Atdhetar e poet i mallit për vendlindjen

Kultura

Atdhetar e poet i mallit për vendlindjen

Nga: Mr. Skënder R. Hoxha Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:31
Mr. Skënder R. Hoxha

1. tudiuesi Tim Judah, në librin e tij “Kosova: Lufta dhe hakmarrja”, në një vend kishte thënë: “Jusuf Gërvalla ishte prej njerëzve kryesorë në historinë e grupeve të vogla ilegale që frymëzuan nacionalizmin shqiptar në Kosovë”, ndërsa studiuesi tjetër, Robert Elsie, jetën dhe veprën e Jusuf Gërvallës e përmbledh me: “Jusuf Gërvalla (1943 – 1982), poet dhe veprimtar politik i vrarë në Gjermani, i cili me vdekjen e tij është bërë figure sym-bol”. 

Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, nuk shkuan në Gjermani veç sa të bë-hen mërgimtarë, as për t’u pasuruar, as për të parë prej së largu sesi digjej atdheu dhe po-pulli i tyre, por të shtrënguar, të detyruar, të arratisur, për të qenë: më mirë atje sesa pas grilave të kazamateve serbe, më mirë atje sesa të likuidohen nga hienat namzeza, por … me idealin e tyre të palëkunshëm se atje do të vazhdojnë veprimtarinë patriotike, t’i dalin zot atdheut me zërin e tyre të fuqishëm që do ta dëgjonte botë e përgjumur, sikundër edhe bënë derisa dorë kriminale ua preu rrugën, …se (citoj vargje të Ali Pordimes:

     Të jesh shqiptar e një qen mos të ndjek

     Gjatë gjithë jetës

     E pamundur është.

     Të jesh shqiptar e vdekja të mos të gjejë

     Edhe në skaj të botës

     E pamundur është.)

2.                                                                                                                             

“Muzat e poezisë këndej nga ne janë rritur shpesh mes oshëtimash e krismash, ato nuk tremben e nuk heshten edhe lehtë”. (Azem Shkreli)

Kur atdheu është i robëruar e i nëpërkëmbur, atëherë poetët tanë më të mirë muzë të krijimtarisë së tyre zgjodhën vendlindjen duke ia kushtuar ndjenjat më të forta të dashuri-së dhe mallit për të.

Në këtë rreth poetësh do ta kërkojmë dhe do ta gjejmë Jusuf Gërvallën, në frymëzimet e të cilit kemi përjetimin e thellë poetik të vendlindjes, duke e ngritur atë në lajtmotiv të krijimtarisë së tij poetike.

Vargjet e poezive të Jusuf Gërvallës, me motive të vendlindjes dhe të mallit për të, ja-në ligjërime të përflakura që bredhin si drithërime shpirtërore nëpër kujtimet ë fëmijërisë, ku fëmijëria e Jusufit do kuptuar si fëmijëri gjithëshqiptare, e vendlindja e tij do kuptuar si gjeografi trojesh gjithëshqiptare…

3.                                                                                                          

Vjershat e Jusufit, ato të mallit për atdheun, sikur përafrohen me krijime të këtij moti-vi të rilindësve tanë. Lirika të tilla të këtij autori artikulohen sidomos në përmbledhjen e parë “Fluturojnë e bien” dhe në atë të dytën “Kanjushë e verdhë”, në veçanti poezitë që mbajnë titujt: Rruga që shkela dikur, Fluturojnë e ben, Rruga që shpie në livadh, e ndonjë tjetër, ku vendlindja spikatet si ngjizje e mallit dhe e preokupimit si kategori poe-tike, të thurura me gjuhën dhe diskursin e parandjenjës së të jetuarit larg vendlindjes, si:

“EDHE UNA E FUNDIT A KALLË NË VOTËR

                         PO KANGËN ENDE S’E KAM MBARUAR

                         PËR TY VENDLINDJE”                                                

                                                                                                                                          

Vargëzime të këtij frymëzimi, herë – herë, sikur marrin konturat e motiveve e standarde-ve të kurbetit, ku thellësia emocionale e vargut tingëllon si ndjenjë e përjetim i fortë, për-brenda mozaikut të preokupimeve të asaj faze të pjekurisë poetike të tij. Largimin nga vendlindja Jusufi e kishte parandjerë shumë më herët se të largohej nga atdheu. Ajo ima-gjinatë, ku nuk mungon as intonimi meditativ, ndonjëherë do të këndohet edhe si preoku-pim. Ndërsa, ai preokupim kacafytet me skepsën rreth dëshirës së flaktë të poetit e patrio-tit, se a do të kthehet më në vendlindje, ku thotë:

      “KUJTIMET JANË TË ZJARRTA, SI GRUNOJAT

          NË DIELLIN E KORRIKUT QË KALLË…

          ATHUA DO T’I SHOH MA? … etj. …

    

4.                                                                                                                                                                

Në poezitë e përmbledhjes “Fluturojnë e bien” të Jusuf Gërvallës, po të lexohen me kujdes, mund të qartësohet se aty shkrihen disa rrafshe ngjyrash, ndonjë prej të cilave ja-në reflekse të brendshme imagjinative të poetit të ri, atëherë, e do të tjera imponohen si reflekse të një bote vërtet të pasur të krijuesit ambicioz, me ngacmime të brendshme, të dukshme e të padukshme. Të gjitha këto, në vargje, manifestohen me sensibilitet të ndje-shëm e të nuancuar poetik.

Bredhjet dhe shqetësimet si preokupime e shpërthime poetike shpesh i vendos në kolo-ritin ambiental të vendlindjes, si:

NË SHTËPINË TIME KA DRITË, KA DRUNJ, KA EDHE ENË,

KA DUAR QË ARNOJNË, KA DUAR QË GATUAJNË ËMBËLSIRË,

NË SHTËPINË TIME KA AVUJ DHE GJELLË ERËMIRË, apo:

KA EDHE GJËSENDE QË VJETËROHEN ATY KA EDHE ZËRA TË RINJ, e shumë e shumë vargje të tjera, ndaj Jusufit i ka hije edhe atributi poet i vendlindjes edhe poet i mallit për vendlindjen. Duke e ndjerë si mall e si borxh, pothuajse të gjithë krijuesit e mëdhenj bënë dhe bëjnë për vendlindjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat