Një fjalë e zemrës

Kultura

Një fjalë e zemrës

Nga: Jan Kosova Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

E kam shkruar një këngë për vuajtjen e rininë
Dhe gati çdo vuajtje e kuptoj unë në këtë jetë
Pastaj është e lehtë për ta kuptuar dashurinë
Se krejt pa vuajtje  nuk ka dashuri të vërtetë.

Dhe një këngë të dhimbjes unë e kam shkruar
Kam futur në të mallin, krenarinë dhe brengën
Një fjalë të dashurisë në fund unë kam shtuar
Fjalë e zemrës sime, që e ngushëllon këngën.

Kam shkruar një këngë për do bjeshkë të arta
Sa herë për Malësinë, mua  malli më ka marrë
Dhe kam shëtitur botën,  bjeshkëve më të larta
Asnjë bjeshkë e botës në Ty nuk më ka ngjarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat