Urime Kosovë. 10 vjet mëvetësi!

Kultura

Urime Kosovë. 10 vjet mëvetësi!

Nga: Kadri Tarelli Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 19:24
Para shtatores së Adem Jasharit

Shqiptarë kudo jeni, mbushni gotat plot e plot!
10-vjetorë, Kosov’ shqiptare, po festojmë sot.
Që nga yjet, lart nga qielli, Rugova na përshëndet:
Mëvetësinë, Kosov’ dardane, ta gëzosh për mot e jet!

Sy pafjetur Adem Jashari, nga Drenica po na flet.
Sot me ju jam edhe unë, bashkë, tash e 10 vjet.
Për heronjtë, këngë e valle, sa të tundet tërë dheu,
që nga shekujt bashk’ me ne, vjen dhe Skënderbeu.

Raca jonë nuk u shua. Shqiptarë me rrënjë lisi.
Shqipen kemi perëndi. Me borë mbuluar plisi.
Diellin e pamë në sy, tek rrënjët ne ramë.
A i numëroni dot, në shekuj, deshmorë sa janë?

Gjakun tonë dhamë për ty, o i shtrenjti ynë dhe!
Po qe keq Kosova ime, prap në këmbë ngrihemi ne.
Mos u tut fisnikja jonë, shqiptaria nuk vdes kurrë.
Gjiri yt na dha qumësht, fusha bukë, mali flamurë.

Mëmëdhetarë sot gëzoni, veç kam një porosi:
Shkaut kurrë mos i besoni, hasmi fjetur s’rri.
Mblidhuni, bashk’ punoni dhe i vini gishtin kokës,
Gjaku ynë, djersa juaj, t’i dalë zot qiellit dhe tokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat