Kosovë, ma gëzofsh pavarësinë

Kultura

Kosovë, ma gëzofsh pavarësinë

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Në këto troje tona shekullore

Agoi e shumëpritur, e bardha dritë

Prej kthetrave të djallit u çlirove

Për të qenë e pavarur nga ajo ditë.

 

Si feniksi u ngrite nga hiri e zjarri

Duke ngadhënjyer, plagët tueja i shërove

Për t’u ndier rehatshëm e i lirë shqiptari

Në këto troje të lashta arbërore.

 

Janë këto dy shtete shqiptare

Mu në zemër të Ballkanit

Që u ngjajmë shqipeve mbi male

Duke i ruajtur foletë prej hasmit.

 

Shtrini krahët, shtrini

Si pëllumbat në katërsi

Për t’mos ekzistuar më kufiri

Që e ka ndarë Kosovën nga nëna Shqipëri.

 

Kosovë, me gëzofsh pavarësinë

Moj trevë dardane e motit

Bashkë me shqipërinë

E kryetrim Gjergj Kastriotit!

 

 

E gëzofshin gjithë shqiptarët

Në të gjitha trojet tona etnike

Gjithandej kah janë mërgimtarët

Me qëndresë e zemra fisnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat