Dialog në kohë lirie

Kultura

Dialog në kohë lirie

Nga: Hasan Qyqalla Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Hero,

 nuk lexohen më germat e gurit

 as koordinata në kufirin e thyer

si dhe as gjaku

(mbase është tharë)

 as fjalët e lira...

Jo!

dhe as ajri i (pa)pastër

 që ndotë lapidarët!

sa vrenjtur vështrojnë retë!

 

Hero,

 ende kam mall të dëgjoj

 ligjërimin tënd

 nëpër amfiteatrot e metropoleve

të  shndritshme

me ylber dritash neoni

para atyre zemrave të kallura

qe merrnin forcë prej shpirtit tënd

që do kthehet në mish bronzi...

 

 Hero,

 nuk ka bukë as sot,

 Kosova e shtrenjtë,

bile as krip...

 Veç, zemrës së madhe

i lanë dhe pa kulm mbi krye

 bashkëluftëtarët tuaj

të Koshares!

 

 më beso,

 as statut veterani s'ju dhanë!

 

 Hero,

 dikush po e kafshon lirinë

sikur jetën (e djeshme) në ajri

ushqehen në xhamin e gjellëtoreve të avullosura!

e etjen e thajnë

me lotin e njelmët...

 

 Hero,

 mbi lirinë

janë ndërtua pallate

 e në ato "saraje të bardha"

bëhen pisllëqe me dashuriçka

 si në kohë bejlerësh

 si në zaman sulltanësh!

 

 Hero,

 "komandantët" kanë veshje altari

 e kollare pleh-ari

 deri sa shpresa zbehet

 në katunde e qytete.

 

Hero,

çohu dhe njëherë

 prej atij "dheu të bardhë"

t'i pështysh këta

 sharlatanë

shkërdhata-diplomate!

 

... e kë do ta gëzojë

 kjo "dekadë në liri"!

 

Hero,

 dikush po e kafshon lirinë sot...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat