Libri biografik për Thaçin u publikua sot në 10 vjetorin e pavarësisë

Kultura

Libri biografik për Thaçin u publikua sot në 10 vjetorin e pavarësisë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:03
Libri biografik për Thaçin

Pikërisht në ditën kur Hashim Thaçi kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës, dy gazetarë të famshëm britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, kanë publikuar librin biografik me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe.

Libri i cili ka ngjallë debat në Kosovë, tash e tutje mund të blihet nëpër libraritë në mbarë botën dhe është botuar fillimisht në gjuhen angleze.

Në Fotot që ka siguruar  KosovaPress, shihen disa kopje të këtij libri, i cili përmbledh jetën private dhe publike të Thaçit.

Dy gazetarët e famshëm britanik, për një kohë të gjatë kanë intervistuar Thaçin dhe personalitete tjera botërore. Ky libër më herët është thënë se do të promovohet fillimisht në Uashington, Londër dhe Bruksel, më pas edhe në qendra tjera botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat