Ritmi i valles së jetës ndoshta pak ka ndryshuar
Nuk jemi më në ato ditët më të bukura të rinisë
Por vallen e lumturisë sonë nuk e kemi ndaluar
Jeta jonë u shndërrua në një valle të dashurisë.
Ritmi i valles së jetës ndoshta pak ka ndryshuar
Bukuria jote ka mbetur, bukuroshja e Dardanisë
E ndri ç on vallen tonë që së bashku kemi filluar
Vallen e bukur të jetës, këtë valle të dashurisë.