Ani, Kosovë, ani

Kultura

Ani, Kosovë, ani

Nga: Dibran Demaku Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:56
Dibran Demaku

Ani, Kosovë, ani

dikush të errësonte qiellin

ti kërkoje diellin

dikush të errësonte hënën

ti kërkoje n?nën

nënën që të lindi

po që nuk të rriti

 

Ani, Kosovë, ani

ata të rripnin shtatin

Ti kërkoje fatin

ata të zinin pritës

Ti gjakoje dritën

ata të vrisnin ëndrrën

Ti këndoje këngën

 

Ani, Kosovë, ani

Ti lot i qiellit

Ti rreze e diellit

Ti lule e prillit

Ti shkëlqim i yllit

Ti jehonë e fyellit

 

Ani, Kosovë, ani

në shekuj brenga e halle

i munde me këngë-valle

një Ushtri e rrite

krenarinë e ngrite

tek fusha tek Mali

rojë vajza-djali

 

Ani, Kosovë, ani

Ti rrjedhë e Drinit

Plis i Boletinit

Ti lule e fushës

Ujëvarë e Mirushës

ke hyrë thellë në zemër

një këngë e një emër

 

Ani, Kosovë, ani

Ti do t'dridhësh detet

do t'takosh planetet

në këtë Stinë te Madhe

do t,ngrihesh shkallë-shkallë

me diell në dorë

me diell në ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat