Flet regjisorja e komedisë "Vdiq mbreti, rroftë mbreti", Elma Doresi: Jetoj çdo ditë mes brrylave dhe kaloj çdo ditë në rrugë me pengesa

Kultura

Flet regjisorja e komedisë "Vdiq mbreti, rroftë mbreti", Elma Doresi: Jetoj çdo ditë mes brrylave dhe kaloj çdo ditë në rrugë me pengesa

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:50

"Vdiq mbreti, rroftë mbreti". është një ndër komeditë shqiptare më të ndjekura në TK kohët e fundit për publikun kryeqytetas. Kjo komedi shqiptare e krijuar nga Ferdonand Hysi është shkruar me një gjuhë elegante, me një nivel artistik të lartë me një mënyrë estetike lakonike.  Për vënien me sukses të saj në skenë dhe për ëtrheqjen e publikut një meritë ka dhe regjisorja Elma Doresi. 

Një komedi me temë aktuale, në vënien në skenë të komedisë ishte dëshira dhe përzgjedhja juaj apo e vetë autorit Ferdinandt Hysi?

 -Në fakt përzgjedhja e veprës erdhi si rezultat i konkursit të dramës shqipe në Teatrin Kombëtar. Duke qenë pjesë e drejtimit artistik të këtij aktiviteti dhe si regjisore e Teatrit Kombëtar mu besua mua për ta vendosur në skenë këtë vepër.

 -Kush ishte pjesa më e vështirë kur mora përsiëpr këtë komedi?

-Në fakt vështirësi kemi patur, por falë mbështetjes me profesor Përparim Kabon, diskutimeve midis nesh me Ferdinandin, filluam të lehtësonim disi. Më pas duke bërë një laborator teatri me tekstin në bashkëpunim me aktorët e trupës së shfaqjes arritëm në një tekst final. Ferdinandi është një mik i teatrit dhe si i tillë ai ka përherë gjetje shumë të bukura, aktuale, karaktere të vizatuara. Por natyrisht teksti i shkruar me tekstin teatral përbën disi ndryshime dhe për këtë duhet herë pas here të ndërhysh. Ndërhyet kudo, gjë që nuk duhet marr aspak personale përkundrazi. Kam ndërhyrë dhe në Shekspir.!

- Ku u mbështete tek zgjedhja e aktorëve?

-Në eksperiencat e mija personale. Disa i kam miq/kolege të disa bashkëpunimeve me radhë. Ndërsa risi kësaj radhe kisha bashkëpunimin me Mjeshtrin tonë Bujar Asqeriun, Zonjën Klara që është Raimonda Bulku dhe mikun tonë Dritan Boriçi. Një eskperiencë shumë e bukur me to ku gjej rastin ti falënderoj për çdo gjë që kanë bërë për shfaqjen tonë. Faleminderit që besuat tek unë dhe faleminderit për çdo fjalë dhe leksion që më keni dhënë.

 -Në prova ku u mbështete më shumë në zbërthimin e karaktereve në punë në grup ato individual sipas personazheve?

-Natyrisht duke qene regjisorja e shfaqjes, njihesha dhe kisha punuar paraprakisht me të gjithën në tërësi. Por puna jonë është gatim. Çdo ditë ti mëson gjëra të reja për veprën, fillon ti njohësh karakteret edhe më thellë, fillon ti ndjesh frymëmarjen në çdo provë deri në krijimin e figurës. Ka qenë një bashkëpunim intensiv me aktorët bashkë, një luftë e vështirë dhe e bukur njëkohësisht deri në finalizimin e saj.

-Ku e mbështete më shumë suksesin e kësaj komedie tek teksti, aktorët apo te regjia?

 -Nuk mendova në asnjë moment suksesin. Mendimi i imi dhe i të gjithëve ka qenë : Të argëtojme njerëzit dhe të themi disa të vërteta të cilat të gjithë i mendojmë por pak i "bërtasin". Mendoj se të gjitha bashkë, kostumet, skenografia multi funksionale e Drini Shehut, muzika e cila ka nisur shumë kohë para shfaqjes, ndriçimi, aktorët, teknika e teatrit dhe regjia sollën shfaqjen dhe bashkë me të sollën dhe shumë komente pozitive për punën tonë.

- Ku e gjeni veten më mirë në regji, në drama apo komedi?

 -Personalisht kam provuar groteskun, komedinë e zezë në të cilat jo pak herë më është dashur ti gërshetoj dramën me komedinë. Ky është stili në të cilin më pëlqen shumë dhe e dua. Ta argëtoj publikun por dhe të kem momentet e mija ku të shpreh një mendim apo një mesazh. Skena na e jep këtë mundësi.

 -Cili ishte mesazhi i kësaj komedie?

-Në vepër prekim shumë linja dhe problematika të kohës. Në vepër merremi me dyftyrësinë e njeriut, merremi me paaftësinë e tij, merremi me abuzimet e tij, me transformimin e tij deri në vetmohim. Por një njeri i vetëm nuk mundet kurrsesi të ndryshoj asgjë, por asgjeja ta ndryshojë atë. Një thirrje e brendshme njeriut : Ku po shkon?!

-Një femër regjisore që guxon në komedi gjini shumë e vështirë do vazhdosh të ecësh nëkëtë rrugë? A është e vështirë të jesh sot një regjisore femër?

Unë u lodha- thotë personazhi ynë. Druaj se u lodha vërtetë. Jetoj çdo ditë mes brrylave dhe kaloj çdo ditë në rrugë me pengesa. Ka pasur momente të cilat kam ndalur të them të drejtën dhe kam kthyer kokën pas dhe kam thënë : Mos duhet të kthehem?!Por pikërisht në ato momente kam ndjerë miqtë e mi të teatrit të cilët më mbështesin përherë. Sot nuk është aspak e lehtë të fitosh këtë gjë të cilën ne e kemi arritur : Publikun! Dhe nëse vazhdoj të përballem me "bërrylat" është vetëm falë tyre, fal forcës që ata më përcjellin dhe fal pozitivitetit që më japin ata mua përherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat