Drita e Kosovës me shpirtin pranë pavdekësisë së dashurisë

Kultura

Drita e Kosovës me shpirtin pranë pavdekësisë së dashurisë

Nga: Daniel Marian Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 00:01
Ilustrim

Kush pat thënë vallë: Shikimi yt më turbullon, prekja yte më rrënqeth, pythja yte ma tollovit mëndjen, ndërsa dashuria jote më jep flatra të ëndërroj e fluturoj mbi mjegulla! Sa dhimbje e sa hidhërime kanë kaluar nëpër shpirtin e poetëve? E bukur si një shami e mbështjellë me shpirtin e ndjeshmërisë është dashuria që dhemb. Një plagë që hapet kështusoj, e këtillë mbetet përjetë. Ja pra, kjo është poezia. E ndodhur në një gjendje shqetësimi të plotë, poezia është një dhuratë që të josh drejt burimit të dashurisë. Kjo është poetja. Ndërmjet poezisë dhe poetes, distanca është sa një ofshamë e mbrujtur me shpirtin e njeriut që mund të jetë i dukshëm, diku në horizont. Përndryshe, të jesh njeri, don të thotë të jesh poezi, ndërsa poezia nuk ëshjtë tjetër veçse dashuri.

Drita Nikoliqi Binaj vjen me shpirtin e hapur dhe koncepte të reja, personale artistike. Ajo është një frymë e re që ndjen frymëmarrjet e kohës, para se t’i afishojë ato si do deklarata dashurie tejet të qarta, sidomos te „Rrudhat e kohës”: „Kundër mendimeve të mia/ si të nisem/ rrugës së ndriçimit/ të ecë rrudhave të kohës./ Si t’i bishtëroj kohës/ për dashuritë e ëndërruara/ rrugës së diellit/ si të kalëroj.// Si t’u kundërvihem/ drithërimave të zemrës/ me fuqi furtune./ Si të nisem (...)/ me erërat e tërbuara/ mbështjellur./ Në cilin fillim/ kah cili fund/ nisja ime/ Ku... Kah.”

Diku në hapsirën më të rëndë të përmbajtjes ndërmjet germave, mund të gjendet një rrugë për kthim në kohërat e qarqet pararendëse për fatin e gjuhëve dhe çasteve në të cilat ka depërtuar bota, moment të cilin zakonisht të tjerët e anshkalojnë.   Aq kohë sa ekziston „Zjarri i pashuar”, atëherë është mirë që gjërat shkojnë kah e mbara në një drejtim të mirëditur dhe mirëseardhur. Një linjë zig-zake e jetës vëhet për t’u lexuar kur ke besimin se faktikisht nga përjetësia del në horizontin e një dritë e qetë, edhepse nuk vërehet asgjë, por thjesht e pastër, ngase kështusoj duhet të ngjajë: „Jo nuk dua/ që kjo këngë/ të fashitet/ si vullkan i lodhur./ Nuk dua/ mallin që më djegë/ për ty/ ta lajë me lotë.// Ty/ që më dhurove lumturinë/ po t’i fali sytë/ që të ngihesh/ prapë me lotë/ dhe lulet/ që nuk vyshken/ nga brengat./ Të dua!

Ekziston një përgëzim i përpjekjeve gjatë rrugës së përmbushjes, qoftë edhe atëherë kur rruga shpesh herë mund të jetë kolaterale me rrugët e komunikimit fluid. Ja përmallimi i rikthimit në trojet e shtyllave të fatit, një përngutje permanente për të notuar mbi valët e kohës që të janë dhënë, pa marrë parasysh se nga po na shpie rrugëtimi.  Medoemos duhet t’i besojmë lirisë së dashurisë që nuk ndalet kurrë. Ajo vjen të shijojë nga çastet magjike të rastit, dhe i vetmi fakt që vjen parasysh, është fakti se dashuria sjell pas vetes krejt peshën e ndjenjave të konektuara pa të cilat nuk mundet: „Sonte  Heshtja/ dhëmbje e fjetur mik./ Si t’i quaj/ dëshirat e mia të parealizuara./ Si të pagëzoj në ditëlindjen/ e zogut tim të plagosur/ Mik./ Nga netët e errëta / agimet s’më çelën. / Sonte e theva gotën e shpresave / të këputura./ Cilën ditë e kërkon/ në diellin tim të plaguar/ të jetës sime të vogël/ e dëshirave të mia/ të mëdha. (A do ta gjej).

Poemat e Dritës shëmbëllejnë me do piktura sentimentale ku zotëron shikimi që prek. Përherë zhvillohet një luftë ndjenjash që revelacioni të ekzistojë në vetëvete, jo vetëm si një bindje konfuze e rrugëtimit ndërmjet përfytyrimeve të më shumë shëmbëlltyrave të pamundësisë së arritur në moshën e pjekur të mënyrës për të qenë: „Kur u nisa/ për ta gjuajtur fatin/ armë kisha shpresën/ Më kot/ në dridhërim/ të kërkova/ të të godas// Në gënjeshtrën/ e syve tu/ me plumbat/ e mallit tim/ të djegur./ Më kot! (Më kot). Nuk mund të ketë dashuri pa pritjen e të gjitha pritjeve, kurse rregullat e lojës krijojnë vend edhe për tradhëti, ngase dashuria në fund të fundit, një dramë quhet, sado që asaj tenton t’i japish një dimension tjetër të kuptimit...

Një paqartësi e dyfishtë e harlisjes klith nga thellësitë e vështira për t’i zbuluar. Është njësoj sikur koha të është dhënë për t’u bërë pilot përpjekjesh porsi një formulë e rëndë për ta transponuar nga kuptimi i kërkimit, që do të ta sjellë më në fund formulën e (ri)gjetjes:  „Si t’ia bëj/ Në sy rrrufetë./ Në fytyrë/ kaltërsi qielli.// Nga libri i vjetër nxjerri/ qafore fjalësh./ Në makinën shtypëse/ histori e shkrumbuar.// Në damartë e mi/ as gjak/ as ujë.// Ç'kërkon/ kjo puhi pranvere/ në vronësinë/ e fytyrës sime.// Ç'po i bartë/ kujtimet e djegura/ motesh.// Ç'më kalamendin/ këto fjalë/ të pashkruara.”

Drita Nikoliqi Binaj ka dinjitet dhe nuk bie viktimë e përjetimeve të përshkuara përmes magjisë së fjalëve. Përkundrazi, ajo din të kalojë vetë dhe pa përkrahjen e askujt,  tejmatanë portave të fitores. Është e ndërgjegjshme për fuqinë e iluzionit që zëvendëson çfarëdoqoftë hapsirë mendimesh. Ajo dashuron ngase ekziston, dhe gjithëçka që është e mundshme të ekzistojë për dashuri: „Nuk e di/ a do të më kthehet/ djelli im/ këtij mëngjesi./ A do të cicërojnë/ Zogjtë.// Ç'mu dashtë/ të të kërkoj/ mes errësirës/ e dritës/ kur buzët/ më janë ngrirë.// As ajo që nisem/ As ajo që mbes./ E duartë / kah ti drejtojë/ Ku ta hudh/ këtë brengë/ për ty/ që kujtimet/ mi ngjallë? (Nuk e di).

Nuk është mirë ta përmbyllim këtë mendim kritik pa diçka që nuk paraqet rrumbullakësi. Më mirë do ishte mos ta përmbyllim fare, sepse, siç thekson autorja: „Këngën e fundit/ e harrova/ në këtë mëngjes/ të bardhë.// Nuk jemi më/ as ti as unë./ Vetëm një zë/ i huaj/ përshpërit/ syve tu blu.// E në ta/ është shkëndija/ e të gjitha/ gëzimeve të mia/ që aq shumë/ më mashtroi. (Nuk jemi më).

Drita Nikoliqi Binaj vjen në gjuhën rumune me një eksperiencë artistike të jashtëzakonshme. Ndjeshmëria e saj është një dhunti e pavarësisë për të mbetur e para që sjell një brishtësi që u kundërvihet të gjitha pengesave. Autorja e këtyre vargjeve tenton të përjetojë çdo prekje, kudoqoftë dhe kurdoherë, gjithmonë me shpirtin pranë pavdekësisë së dashurisë.

Drita Nikoliqi Binaj

LOTËT E PAJTIMIT

Dhimbja dhe krenaria e jetës sime
Më duhej të pritja në tjetër kohë
T’i hap krahët, të fluturoj
Të zgjoj zemrën nga gjumi
E në heshtje me ty të kuvendoj.

Mbi gurët e thepisur
Lotët e gëzimit të pajtimit
Mos t’i fshehim.
Për ferrat që na i ngulën në këmbë
E fajtor të pafajshëm na bënë...


FLUGË E PAPRITUR

Shpirti im i përvuajtur
Me dhimbjet që desh më vranë
Me zhgënjimet që si prisja
Nga ata që i mbaja pranë.

Shpirtin e kam lakuriq
Në acar të dimrit t'kaluar
Të ngrirë e të vetmuar.

Shpirti në mirësinë e vet
Është venitur e është tretë
Se kur shpirti është i vrarë
Sytë as veshët s'janë dëshmitarë.

Bajta gjat barrë në shpirt
Duke ditur e mos ditur
Për dhimbje e shtrëngatë
Që më flugën papritur...

LIDHËM BESË

Në qetësi theva heshtjen.
Me lot lava mallin
Që më digjte për Ty.

Me butësi të shtrëngova
Emocioni, trishtimi
Besimi u ngatërruan
Së bashku me heshtjen
Në dashuri u shndërruan.

Ardhmëria në shpresë
Unë e ti lidhëm besë...

 

TË KAM LARG O ÇAMËRI!

Të kam larg moj Çamëri
E dot s’i ngrej gurët e varreve
Të kam larg moj Çamëri
E dot s’e mbjell borzilokun

Në vatrat tua bujare.
Të kam larg moj Çamëri
E dot s’i zgjoj blegërimat e staneve
dhe as nuk mund t’i mbledh

E vetme portokallet...
Ah, të kam larg moj Çamëri
E malli më djeg si furrë.
Por kur, kuuur
Do të të shoh nuse
Që të zgjosh djepe

Male, dete dhe gurë?

 

DREQ DEMOKRACIA

 

Në dreq shkoft’ kjo demokraci

Na përçau e na ndau

Luftë e dreqit kjo ideologji

Disa në njërën anë

Disa kapërcyen hendekun

E të tjerëve u ndihmoi zgjuarsia.

Forcat e të gjithve nuk janë njësoj

Për të dalë në anën e „demokratëve”

Disa kanë shumë miq

U ndihmon pedana disave më shumë

E disave më pak...

Në dreq vaftë kjo demokraci

Që po minon të tashmen

E të ardhmen tonë...

Në dreq ju dashnorët e Evropës

Që veç fasule i jepni kokës!

Vaftë në dreq kjo demokraci

Që krijon të shëmtuarën histori

Ndërmjet bijve dhe bijave të Kombit

Duke mbjellë ndasi, përçarje e armiqësi.

Krijoi një popull që jeton në kufi

Të mjerimit e të varfërisë

Drejtuar nga hajdutët e demokracisë.

A nuk është ky varr i hapur

Fundi ynë në duart tona

A nuk e beson ti se ky popull

Ka nevojë për ushqim

Mirëqenje e arsimim

Për zgjidhje të ndershme

Për të vërtetën demokraci

Që sjell mirëqenie e lumturi.

 

Dila Gecaj

 

ZEMËRZANA E KOSOVËS

 

Shumë e dashura Drita
E këndshme si trendafilja
E shtrenjtë si Shqiponja
Bukuroshe e trojeve tona.


Të gjith të duam moj zanë e malit
T'i puthsha moj motër sytë e ballit
Drita moj mbretëresha e Kosovës
Motra e dashur e Ibrahim Rugovës
Pasardhëse e Adem Jasharit
E pavdekshme sikurse Teuta
Shota, Nora dhe Tringa e Smajlit.

Me ty mburret mbarë kombi
Të dashtë dhe të ruajtë Zoti!
Shpresoj që të t'takoj një ditë

Të t'përqafoj fort, e dashura Dritë!

Gëzuar qoftë për ty kjo ditë e shenjtë
Dashuria qoftë me ty, e t'përcjelltë për jetë
Jetën e paç të mbushur me plot mirësi
Me suksese, gëzime dhe lumturi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat