj ,edhe pse je në mur, / diçka, të çuditshme ndjej si asnjëherë, / baba, të dua të gjallë dhe jo në pikturë. 

Ajo i këndon jetës më të bukur që ka kaluar në vendlindje e sidomos moshës rinore kur ishte gjimnaziste të cilën e shpreh në poezinë “Gjimnaziste”

Me asnjë moshë në jetë, / s’të dallova, se me asnjë s’ngjason / se ti je mosha e vërtetë, / je e vetme, që jetën zbukuron.

Në poezinë “Koha e rinisë” ndër tjera autorja thotë”

Ah dua, sikur të vijë  dhe njëherë, / ajo kohë e rinisë si luleshqerrë, / të mbush shpirtin, mal me gëzime, / nga ky mall, le të plas zemra ime.

Duke kujtuar kohën e më hershme pra moshën e re ajo në poezinë “ Sot jam plakë ” ndër tjera thotë :

Dikur, isha një fëmijë i druar, / njëherë kam qenë vajzë , / pastaj u rrita, u bëra grua, / tani jam vetëm, plakë.

Poetja Trandafile Molla Baja sikur edhe shumë poet tjerë  kanë ndjerë gëzimin bashkë me qytetarët e Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë së saj më 17 shkurt 2008. Andaj në përvjetorin e  saj autorja në poezinë  “ Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës “ ndër tjera shkruan :

Të uroj me gjithë zemër, / moj nuse e bukur, Kosovë, / pavarësi dhe liri të përjetshme, / rrofsh e qofsh përgjithmonë.

Nga malli për vendlindjen autorja nuk i pëlqen jeta si emigrante në Itali por që në ato kohë valët e jetës e bartën atje  dhe mbeti tash e një kohë të gjatë. Në poezinë  “ Jam emigrante ” ndër tjera thotë :

Prej vitesh, unë emigrante jam, / dallgët e jetës asnjëherë, s’ më përthyen, / u shkëputa, nga vendlindja e ëndrrat mbanë, / në dhe të huaj, qëndrova me lot të ngashëryer.

..................................

..................................

Kështjellën e ëndrrave, pak nga pak e ndërtova, / me shumë dhembje, dinjitet e edukatë, / por së menduari për ty nuk pushova, / o vendlindja ime, të ruaj si floriri Dukatë.

Në këtë libër autorja sjell edhe disa balada që ua kushton viteve 90-93, Emigrantëve,Antonio Bellushit,Bilbilit të parë të gjuhësisë-Jeronim De Radës etj.,të cilat si thotë edhe vetë autorja janë shkruar në momente shumë emocionale të ndjeshme të jetës së sajë

Ja si shprehet ndër tjera në baladën kushtuar Jeronim De Radës :

Tek vargu yt gjeta gurin dhe baltën, / gjeta besnikërinë e mbarë Arbërisë, / shoh lulen dhe bletën me mjaltin, / të shoh ty, Jeronim De Rada, / bilbilin këngëtarin e parë të gjuhësisë.

Ilmi Dervishi, duke folur për librin  “Atje dua...” ndër tjera thotë : ” Poetja Trandafile Molla Baja  me librin poetik “Atje dua...” vjen si një risi dhe me një nivel më të lartë artistik, më e plotë  si krijuese e me një siguri për të shkruar poezi e libra tjerë. Autorja është poete dhe një femër e emancipuar dhe e kulturuar, një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar dhe të gjitha këto i gjejmë të derdhura nëpër vargjet e poezisë së saj.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat