Për ty Kosovë

Kultura

Për ty Kosovë

Nga: Dibran Demaku Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:02
Prishtinë

Për ty Kosovë
për ty moj Nënë
është pak një rreze
pak është një hënë.

Është pak një qiell
me gjithë planete
pak është një diell
oqeane e dete.

Para madhështisë tënde
gjithçka është pak
dhe zemër e trimit
që derdhi gjak!

Unë jam yt bir
dhe t`i njoh hallet
në ëndërr a delir
bota n`ty le të kallet!...*

*Varg i Ali Podrimjes

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat