Ramabaja ndjehet krenar me çmimin “Azem Shkreli”

Kultura

Ramabaja ndjehet krenar me çmimin “Azem Shkreli”

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:08
Çmimin "Azem Shkreli" e fiton Rushit Ramabaja

(E plotësuar) - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë sot Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe Çmimet Vjetore për Letërsi.

Çmimi Vjetor për Vepër Jetësore iu dha shkrimtarit Rushit Ramabaja, i cili tha se ndjehet i nderuar që së bashku më kolegët, këto çmime po i marrin në 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai vlerësoi çmimet e marra sot në emër të të gjithë laureatëve, duke potencuar se është kënaqësi kur krijimet e shkrimtarëve shpërblehen, sidomos kur këta të fundit përpiqen që nga shpirti i tyre të krijojnë universin.

Ramabaja: E ndjej veten të nderuar që sot në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës po e marrim këtë vlerësim pikërisht nga njerëzit tanë

“Jemi të lumtur që lexuesve tanë kemi arritur që sadopak t’ia përçojmë mesazhin e së mirës, të bukurës. E ndjejmë veten të nderuar që sot në 10 vjetrorin e pavarësisë së Kosovës po e marrim këtë vlerësim pikërisht nga njerëzit tanë, pikërisht nga Ministia e Kulturës, pikërisht nga shteti ynë për të cilin u flijuan aq breza gjatë shekujve e deri tek ", u shpreh Ramabaja.

Ndërsa ministri Gashi tha se ndarja e këtyre çmimeve sot bëhet edhe më domethënëse, në vitin jubilar të shpalljes së pavarësisë te Kosovës.

Gashi: MKRS do të jetë në vazhdimësi mbështetëse e juaja

"Këto çmime ndahen në vitin jubilar të shpalljes të pavarësisë të Kosovës. Jo rastësisht e kemi ceremoninë që ngërthen shumë aktivitete që mbahen zhvillohen këto ditë, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë të Kosovës. Dhe është një fakt dhe një arsye se MKRS po e vlerëson punën dhe angazhimin tuaj dhe po ashtu e ka ndërlidhur edhe me përvjetorin e pavarësisë. 1’50” MKRS do të jetë në vazhdimësi në mbështetje. Unë iu inkurajoj që të punoni edhe më tej, sepse puna juaj është krenari për ne ", tha ai.

Ministri bëri të ditur se këto çmime e kanë një procedurë, përcaktohen me një rregullore të veçantë për ndarje të çmimeve, derisa theksoi se për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve është përkujdesur një juri profesionale, e themeluar nga MKRS enkas për këtë çështje. Ai vlerësoi kontributin e jurisë duke thënë se kjo e fundit ka dhënë kontribut shumë të çmuar në këtë drejtim.

E në emër të jurisë foli Shkëlqim Millaku, i cili tha se falënderimi i takon Ministrisë që ia kanë besuar punën për ndarjen e këtyre çmimeve.

Sipas tij, këtë vit ka pasur konkurrencë serioze dhe prurje të reja në lëtërsi.

Millaku: Kemi pasur konkurrencë serioze

“Kemi pasur konkurrencë serioze, kemi pasur një prurje serioze. Dhe ne të gjitha atyre që nuk i kemi këtu, i dëshirojmë që të vazhdojmë rrugën e tyre, sepse me të vërtetë ata kanë bërë një punë shumë të madhe. Sot kemi përzgjedhur një mundësi tonën për të cilën ndoshta për shumëkënd do të mbetet pjesë e vlerësimeve që është ndarë korrekte ose si", tha ai.

Ndërsa çmimi për prozë “Anton Pashku” iu nda Fatmir Halimit për veprën “Dy vdekje e një jetë”, çmimi “Ali Podrimja” për veprën më të mirë në poezi iu nda shkrimtarëve: Ismail Syla për “Atdheu im i ngrysur” dhe Ragip Sylajt për veprën “Kam drojë për ty”.

Çmimin “Vehbi Kikaj” për fëmijë dhe të rinj e morën shkrimtarët Mexhit Mehmeti me veprën “Ecejaket e Hero Lindit” dhe Avni Dehari “Flakadanë e Lirisë”.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” iu nda Arben Veselajt për studimin “Tema Kadareane”, ndërkaq çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” Orjela Stefasanit për veprën “Njerëzit dhe ingranazhet”.

Çmimin "Azem Shkreli" e fiton Rushit Ramabaja

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë sot Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe Çmimet Vjetore për Letërsi.

Çmimi Vjetor për Vepër Jetësore iu dha shkrimtarit Rushit Ramabaja.

Ministri Gashi tha se ndarja e këtyre çmimeve sot bëhet edhe më domethënëse, në vitin jubilar të shpalljes së pavarësisë te Kosovës.

 "Këto çmime ndahen në vitin jubilar të shpalljes të pavarësisë të Kosovës. Jo rastësisht e kemi aktivitet që po zhvillohet në këtë 10 vjetor. MRKS e vlerëson punën dhe angazhimin tuaj", tha ai.

Ministri bëri të ditur se për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve është përkujdesur një juri profesionale, e cila ka dhënë kontribut shumë të çmuar në këtë drejtim.

E në emër të jurisë foli Shkëlqim Millaku, i cili tha se falënderimi i takon Ministrisë që ia kanë besuar punën për ndarjen e këtyre çmimeve.

"Kemi pasur konkurrencë serioze, kemi pasur prurje të reja. Sot kemi përzgjedhur një mundësi tonën për të cilën ndoshta për shumëkënd do të mbetet pjesë e vlerësimeve korrekte ose si", tha ai.

Ndërsa çmimi për prozë “Anton Pashku” iu nda Fatmir Halimit për veprën “Dy vdekje e një jetë”, çmimi “Ali Podrimja” për veprën më të mirë në poezi iu nda shkrimtarëve: Ismail Syla për “Atdheu im i ngrysur” dhe Ragip Sylës për veprën “Kam drojë për ty”.

Çmimin “Vehbi Kikaj” për fëmijë dhe të rinj e morën shkrimtarët Mexhit Mehmeti me veprën “Ecejaket e Hero Lindit” dhe Avni Dehari “Flakadanë e Lirisë”.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” iu nda Arben Veselajt për studimin “Tema Kadareane”, ndërkaq çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” Orjela Stefasanit për veprën “Njerëzit dhe ingranazhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat